Nga Adriatik Doçi
Në qytetet, fshatrat dhe lagjet e shoqërisë komuniste, ata që bënin emër, për ndonjë trimëri ose çmenduri që nuk e lejonte sistemi, krijonin “status” duke marrë si mbiemër – emrin e mamasë, më rrallë të babait. Gangsterët e zonës duhet të njiheshin në këtë mënyrë nëse donin tê ishin të tillë; Rimi Xhumes, Toni Qefseres, Mandi Ervehesë etj.., më rrallë bënin emër vajzat e baballarëve për bëmat e tyre si Moza (Kombinatit) Ilmiut apo Bona Safetit. Gjithçka bënin lidhej me familjen nga vinin. Morali komunist “fëmija pasqyrë e prindit” damkoste në këtë mënyrë “famën” e çdo individi antisistem.
Saliu i kaloi kufijtë e lagjes së vet, dhe fama ia zëvendësoi 'mbiemrin' me Partinë Demokratike. Disa brenda saj mendojnë se ai ka nënë Shqipërinë. Duke punuar për familjen e tij, po aq sa për Shqipërinë dhe Partinë, u bë edhe nënë edhe babë për Shkëlzenin, ndaj ky mori famë si Zeni i Salës.
Argita Berisha nuk u shqua për asgjë 20 vitet e fundit, por me zgjuarsi si ajo e Mosad bëri 20 milion euro pa u ndjerë dhe pa e thirrur askush, as Gita Lirisë, e as e Saliut.
Mos guxojë njeri të thotë i bëri Abi. Jamambra, mund të përkëdhelet shkurt Ami.
Pasuri Ok, po përse pangopësi?!
Një hadith profetik thotë: “Biri i Ademit asnjëherë nuk ngopet me pasuri, nëse ai ka një luginë me flori do të kërkojë dy lugina”.
Bijtë e Saliut 1 dhe 2 nuk janë ngopur me një Shqipëri, ndaj duan dy, tre të tjera (Saliu 3, Sala 4).
Komentohet në të njëjtën frekuencë reagimi: po përse me Saliun që ka ikur ka 12 vjet?
Përse jo Ramën, Veliajn dhe hajdutët e PS-së që janë në pushtet?!
Sepse kurrë nuk u gjykua moralisht “i ndershmi” i kombit tonë, ai që e filloi jetën në një shtëpi me gur dhe frëngji, e vazhdoi me autorizimin komunist në një apartament 2 + 1, dhe i dha vetes pasuri “gadaf-iane” në demokraci.
Ka 30 vjet që na shet dëngla e moral me dy gishta lart, sa nga penxherja e PD-së, sa nga dritarja e një apartamenti gjysëm milion euro, me verandë të shtuar e t’legalizuar, tek pallati në zemër të Tiranës ku gjysmën e ka pronë të bijve të tij.
Ashtu si 50 pronat që ka numëruar SPAK, e që nuk i ka numëruar akoma të gjitha, bëjnë 20 milion euro pa futur miliona që nuk dimë.
Po ç'dreqin i duan të gjitha këto prona? Hungari, Belgjikë, Gjermani, Shqipëri, por thuhet që kanë edhe në Stokholm – Suedi, në Luksemburg e gjetkë, apo jo Zen?
I duan se nuk ngopen me jetë, pushtet e pasuri, as babai “demokrat” me nënën “filantrope”, as dy fëmijët gjeni të konsultave tregtare & juridike.
Hajduti me çizme i Shqipërisë
Në historinë e Shqipërisë përveç Mbretit Zog që i ra shkurt, mori thesarin e shtetit dhe iku me pushime të gjata, Sali presidenti është kryetari i shtetit që nuk gjen shok për “hajdutëri”.
Nuk ka patur Shqipëria as Haxhi Lleshin, as Ramiz Alinë, as Rexhep Mejdanin, as Alfred Moisiun, as Bamir Topin, as Bujar Nishanin (e lëmë për në fund Ilir Metën), as fëmijët e tyre me damkën 50 prona +, në 5 vende të Europës +, me letra të nxjerra nga Drejtësia.
