
Nikoll Lesi mendon se grupi Alibeaj po përdor makinacione për të evituar hyrjen në zgjedhjet lokale të 14 majit.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lesi tha se grupi Alibeaj nuk ka vota dhe mbështetje popullore, ndaj nëse futen në zgjedhje rrezikojnë ta rendisin logon e PD-së si parti të dhjetë!
"Unë dyshoj që grupi Alibeaj, me këto lojëra dhe makinacione, që nuk shkon të marrë firmën e Lul Bashën, nuk duan të shkojnë në zgjedhje fare. Po gjejnë makinacionet e mundshme për të mos u regjistruar sepse ata e dinë rezultatin. Nuk dalin as parti e katërt, por e dhjetë… Nuk kanë fare vota.
Mund t'i regjistrojë KAS ose Kolegji Zgjedhor, ku ka ndikim mazhoranca, por dëshira e tyre është të mos futen në zgjedhje sepse e dinë rezultatin.
Këto lojëra fjalësh të Gazit dhe Alibeajt, me sa kuptoj nuk duan të hyjnë në zgjedhje", deklaroi Lesi.
Natyrisht. Kjo parti ka lindur me makinacione, ka ardhur në pushtet me makinacione, ka drejtuar me makinacione dhe do zhduket me makinacione. Çfarë pjell macja, gjuan mi. Është në ADN-në e PD.