Parlamenti Evropian harton projekt-rezolutë kritike ndaj Shqipërisë: Kritikon qeverinë për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta dhe kërkon hapjen e dosjeve

13 Mars 2023, 17:34Politika TEMA

Parlamenti Evropian harton projekt-rezolutë kritike ndaj

Raporterja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos hartoi një nga projekt-rezolutat më kritike të viteve të fundit kundër qeverisë shqiptare, duke kritikuar planet për amnisti fiskale dhe pasaporta të arta, duke shprehur keqardhje për mungesën e progresit në liritë themelore si dhe shqetësimet për mungesën e transparencës dhe të konkurrencës në prokurimet publike apo në koncesione.

Projekt-rezoluta u publikua javën e kaluar në faqen e internetit të Parlamentit Evropian dhe pritet t’i nënshtrohet procedurave parlamentare në javët në vijim. [Link projektrezoluta]

Ajo vëren progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në reformën në drejtësi, ndërsa bën thirrje që palët politike të angazhohen në ndërmarrjen e masave për shqetësimet e lidhura me financimin e partive.

“[Parlamenti Evropian] shpreh shqetësimin në mungesën e progresit për arritjen e transparencës institucionale, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias dhe thekson rolin që kanë udhëheqësit politikë në krijimin e një mjedisi mundësues për këto liri,” thuhet në projektrezolutë.

“[Parlamenti Evropian] dënon përpjekjet për të diskretituar reporterët dhe për të mbajtur në mënyrë arbitrare informacionin publik si dhe dështimin për të siguruar sigurinë e gazetarëve,” thhet më tutje, ndërsa autoriteteve u kërkohen të ndëmarrin “masa të menjëhershme” kundër ndikimit politik dhe ekonomik në media dhe kundër frikësimit të gazetarëve.”

Shqipëria ka shënuar “jo progres” përgjatë dy viteve të fundit në drejtim të lirisë së medias në raportet vjetore të progresit të Komisionit Evropian. Shqetësimet kryesore lidhen me presionet politike, kryesisht nga qeveria, kundër gazetarëve, ku vetë kryeministri ka marrë rolin e disiplinuesit. Financimet e drejtpërdrejta të medias nga agjenci të ndryshme qeveritare, pa transparencë dhe me prokurim të drejtpërdrejtë kanë qenë një shqetësim tjetër.

Projekt-rezoluta “shpreh shqetësimin” në lidhje me aspektet e projektligjit për amnistinë fiskale dhe skemën e propozuar të pasaportave në shkëmbim të investimeve dhe i konsideron këto sema “të papajtueshme me normat e BE-së dhe politikën e vizave”.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka propozuar dy herë deri më tani dhe vijon të këmbëngulë në planet për një amnisti fiskale, në të cilën, sipas saj, do të amnistohen paratë e fituara jashtë sistemeve fiskale në Shqipëri dhe jashtë vendit, por që ekspertët besojnë se do t’i hapë rrugë legalizimit të parave të pista të drogës dhe të korrupsionit.

Qeveria ka miratuar sakaq një vendim që i hap rrugën promovimit të pasaportës shqiptare për të huajt që bëjnë investime, ndërsa Bashkimi Evropian ka kërkuar anulimin e kësaj skeme dhe ka kërcënuar me pezullimin e lëvizjes së lirë. Qeveria nuk ka bërë të ditur nëse ka në plan të tërhiqet apo jo, por ajo ka premtuar në kontratën e koncesionit për pallatet në portin e Durrësit se blerësit do të kenë të drejtë të aplikojnë për ‘pasaportë të artë’. Vendimi i qeverisë, i miratuar në parlament nga shumica socialiste, për të privatizuar tokën e Portit të Durrësit për ndërtim pallatesh, në një marrëveshje të arritur përmes negociatave private, përbën shqetësimin tjetër të projekt-rezolutës, e cila “thekson detyrimin e autoriteteve për transparencë dhe garë në prokurimet publike, kontratat e qeverisë, privatizimet, ndihmën shtetërore dhe procedurat koncesionare”.

Të hapen dosjet

Projekt-rezoluta prek për herë të parë problemin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, një temë delikate për të cilën, shumica dërrmuese e aktorëve politikë, nga socialistët te demokratët apo te Partia e Lirisë së Ilir Metës, janë në mënyrë të pazakontë, në një mendje.

Dosjet e Sigurimit të Shtetit vijojnë të jenë sekret shtetëror afro 32 vjet pas rënies së Komunizmit, me një institucion të ngarkuar për t’i ruajtur ato. Herën e fundit kur kjo çështje u debatua, vitin e kaluar, kur socialistët pretenduan se kishin zbuluar Ilir Metën si ish-bashkëpunëtor të Sigurimit dhe kërkuan ndryshime ligjore për të mundësuar hapjen e dosjes përkatëse. Por socialistët e bënë të qartë se dosjet do të vijojnë të mbeten sekret shtetëror pa afat, ndërsa grupi i rithemelimit të ish-presidentit Sali Berisha nuk propozoi hapje dosjesh dhe vetë Meta deklaroi se dosjet duhen mbajtur mbyllur për të mbrojtur nga shqetësimet fëmijët e spiunëve. Grupi i Partisë Demokratike zyrtare propozoi fillimisht hapjen e dosjeve, por pastaj u bashkua me socialistët në një skemë e cila u konsiderua si një lojë propagandistike që në fakt, u mban dosjet mbyllur pavarësisht se palët pretenduan ndryshe.

Ndërkohë, projekt-rezoluta e Parlamentit Evropian “bën thirrje për nevojën për plotësimin e procesit të deklasifikimit të dosjeve të kohës së komunizmit dhe bërjes së tyre të disponueshme për kërkuesit dhe për publikun e gjerë, në mënyrë që të përparohet në drejtësi dhe ripajtim.”(BIRN)

16 Komente

  1. R
    Refugjati

    Do ishte mire te jepte pergjigje alibaba???

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Jane dhi komentuesit e Meros ne Tema me kerkesen per hapjen e dosjeve, mes shume arritjeve te qeverise hajdute narko mafioze te Edroges, lol

      Përgjigjjuni
    2. I
      I pa dituri

      Kujt me pare tja prishesh apo tja ndreqesh qejfin,sa me vend jane fjalet e urta te popullit

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fuati nga Skrapari

        Ore, e dinë këta europianët se, në Ballkan, është një popull që flet shqip dhe, vendi i tij, quhet Shqipëri? E dinë këta europianët se, krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri, në këto tri dekada, janë ndërtuar nën dritën e pishës të përfaqësuesëve të politikës europiane?

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Cfare po ndodh qe fletushka e Meros po reklamon kritika per qeverine e koruptuar dhe hajdute te pallosh hajnit.

          Përgjigjjuni
          1. A
            ABC

            Po o Real,po ti edhe e lexon edhe komenton te kjo fletushka. Tani ti ose je hipokrit ,ose je idiot. Ka me shume mundesi kjo e dyta,se edhe hipokritit i duhet pak intelekt.

            Përgjigjjuni
          2. N
            Nul Moka

            Këtë lirinë e medias nuk e kuptoj hiç, po hiç ama................... . Sepse nga 20 gazeta që lexon Bashkimi në mëngjez , 18 shajnë qeverinë, vetëm nja 2 kritikojnë opozitën, por edhe qeverinë................................ . Ja, sot është e hënë. Merni ata të Parlamentit Europian dhe ndiqni nja 20 kanale televizive........................................ . Në të gjitha shahet , qeveria, fyhet dhe ofendohet kryeministri dhe Belinda......... . Lere pastaj rrjetet sociale dhe portalet online që shkruajnë pa asnjë kontroll........................... . Mbase ky raport do të jetë i viti 1996 ...!?