Sali kryeministri, nuk ka shok për “kleptokraci”. Nuk ka patur Shqipëria as Enver Hoxhën, as Mehmet Shehun, as Adil Çarçanin, as Fatos Nanon, as Ylli Bufin, as Vilson Ahmetin, as Aleksandër Meksin, as Bashkim Finon, as Pandeli Majkon (Ramën dhe Metën në fund), as fëmijët e tyre me damkën “nongrata” nga SHBA dhe UK dhe me pasuri e katandi për të jetuar 4-5 breza rehat pa punuar në 4-5 shtete të Europës.
Për çfarë pasurish janë akuzuar apo përfolur fëmijët e diktatorit Hoxha, Mehmet Shehut dhe pasuesit Ramiz Alia? Për asgjë.
Madje nipi i diktatorit Ermali shiti “mall” për të bërë ndonjë lek, ndërkohë që Zeni i Saliut shiste boronica dhe u bë miliarder. Po fëmijët e Meidanit, Moisiut, Nishanit kanë pasuri e prona sa Zeni dhe Gita? Bamir tironsi ka një shtëpi me rrethim të madh. Thuhet që është pronar i saj.
A kanë vila dhe apartamente në Europë vajzat e tij?
“Hajduti” Fatos Nano u arrestua në 1993 nga një prokuror që sot është avokat i Sali Berishës, pak vite më parë ishte edhe avokati i Lulzim Bashës. Kur arrestoi Nanon që doli më vonë i pafajshëm, nuk e kishte kokën me dhjamë.
Sa pasuri kanë djali dhe vajza e Nanos, ka njeri ta thotë? Po gruaja, ish gruaja dhe ai vetë sa shtëpi dhe prona kanë, ku? Thuhet për një shtëpi në Austri, por a është e vërtetë?
Rama ka bërē një betim dikur “Nuk ka bir k.rve të më gjejë lekë në xhep”. Nuk ishte koha e kriptove atëherë.
A qëndron ky betim edhe për kriptot?
Këtë do ta tregojë SPAK dhe koha herët a vonë, por deri atëherë do kemi ministra të tjerë të arrestuar. Mbase njëri prej tyre do tregojë sa “kripto” i ka futur në xhep shefit të Ahmetajt.
Po djali, vëllai, gruaja, ish gruaja, thjeshtra sa pasuri kanë? 50 prona, 100, 200? Sa? Dikush të hapë letrat.
Për Abi Bank nuk besohet më asgjë për sa kohë e reklamoi vetë Saliu në Syri.net.
Ilir Floriri, sa prona ka? A ka apo ia ka vjedhur të gjitha Mona? Po sikur të ketë 300 milion $ në offshore? Presim këto ditë SPAK të na e tregojë…
Një gjë duhet ta pranojmë, i biri nuk është akuzuar për asgjë. Prindërit po, që të dy. As nuk është personazh i ndonjë filmi hollivudian. As vjelës frutash pylli, si Shkëlzen Berisha.
Zen Boronica
Çfarë pune ka bërë yt bir, o Sali, di gjë ti? Çfarë shkolle? Ka mbaruar shkollën e Gitës dhe nuk i ka thënë asnjë ditë punës "mirëmëngjes" - “O tungjatjeta!” do thoshte Strazimiri po të ishte në vendin tim.
Hapi zyrë “konsulence juridike” në 2007 dhe u bë milioner kur ti ishe kryeministër. E mbylli në 2013 kur ike ti. Sa biznesmenë konsultoi për 6 vjet? Sa euro fitoi, 5, 10, apo 15 milionë?
A e din që në prill 2010 hapi një zyrë imobiliare por e mbylli pas një muaji?
"Albanian Real Estate Services" quhej. Pse e hapi – mbylli ?
Çfarë pazari pronash do bënte Zeni për një muaj, Sali?
Po për fabrikën e boronicave që u ble për 1.8 milionë euro në Gërdec, me Logal Shpk, e që brenda saj kishte Agromel Shpk me xhiro 5 milionë euro, çdo na justifikoi motra avokate e Zenit? Sa pare futi në xhep?
Po për kompaninë "Albania Legal Company," me të cilën Zeni fitoi 500 milionë lekë me konsulenca, a dini gjë?
Po për apartamentin 200 m² te ETC në mes të Tiranës, që Zeni ia shiti për 500 mijë euro Myftar Lumeshit, ç'mendon, o tungjatjeta lider i opozitës?!
Po për vilën ku jeton yt bir si Boss me “qira” në kompleksin "Long Hill" çdo na thuash?
Në pazare miliona eurosh u fut Zeni, derisa u bë personazh filmi.
Syri i qenit që ha peshq nuk është prekur akoma nga SPAK.
Ky shkrim do të jetë preludi i një akt kallëzimi që do të krijojë një akt akuze tjetër 500 faqesh nga SPAK.
Më pas le të shkojë të përgatisë juristja e UMNIK-ut 1500 faqe mbrojtje për veten, për babain dhe 1500 të tjera për vëllain e saj.
Çfarë mendoj?
Që na mbytën hajdutët! Që milionerët e Shqipërisë nuk mund të jenë opozitarët e një pushteti që duhet të largohet që sot, pa pritur 2025.
Nuk jam dakord as me Alfred Cakon, i cili kërkon të mos preken presidentët apo kryeministrat e Shqipërisë edhe po të kenë “ngjyer” pak dorën me vjedhje, vetëm se janë shqiptarë e jo serbë.
Më mirë të ishin serbë, sepse po të ishin, të gjithë do ishin ngritur dhe nuk do duronin asnjë ditë e jo më 30 vjet me çfarë kanë bërë dhe ç’i kanë bërë këtij vendi!
Më mirë një serb në qeveri sesa një shqiptar hajdut që me lekët tona blen prona në Serbi!
.....nje BRAVO e madhe per kete djale guximtar qe kerkon te zgjoje nga gjumi nje popull te tredhur......
Familja MALOKE e korruptuar dhe non grata në Tiranë, tragjedia Më e madhe kombëtare e të gjitha kohërave.
Tiku meqe nuk e di familja Nano ka ndertuar nje rezidence ne mes te tiranes me dhjetra apartamente dhe vila fare afet TEG por kjo nuk ka asnje rendesi nese i kane bere brenda rregullit. Me thuaj pak cfare u be me ate dosjen tende ku dilje ne video duke u mburrur si i kishe vene gjoba bizneseve. Jo per gje po me duket se sa me shume te shtrengohet laku aq me shume rritet diareja.
D.m.th kur I shtrengohet laku ketij ,ato qe ky shkruan nuk jane te verteta o sallami EHW apo jo.Hajt se si sallam qe je(cope tule mishi me dy sy) po ta falim.Provoje dhe nje here si suxhuk se mbase kullundris ndonje gje.
O cari ato qe ka zbuluar ky cari tjeter jane te gjitha te deklaruara. Nuk me intereson se cfare kane apo nuk kane por cfare ligji kane shkelur se nuk jemi ne komunizem por ne kapitalizem.sallamin jepja motres se mamit nuk i ben me pune.
O Doç, po si nuk ke frikë o doç i doçave sepse ke të bësh me një sekt të pabesë.... . Hap sytë....
Siç flitet në kafenenë e SYRI tv, Sali Berisha dhe Ilir Rexhep Metaj, SEICILI për hesap të vet, kanë nga 5.000.000.000 $ ( PESË MILIARD USA DOLLARË).
Tiku je njësh .Bravo për guximin që ke dhe demaskimin që po i bo një krimineli ,hajduti të Shqiptarëve bravoooo.
Sikur nje pjese fare e vogel e Medias te kishte guximin denoncues te Adriatikut, gjendja do te ishte ndryshe dhe gropa e korrupsionit jo kaq e madhe qe veshtire t'ia dale edeh SPAK!
Tiku eshte bandit si ata qe shan, gjoba ve gjuithandej e tani qe u rane dhemebt ujqerve ben sikur u bie edhe ky
Shtepia e Doqeve nuk ka pasuri por kan zemer qe asnje gazetar ne keta 34 vjet nuk u ka sherbyer keti vendi me shume se ky trim gazetar. Adriatik kujdes se urrejtja ndaj teje eshte aq e madhe nga te dy krahet qe duan te dergojne atje ku derguan Bogdanin nje qytetar dhe nje aset i PD Dhe e derguan ne ate bot shpejt dhe pa asnje ekspertiz si Olldashin, plot raste me dhimbje por politika te vret pa ekspert
BRAVO ADRIATIK
Perfekt....kjo familje bastarde, duhet zhdukur,dhe marre cdo qindarke!
Ja ke dhi bukur
20 milion nuk jane gje fare. Keta kane miliarda neper bote, edhe t'ua sekuestrojne ato te Shqiperise, ndaj edhe te huajt qe jane ne krah te tyre lehin ndonjehere. Me cfare e kane mbajtur gjithe kete organizim qekur u shpall non-grata keta kerma? Po Like Floriri, me cfare e mban gjalle akoma?
mos umerzisni beri ate qe eshte bere miliarderi i botes dogji shqiperine per te justifikuar vjedhjet
Adriatik,të lumtë përveç guximit,ke dhe humor,për ne.Sa për qeveritatët që përmënd ta dish.. Nuk turpërohet haleja nga pordhët.
Bushat,Shkullak,Pinxho Abilekaj,etj etj bythlepires te peshtire,Kjo eshte gazetari.Me kurajo e trimeri tia numerosh mekatet mekatarit.Bravo ADRIATIK DOCI
Agi bëri sot mbrojtjen për shitjen e kompleksit Partizani. Na tregoi që ishte i shkatërruar, prandaj u shit. Me demek këta do shisnin dhe Shqipërinë e 97 ! Valutën e vjedhur e kanë depozituar në shumë shtete. Në vendin tonë kanë vetëm vilat.
z. Adriatik doci do ngelet ne Histori te librave qe e ardhmja te mesoje se si nje Gazetare me morale dhe me karakter te nje njeriu fisnik lufton korrupsionin e njerezve ish te forte qe ishin mbi Ligjin mbi 33 viet te tera...Duke bere krimet dhe duke poshteruar nje popull te tere.... pervece djegieve dhe vjedhjeve ne miliarda dhe pirjen e gjakut te nje populli te shume vujatur ne shekuj.. Ke qene i nderuar dhe ngelesh nje nder Gazetaret me te guximshem dhe me te nderuar.. Zoti ju bekofte se ke dhe ndimen shpirterore te Zotit dhe te te gjithe shqiptareve...dhe perkrahjen e te gjithe vendet e EU dhe USA..
Nuk e paske pare Adi Doçin duke thene se informacioni eshte PARA ? Lexoni pak o njerez se jua shperlajne trute Doçat e sumat . Dhe aman mos harroni se jemi ne KAPITALIZEM jo ne socializmin qe aq shume nga ju e vajtojne akoma dhe ne kapitalizem BLIHEN dhe SHITEN prona dhe FITOHEN para.
O Lum lumi...Kapitalizmi eshte rendi i punes dhe shpreblim sipas punes dhe zotesive te secilit. Ai nuk legjitimon ne asnje menyre vjedhjen dhe grabitjen e popullit qe te jep voten per t'i sherbyer. Ne se e ke kuptuar kapitalizmin si xhungel, nuk ke vizion te drejte. Padyshim qe ka padrejtesi, por ato duhen denuar, jo legjitimuar.
z. Adriatik doci do ngelet ne Histori te librave qe e ardhmja te mesoje se si nje Gazetare me morale dhe me karakter te nje njeriu fisnik lufton korrupsionin e njerezve ish te forte qe ishin mbi Ligjin mbi 33 viet te tera...Duke bere krimet dhe duke poshteruar nje popull te tere.... pervece djegieve dhe vjedhjeve ne miliarda dhe pirjen e gjakut te nje populli te shume vujatur ne shekuj.. Ke qene i nderuar dhe ngelesh nje nder Gazetaret me te guximshem dhe me te nderuar.. Zoti ju bekofte se ke dhe ndimen shpirterore te Zotit dhe te te gjithe shqiptareve...dhe perkrahjen e te gjithe vendet e EU dhe USA..
Me që i ke hyrë këtij muhabeti,kontrollo bilancet financiare të Argitës dhe Zenit,para erës Sali,gjatë erës Sali e pas erës Sali.
Bravo Adriatik, ja corre masken Sheikut taliban 80 vjecar qe ja kaloi Emirit te Kuvajtit, Mbretit te Bruneit, Mbretit saudit, Mbretit Carls, Gedafit e kujt me tjeter nga pasuria e vene nen masken e pushtetit absolut dhe nen menaxhimin e Bin laden al abi Malltezi mafiozi me ze gruaje superhajdut qe jep mesim kunder korrupsionit ne ekran dhe ne shkolle. Fundi i botes. Dhembcakallja Gita i kerkon 3 milion euro bisnesmenit pakistanez per konsulencen juridike para se ai te hynte ne zyren e perbindeshit te vicidolit, duke e detyruar bisnesmenin pakistanez te denoncoje kete afere te pashembullt nga vajza e nje kryeministri qe denoi me burg gruan e idhullit te tij ideogjik Enver Hoxhes pse ajo pinte 2-3 kafe ne dite me shume se rregullorja e shtepise pritjes.E ky i ndershem me pamjen e nje perbindeshi te vicidolit ulerin cdo nate nga tyrbja e katit te 8t dhe nxjerr mut, zjarr, helm, shpifje dhe thirje per revolucion per te ardhur me dhune ne pushtet. Dhe disa trushplare shohin endrra bashke me bajlozin e vicidolit, priftin pastor pa veladon te foltores Dorjan telit barkderri se ne shtatorin e ardhshem do kemi Hu xhintaon 81 vjecar kryemimister. Shihni endra o trushplare se as viti 2057 nuk do te ju sjelle ne pushtet me kete dosje 500 faqe qe e beri Bin laden al abi Malltezi superhajdut milioner me 35 milion euro me firmen e zhgrrapjes se kompleksit partizani nga sheiku taliban 80 vjecar imam haxhi dede sali fazllic dumbaba me 40 hajdute.
Birisha moterqiri do ta haje sa krahu dhe mire ti behet
Ç'merreni me këta trapa: jo po Xhim Begeja, jo po Bekteshi, jo po leshi, jo po preshi..!? Koka e gjarpërit është Sali Qen Berisha dhe pas tij, e shoqja, i biri dhe e bija. Këta të tjerët janë kot, janë kukulla që ua levizi fijet Saliqeni. Ata, po bënin lojën e këtij. Dhe jo "ai thjesht, po i ndihmonte". Se kështu po mundohen të na e servirin. Me qëllimin që, këta birbot Malltezet, Bekteshet, Begejat, et., të dënohen, kurse ky saliqeni thjesht të mjaftohet me dënimin "arrest shtepiak" dhe të lirohet që aty. Jo jo. Ishte ai, dhe vetëm ai. Ai, Saliqeni duhet dënuar ME BURG. Nëse jo, atëherë flitet kot per SPAK e per drejtesi.
Fatkeqësisht gazetarë trima si Adriatiku janë pak ne vendin tonë. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë të kriminalizuar. Shikojini mbrëmjeve në ekranet e tv si mbrojnë superhajdutin e kriminelin Berisha duke u munduar të justifikojnë vjedhjet e tij duke mbajtur kështu peng të ardhmen e fëmijëve tanë. Dhe këta nuk janë pak si Qim Peka, Fevziu,Bushati Bejtja, Shkullaku S. Meco, Koka, Abilekaj, Lubonja, Hoxha(spiuni),Arian Cani, Arian Curri etj. Nuk janë pak. Me propogandë tv nga të tillë gazetarë u justifikua vjedhja masive e shqiptarëve nga piramidat, justifikuan ngjarjet tragjike të 1997, justifikuan grushtin e shtetit të 98, justifikuan tragjedinë e Gërdecit me 26 viktima e rreth 200 të plagosur, justifikuan dhe vrasjen e 4 protestuesve ne bulevard. Dhe tani përpiqen të justifikojnë e të dalin kundër akuzës prej 500 faqesh të Spak. Janë këta gazetarë që zhgënjejnë brezin e fëmijëve tanë të cilët po humbin shpresat për një të ardhme në vendin e tyre. Prandaj dhe i etiketova më sipër dhe gazetarë të inkriminuar !!!!
Te lumte dora !!! dhe mendja !!!
Adriatik je nje gazetar ne front lufte. Bota eshte e guximtarve.
Bravo Tiku bieru ketyre hajdutave me cizme , se e ke thene mire ne fund qe me mire nje Serb kryeminister se sa ky mut muti qe jo vetem na vodhi po na shet edhe pordhe gjoja i ndershem . Po te ishte Serb me siguri do e kishte edhe friken me vehte po ketij maskarai nuk i ka shkuar nder mend fare se nje dite do jape llogari dhe e dheshi zoti kete popull filloi rrota te rrotullohet mbrapsh per kete familje kriminale qe jo vetem ka vjedhur po edhe ka vrare pa u trembur fare . Vetem fakti qe me tu vene ne krye te vendit erdhen hienat Gita , Malltezi e me te rene nga vakti e mbyllen e mbyllen aktivitetit keta gjakpirsa duhen varur ne mes Tiranrs .
More Shkelzen, t’ka baba trim, Je i lind per demontim, Ti Argita, bija ime, Fokusou n’ privatizime. Sokoleshe, ti moj malesore, Na e hap studion ligjore, Gjithe projektet qe ka shteti, Do i perlajme t’ tana per vedi. Ç’fare ka prona ky milet, Ne mal, n’fushe a ne bregdet, Turru pra, ti moj azgane, Me i kalu n’llogarine tane. Thuri planet me ngadale, Futju bregdetit me radhe, Nga Ksamili ne Velipoje S’leme parcele te na shpetoje ! Per Zenin kam tjeter plan Jane dy mije hektare ne Seman Nuk na vjen me fati ne dere, Ta shfrytezojme per te fundit here, Te mos mbese aset pa shit, Te mos leme prone pa grabit. Do veme kapital pa mase, Do fitojme para me thase, Me i pastrue sipas ligjit, Kemi firmat e Fazllicit. Shkelzeno, qepju Gerdecit, Eshte mbreti i biznesit. Gjithe mafjozat ma t’nderu N’trafik armesh jane perqendru. Eshte biznes fantastik ! Demontim dhe trafik. Do ta bejme ne menyra te fshehta, T’ mos leme gjurme ne evidenca. Trafikojme edhe raketa, Sa te doje Al-Qaida. Ne rruge sekrete permes Çadit, I çojme arme edhe Xhihadit. Nuk na duhen ne uzinat, Fillo, e ngre llamarinat. Perdor mjetet e ushtrise, Ke dhe çiken e Farise. Kam mendu per proceduren, Gati ke infrastrukturen. Fatmir Medi e Aldo Bumçe, I ke vartes n’ grupin e punes. Mos humb kohen me liçencat, Ti jep baba kompetencat. Qeveria, perfshi mua, Do te jete nen urdherat tua !! Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle, Veç me mbush thaset me dollare, Non-stop, n’supervizion, Baxhanakut i takon. Per fitimin maksimal, Nuk njoh ligj, as moral, Puna del me leverdi Kur shfrytezohen gra e femi. Keto jane pune qe leverdisin, Pasunohemi me tane fisin, Fitim te tille nuk ka pare bota, Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
Bjeri qenit, sa me fort, qe te kuis nga dhimbja sa te kete jeten...
Adriatiku sot : ulini nga 3 ne nje stol ne autobus dhe drejte ne burrg se jane te gjithe te korruptudar. Dhe. Qysh nga 92 pa perjashtim parlamentet ,qeverit bashkit etj jane pa frik te korruptuara
Zeni hajduti I bagdadit!
Bravo Adriatik ,Bravo per kedo qe ka berre te tilla vjedhje shkruaj pa pike frike,.Atehere del dhe verteton se ENVER HOXHA I KA NJOFT MIRE KETA DERRA KUSHDOQOFTE
A ka muze si e Holokaustit që ti tregojë këtij populli krimet që ka kryer kjo familje bastarde?(