Pse u linçua "kandiati" i PD zyrtare për Tiranën, ende pa u zyrtarizuar?

13 Mars 2023, 19:32Politika TEMA

Pse u linçua "kandiati" i PD zyrtare për Tiranën,

Nga Ylli Pata

Është një triller i vërtetë historia 48 orëshe e tallazit që ka sjellë në mjediset opozitare, çështja e linçimit të një intelektuali, i cili u diskutua si kandidat i mundshëm i Partisë Demokratike për kryetar i bashkisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për Rudi Erebarën, një intelektual tiranas; artist, shkrimtar-laureat i çmimeve europian, poet, publiçist, pjesëtar i lëvizjes së dhjetorit, e së fundi një nga aktivistët më të zëshëm për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Zyrtarisht nuk se ka ndonjë qëndrim apo shpallje, po fabula ka qenë e tillë: Enkelejd Alibeaj duket ka biseduar me Rudi Erebarën dhe ka shprehur dëshirën që ai të ishte kandidati i PD-së për kryebashkiak, normalisht duke shtuar se kjo do të duhet të diskutohet me strukturat.

Erebara, i cili përveç se një intelektual i plotësuar, prej vitesh është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, një influencer në kuptimin e plotë të fjalës, por që nuk ka bërë asnjëherë reklama mallrash kozmetike apo estetike.

Ishte Rudi që foli i pari për miqtë e tij në rrjet në lidhje me mundësinë e kandidimit, e ku pati një endorsement të fortë nga njerëz të medias që njihen si përkrahës të PD-së ndër vite publikisht.

Por menjëherë pati një lumë sulmesh nga përkrahës të foltores, të cilët në rrjet quajtën mundësinë e kandidimit të Rudi Erebarës si tradhëti. E siç ndodh në kësi rastesh nga militantë të ngarkuar nga fiksimi berishjan, emocionin e kthejnë në një batare llumi e sharjesh pa fre. Por përveç kësaj vjen edhe sulmi artilelrik thuajse i komanduar me bateri i mediave pranë Berishës e Metës. Po pse ndodh kjo?

A ka kandiduar PD e Alibeaj njerëz në disa bashki të tjera e nuk ka ndodhur kjo zulmë e madh balte? Madje as në bashki si Kamza, ku Berisha e shikon si qendër të revolucionit?

Duket, se më shumë se me gjestin e kandidimit, e ka me profilin e kandidatit. Alibeaj ka thyer akullin, duke sjellë në “tavë” një emër që nuk vjen nga kulisat partiake, por nga jashtë seksionve, salloneve e natyrisht klaneve. Është thyer më shumë se akulli, xhami selisë. PD, Alibeaj ka kërkuar një kandidat jashtë kafes së partisë. E ky realisht është një revolucion i vërtetë politik, në një farë mënyre. 

Ndaj është nxehur foltorja, pasi nësë nis me Rudin kjo përzgjedhje bëhet standard, që do të thotë se opozita do të kërkojë kandidatë dhe për deputetë jo nga panelet, por nga shoqëria. E këtu realisht shuhet foltorja, e cila premtoi hapjen por doli më keq. Madje kush del si protagonist e shpallin si bashkëpunëtor të Ramës. Sa për info: si Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kanë qenë bashkëpunëtorë, madje të ngushtë të Sali Berishës…

TemA

11 Komente

  1. O
    Olti Hipopotam Curri

    Fatos Lubonja i riu.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luçi

      Po nga momenti qe e lavdëroni ju të Temës çoç ka apo çoç do të ketë. Thurini Lavde Lulit dhe Alibehaj

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prec Ulaj

        Eshte nje shans i madh per njerez me resume, manaxher, te kandidojne per cfaredo force politike qe mendojne. Populli do zgjedhi kush eshte me i miri.

        Përgjigjjuni
        1. L
          L.Xh

          Është në nderin e Tiranës, të ketë në krye një intelektual potent kalibri, si Rudi Erebara, pa përmendur që PD-së, do ti ndërronte opinionin negativ që ka në publik, duke i zbardhur faqen.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mira

            Rudi Erebara si artist, shkrimtar-laureat i çmimeve europian, poet, publiçist, pjesëtar i lëvizjes së dhjetorit, e së fundi një nga aktivistët më të zëshëm për çështjen e Teatrit Kombëtar nuk ben per t'u marre me plehrat e Tiranes.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Erebajga o nji rrospi i deshtuem

              shkrimtare e poet ky karuci ,njelloj si ajo rrospia Acka . TE GJITHE ATA QE I BASHKOHEN BANDES ANTI SHQIPTARE TE SHKERDHATAVE E FUNDERINAVE TE PD DHE SHPELLARIT 'ARTIST' jane Karkateret me te Ndyra te Njerezimit jane karktere Putanash Rrugesh . Edhe ky kokLoqia ne ate Hale ushqehet

              Përgjigjjuni
            2. S
              Socialist I rraskapit

              Do e votoj, se ky Lali Eri ma ka shpif. Do e votoj famijarisht. Mjaf me me plehra Rilindase dhe PD.

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cen Rogozhina.

                Kur ke filluar te shkulesh leshte per Alibashet o zoti (gazetar nuk je) militan i Rilindjes se Rames. Sa per zotin Erebara mos i qaj hallin se duke u marre me te ju te Rilindjes e ulni figuren e tij.Shko lai duart pastaj fole per PD zoti Pata Y.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Latif Dreqi.

                  "Cen Rogozhina." Pse ke nryshu emrin, nga Sahale Ramut Brrisha, e ke bo Cen Koqe Rogozhina?

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Patoku

                  Pergjigje zyrtare per Paten - Nga Lancimi qe i bene si nje "kandidat" i te ashtequajtures PD "zyrtare" pa qene fare zyrtar akoma, pikerisht ata qe i rrijne ne preher Pushtetit te Rames.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkruj shqip o zullap

                    Ça dmth “endorsement” mor kastravec?

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje