KQZ i dha mandatin vajzës së tezes së Lapajt, reagon Endri Shabani: Adriatikut ia kam falur se nuk diti se ç’bëri…

23 Korrik 2025, 16:18Politika TEMA
KQZ i dha mandatin vajzës së tezes së Lapajt, reagon Endri

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani ka reaguar sërish në rrjetet sociale, lidhur me debatin e shumëpërfolur kohët e fundit, me ish-aleatin e tij Adriatik Lapaj.

U mbars mali dhe…Njëmijë akuza.

Ndërkohë sot, njeriu im më i afërt dha dorëheqjen dhe mandatin e mori Kleana Xhuveli. Kleana nuk është daja im po motra e Adriatik Lapajt!

Deri dje na akuzonte do bëheshim vota e 84 e Ramës.

Sot që mori mandatin për motrën, Adriatiku na thotë që i qenka lutur Rama për bashkëqeverisje.

Medemek Rama që mezi e përzuri LSI-në kur kishte 74, po i lutet Adriatikut fiks tani që ka 83 dhe ka gllabëruar çdo pushtet!

Me sa duket, tullumbaci i 71 mandateve që Adriatiku përbetohej se do merrte, ende nuk qenka shfryrë në kokën e tij nga gjilpëra e realitetit të 11 majit, ku pa votat tona do kishte mbetur edhe e motra pa mandat.

Nejse, kjo ishte kostoja krejt e panevojshme që ne të Nismës morëm për ndershmërinë dhe seriozitetin tonë në koalicion me një politikan të ri që më mirë se sa ne, njeh të gjitha metodat e vjetra.

Megjithatë ne nuk e djegim jorganin për një plesht, kur për më tepër kemi njohur dhe vlerësojmë plot djem e vajza në radhët e Shqipëria Bëhet.

Ndërsa Adriatikut ia kam falur se nuk diti se ç’bëri dhe uroj të nxjerrë edhe ai mësimet e veta siç kam nxjerrë unë të miat.

3 Komente

  1. s
    scorpion

    E shabon, je nje morr bythe qe ta shpif. Rrotullon me stil fjalet dhe nuk thua asgje. Dmth, ti, qellim kryesor ke qe te mos behet Tiku deputet. Nuk e kuptojme dot nga te lind gjithe kjo urrejtje. Per deklaratat politike neper studio, me qellim krijimin e frymes, Tiku le te pergjigjej vete, le t'i merrte vete kostot persiper. Ju te nismes me ato votat qe keni kontribuuar brenda koalicionit nuk keni moral me i kerku llogari. Je bere nje shpifesire politike qe meriton gelbazen ne surrat. Te pshurrsha forminim tend ne Oxford.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Henk

      Scorpion. Nëse Shabani ka si qëllim që mos të bëhet deputet Tik Llapaqeni, atëherë është në rrugën e duhur. Tik Llapa deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kuku moj nane..

      Përgjigjjuni
    2. P
      Po

      Është e qartë …. Me këta Alb nuk bëhet!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje