Nis mes kaosit seanca plenare, Nikolla: Kuvendi nuk janë karriget. Ne do ta vazhdojmë në këmbë

2 Nëntor 2023, 10:18Politika TEMA

Nis mes kaosit seanca plenare, Nikolla: Kuvendi nuk janë karriget. Ne do ta

Ka nisur mes kaosit seanca e sotme plenare, pasi Rithemelimi u ka marrë karriget deputetëve të partisë Socialiste.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se ata do ta zhvillojnë seancën plenare në këmbë.

Nikolla deklaroi se Kuvendi nuk janë vetëm karriget, ndërsa socialistët kanë duartrokitur. Sakaq, Rithemelimi proteston duke i rënë tavolinave.

''Ne do të vazhdojmë në këmbë në nderim të qytetarëve dhe në respekt të tyre'',- tha Nikolla.

 

Lini një Përgjigje