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Nul Moka media jo e lire do te thote media e njeanshme, e blere por jo domosdoshmerisht nga qeveria. Te ne mediat jane gangsterre shantazhues. Duhet vetting per te gjitha mediat. Tju shkojne pasurite ne vrime te gjilperes se keta quhen pushteti i katert

              Përgjigjjuni
            2. N
              Noci

              Europa te gjitha keto qe nuk do t'ia lejoje te tjereve i ka bere vete.Ka helmin se po te legalizohen parate do ikin ca nga bankat e tyre.Ta kritikosh Shqiperine per lirine e medias nuk e marrvesh ku e gjejnë.Asnje vend ne Europe nuk lejon te shpifet nga media dhe sidomos portalet si ne vendin tone sa te neveritet te degjosh lajmet por sidomos analiste.Kjo qe ka bere kete rezolute akoma ecen me nje ligj qe deshi te ndermarr qeveria para katër vitesh dhe u la ,nuk eshte lodhur shume por ka hapur ato letra e i vendos si aktuale.Europe hesapi vijne ketu e na mendojne si behet rakia

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidon

                PO SA ME SHUME TE SHTYHET MIRATIMI I AMNISTISE FISKALE DHE I LEGALIZIMIT TE KANABISIT AQ EUROPA DO BEHE PRESION JO SE I DHIMBSET EKONOMIA SHQIPETARE POR DO TU IKIN NGA BANKAT E TYRE SHUME PARA SEPSEBAMNISTIA DO KETE EDHE ULJE TE TAKSAVE .............MBYLLENI NJE SY SE PO QE PER EUROPEN SE BENI KURRE........TA ZEME SE KANE TE DREJTE PER PARATE PO ME PASSPORTAT CKANE KUR VETE KANE VENDE QE E APLIKON DHENIEN E TYRE NE SHKEMBIM TE PAGESAVE DHE TE INVESTIMEVE

                Përgjigjjuni
                1. t
                  toni

                  Pasaportat e arta sjellin individe me probleme (si ata vellezerit indiane) Amnistia fiskale nehet kryekeput per lekun e zi qe ndodhet brenda vendit i ciki nuk hyn dot ne sistem Mos hapja e dosjeve sot e kesaj dite eshte nje turp,edhe pse me fjase eshte vone e jane zhdukur pjesa e cila perben me se shumti interes publik .... Bravo Edit ,Saliut e Ilirit per secilen nga periudhat ku kane qeverisur e skane bere nje mut ......

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luani

                    Kjo është futja pordhes.. liri e medias ështe cënuar ..!! Edhe vete monstra sali do të zgërdhihesh ..

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qifja na pus mezini

                      Shqiperi moj te kam dhjere, s'te kuptova asnjehere. Rama ruajtesi i korrupsionit galopant Nano-Meta-Berisha. Por pse e ben kete? Sepse ishte kushti kryesor qe te mos e plasnin ne burg per hajdutllik e te tjera krime banale para se te behej kryebashkiak me idene e largpamse te behej kryetar partie dhe Kryeminister. O ju qifja ropte te gjithve.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mara emigrante ne Itali

                        O qife qe nga pseudonimi qe ke dukesh qe je idiot i lindur ,e çfar krimesh ka bere Rama ? O une nuk e mbroj se jam me demokracine por te shpifesh eshte vesi me i keq per nje njeri me mend .ju perkrahni kriminelin sali dhe ilir sepse ne kohe te tyre vidhej kollaj se ata mbushnin thaset ju xhepat e grisur ,o idiota te lindur .shqiperia ka ndryshuar dhe do te ndryshoje vetem nen drejtimin e Partis Socialiste dhe ju te pellcisni si kokoshkat ne zjarr .u shofshi ishalla.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lani

                          Te lene me ligj parate e ndyra te behen te pastra “akullore’”.?! Ne qafe i ka hipur krimi njerezve te thjeshte . Çfarë mbetet per tu dhene akoma përveç se te ndertojne ne qender te Tiranes, te ecin ne korsine e shpejtesise me supermakina, te flejne si zot ne hotelet me lluksoze te flejne me femrat me seksi… Nuk ua ka dhene politika vallë? Eshte e veshtire per t’ua prere burimet e ndyra nga ku fitojne te ardhura? Nuk do qeverisja sepse po i luftoi bie menjehere se mbahet vetem prej tyre. Pa ata falimenton. Kete sistem ka ngritur.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Berti

                            MERO HIQE SHPEJT KETE ARTIKULL SE TE SOLLI BULDOZAT SKIZOFRENI GJATE NESER.ESHTE ME I ÇMENDUR SE SALIU AI,TI I NJEH MIRE TE DY.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje