
Ka nisur zyrtarisht nga puna Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Bashkëkryetari i këtij komisioni, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri tha se ky komision funksionin me fryme bipartizane dhe në këtë mënyrë “jemi të detyruar të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin të gjejmë konsensusin e pika të përbashkëta kompromisi”, pasi për t’u miratuar vendimet duhet dakordësia e të dya palëve.
Gjiknuri tha se do kërkohet ekspertiza e OSBE-ODIHR si dhe ndihmë nga organizma të tjerë siç është edhe ambasada amerikane në Tiranë.
“Ne s’kemi mundur t’i adresojmë të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR se nuk u gjet dakordësia politike për disa pika. Jam i bindur se do bëjmë maksimumin për të gjetur konsensusin. Kam bërë dhe një bisedë paraprake me bashkëkryetarin, do kërkojmë asistencën e OSBE-ODIHR me ekspertize si më parë që kanë krijuar shtratin e dakordësisë për çështje që palët nuk kanë dakordësi.
Kemi disa rekomandime të reja që vijnë nga zgjedhjet e 2021. Palët mund të diskutojnë dhe për çështje të tjera që mund të dalin. Do bëjmë maksimumin për të gjetur konsensusin. Janë disa vendime për të marrë sot që unë i propozoj. Do kërkojmë ekspertizën e OSBE/ODIHR.
Në vendimin e Kuvendit është shkruar që ne do kërkojmë mbështetje dhe nga organizma të tjerë, ambasada e SHBA, E BE. Këshilli i Europës, të cilëve do iu drejtohem me një letër. Shpresojmë që këtë komision ta drejtojmë pa debate. Debatet politike t’ua lëmë partive politike. Ligji zgjedhor është një ligj që reflekton vullnete politike.
Rendi i ditës: Kërkimin zyrtarisht të asistencës nga të gjithë organizmat, lejimin për t’iu drejtuar zyrtarisht organizmave, përcaktimin e numrit të ekspertëve dhe ekspertët do të na sjellin rekomandimet, një program pune”, deklaroi Gjiknuri.
Komisioni i reformës zgjedhore përbëhet nga 18 anëtarë, ku mazhoranca socialiste do të ketë 9 anëtarë.
Alla shqiptarçe do bëhet edhe këtë rradhë.Sa herë bëhet Reforma Zgjedhore aq më shumë e ndërlikojnë atë.Dhe tani do ta ndëlikojnë akoma më shumë. Sejcila nga partitë do kërkojë që t'i përshtatet sa më shumë interesave të saj. Vitet e para rezultati dilte që natën e parë se fletët numuroheshin në çdo qëndër votimi dhe pas 3-4 orësh dihej rezultati.E ndërlikuan me numërimin në KZAZ dhe duhet 5 ditë për të numëruar gjithë rrethin.Nëpër Reforma filluan të ndrohen Sistemet që e ndërlikuan më shumë akoma.Nl 2021- shin nuk dilte deputeti që kishte më shumë vota nëse ishte nga fundi i listës ,po duhet të thyente herësin që një djall e mori vesh. Mund të zgjedhin Sistemin më thjeshtë që kush mer vota më shumë ai zgjidhet deputet dhe Maxhoritar në shkallë vendi mbi 3%.Dhe kështu deputeti nuk është i varur nga Kryetari që t'i lëpijë bythën.