''Një dimër përvëlues…'', Vangjeli tregon pse u shty nga Rama me një muaj kongresi i PS

31 Tetor 2023, 09:11Politika TEMA
''Një dimër përvëlues…'',

 

Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së i cili ishte parashikuar të mbahej të shtunën e 4 nëntorit, është shtyrë për në fillim të dhjetorit. Vendimi është komunikuar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar që është drejtuar nga vetë kryesocialisti Rama.

Analisti i njohur Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e emisionit “Kontrast” tha se shtyrja e kongresit të PS-së paralajmëron një dimër përvëlues

“Kryeministri i vendit është më i informuar qoftë dhe instikti i tij politik qoftë dhe informacioni për shkak të detyrës i rrëfejnë atij që dimri do të jetë përvëlues.

Kongresi i jashtëzakonshëm që u tha do të konstituonte strukturën drejtuese të saj që do të mbahej më 4 nëntor u shty me një muaj në pritje të asaj që do të ndodhë tek rruga e Burgut” komenton Vangjeli në studion e emisionit” Kontrast”.

Kaosi që opozita shkaktoi sot Kuvendit sipas Vangjelit ka të bëjë me dosjet e SPAK.

“Seanca që ndodhi sot është dezhavu e përpiktë me atë që ndodhte në dimrin e 2018, 2019, është po e njëjta retorikë por thelbi është diku tjetër. Ndryshimi epokal që po ndodh. Hyrja e një pushteti të ri.

Besoj se do të ketë lajme të nxehta dhe do të shënjojë humorin, tensionin apo dhe ndryshimet në platen e kongresit të socialistëve” tha Vangjeli në studion e emisionit “Kontrast”.

Lini një Përgjigje