Kadilli: Berisha e sheh si partinë si projekt individual! PD e humbi shansin për t’u bashkuar! Asnjë nga grupet s’po bën opozitë

16 Qershor 2022, 19:19Politika TEMA

Kadilli: Berisha e sheh si partinë si projekt individual! PD e humbi

Partia Demokratike ende nuk e ka gjetur zgjidhjen për bashkim, por dy grupet ai i Sali Berishës dhe i Enkelejd Alibeajt po funksionojnë si të ndarë. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, dalë nga Rithemelimi, Fatbardh Kadilli i ftuar në Report Tv ka folur për situatën në PD.

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Kadilli tha se Sali Berisha e sheh partinë si një projekt të tij individual dhe duke qenë se është ‘non grata’ nuk mund të sjellë një projekt në shërbim të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë. Sa i përket grupit të Alibeajt, Kadilli shprehet se po bëjnë një politikë burokratike në parlament.

“Berisha ka projekt individual dhe e sheh partinë si një vazhdim të të projektit të tij individual. Partia Shihet si klubi i miqve të Berishës, partia nuk mund të jetë e tillë. As dashamirës të projektit të Berishës dhe pas situatës së izolimit të tij është e pamundur që ky të kthehet në një projekt që kapërcen vetveten.

Grupi i deputetëve rezistent bën një politikë burokratike në parlament. Përballë një politike të vjetër të Berishës dhe përballë një jo politike pjesa tjetër, demokratët zgjedhin atë politikën që janë mësuar përherë. Të jesh alternativë duhet të propozosh diçka të re”, tha Kadilli.

Sipas Kadillit, asnjë nga dy grupet e Partisë Demokratike nuk po bën opozitën që kërkojnë qytetarët shqiptarë.  Ai u ndal në Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike, ku deputetja Ina Zhupa tërhoqi firmën nga kërkesa pasi u bashkua me grupin e Berishës. Sipas Kdaillit, kjo tregon se nuk po bëjnë opozitë të vërtetë.

“Komisioni për Investimet strategjike, pati deputet që e firmosën dhe u tërhoqën se i përkisnin Berishës. Nëse është për demaskuar qeverinë përse duhet të hiqte dorë. Pra nëse se bën Berisha nuk duhet ta quajmë opozitë. Nëse Berisha operon në terren, pala tjetër duhet ta quajë se nuk ekziston. Të dyja palët nuk arrijnë të kenë efekt mbi demokratët masivisht, anëtarësinë e gjerë”, vijo ai.

Sipas Kadillit, palët duhet të tërhiqen, nëse nuk mund të bëjnë opozitë.

“Ajo që nuk po bëhet është partia qoftë në njërin grup apo tjetër nuk harron të prodhojë opozitën. Nëse nuk e bëjnë hapni rrugën largohuni”, përfundoi Kadilli.

3 Komente

  1. B
    Balo

    Nuk ka më PD! Fundi i merituar i një farse komuniste,një iluzioni vrastar! Populli kur pa se në skenë doli Dreqi me Të Birin,PS dhe PD....zgjodhi të ikë në emigracion! Ata që mbetën ,zgjodhën të keqen më të vogël...dmth Dreqin!( Larg e tutje qoftë!)

    Përgjigjjuni
    1. N
      Non grata

      Cfare thua gogole tani e paske kuptuar , non grata gjithmon e ka konsideruar PD si nje ndermarje private te familjes , ndersa sot i duhet me shume se kurre PD qenroni apo largoheni ju non grata nuk i rruhet shume

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beno

        Pse Z. Kadilli beni gjithenje zhurmuesin dhe ngatrrestarin, ti dhe ca te tjere. ?! Partia demokratike eshte nje, ajo e 44 mije votuesve. Ju skeni asnje votues tashme. Pse mashtroni si maskarenje. Bini ne baze ti me Alibeajn, Hoxhen e tj. dhe shikoni se kush jeni. A , doni te fitoni nga zyra dhe bravat. Jooooo !!! Ka ikur ajo kohe. Cdo dite qe kalon ju demaskoheni me keq. Edhe po te krijoni parti te re si Jozefina do te jeni me 800 vota parti. Ju se bashku me Jozefinen jeni mesuar te shini lemin qe grumbullojne te tjeret. Ama ta shijni edhe bukur duke ngrene, shetit boten , duke bertit e tj. maskaralliqe. Nuk jam anetar i PD as partive te tjera, nuk them se fiton ose jo Pd, por ama di nje gje, se Ju nuk jeni PD dhe nuk keni asnje shenc te fitoni asnje vote ne asnje vend, vetem po te votoni njeri tjetrin.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje