“Non gratat” e Britanisë së Madhe, reagon sërish ambasada: Ky është vetëm fillimi

21 Korrik 2022, 19:46Politika TEMA

“Non gratat” e Britanisë së Madhe, reagon sërish

Britania e Madhe njoftoi nisjen e një aksioni të gjerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke ndërmarrë sanksione ndaj 27 personave, mes tyre edhe disa shqiptarë, që kanë të bëjnë me të drejtën e qëndrimit të tyre në këtë vend si dhe lidhjet ekonomike.

Sanksionet britanike ishin paralajmëruar dhjetorin e kaluar nga ambasadori Alastair King Smith, gjatë një intervistë në A2 CNN me Merita Haklaj.

Ambasada britanike në Tiranë, e pyetur nga A2 CNN, nëse do ketë një publikim emrash të sanksionuar dhe nëse ata janë nga të dy krahët e politikës, biznese, media apo fusha tjera, u përgjigj se: “Legjislacioni i Britanisë së Madhe nuk lejon të jepen më shumë detaje. Britania nuk synon të marrë masa ndaj një institucioni, grupi apo partie. Janë individë të ndryshëm. Dhe kjo është “vala” e parë e masave në Shqipëri dhe me gjerë në Ballkan”.

I dërguari i posaçëm Londrës, për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, theksoi përmes një editoriali se individët shqiptarë të sanksionuar kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara. “Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh të vlefshme për të ndaluar individët që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, përfshirë emigracionin dhe ndërprerjen e lidhjeve ekonomike. Detajet e këtyre veprimeve nuk mund të bëhen gjithnjë publike”, tha Peach.

Ndonëse mbështet punën e organeve të reja të drejtësisë, autoritetet britanike besojnë se shumë persona të lidhur mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme, vijojnë të përfitojnë nga pandëshkueshmëria.

“Siç tregon edhe raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të vitit të kaluar, blerja e votës dhe keqpërdorimi fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare. Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të tjera si dhe reforma zgjedhore”, thuhet në editorialin e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor.

Peach nuk bëri publik sa janë personat e prekur nga këto sanksione dhe cilët janë ata. Por vuri theksin te mesazhi që Londra po kërkon të dërgojë. “Mesazhi i Mbretërisë së Bashkuar për të gjitha ata që janë përfshirë në krim apo korrupsion është ky: promovimi i krimit dhe korrupsionit, qoftë në Ballkanin Perëndimor apo gjetkë nuk do të jetë pa pasoja dhe ju nuk do të jeni të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar”.

15 Komente

  1. m
    mshtruesat qe vodhen floririn e mbrojne ilirin mut

    kta jane ata mashtruesat qe menaxhojn alibaben e lsi-se presidentin na cepani ,ata qe nxoren ' '"Montim'" _videon e dritan priftit -marre me celulare biseden me 7% me bllok ne dore dhe madje jovetm e shpetuan nga Drejtesia ,por edhe Floririn e Thesarit kta e kan ne Angli ku ka edhe 3 - femijet Ali Baba i cepanit -nen Kujdesin e Shtetit Anglez . - Kta jane gjarprinje qe ben Corb ate vend

    Përgjigjjuni
    1. V
      Viktori

      Ne liste duhet te jete edhe Edvin Rama 20%.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mashtruesit Ambasadore Angleze

        Viktori dhe Ceni = te tru s'keni ,jeni teper naiv dhe dukeni si katnare idiote . Viktor ne Flasim me Fakte = ju llapaqenet me Shipifje ,pra eshte i kot cdo debat me ju jeni jashte Realitetit Njerezore . (sa i takon Shpifjes se 20% eshte nji shpifje e importuar nga Grupi Podesta qe i pallonte grate Bordellos se Pederave qe i pagunin 1000 000 $ ne 6-muaj dhe ata e ja dhane kte Shpije te 20% e njohur ne Amerike per Korrupsionin masiv te Kryetarit te Bashkise New York-ut -e kemi sqaruar njiher o Dru me pre , pra qe te luftonin dikur Ramen me shpifjet Amerikane te Podestes ,kta Hunjt e Stanit te Vicidols idiotit te Shpifur ) Kaq ,e besoj kte radhe e moret vesh se nga Zbarkoj ne Shqiperi 20% i Famshem Njujorkez o hajvana shpelle . ____________________ ti Ceni ,qe me tregon Anglin , ktu s'behet fjale se cila eshte si Shtet Anglia , e niveli jetes atje , o rrot gari , por behett fjale me Politikat qe Ambasadoret e saj kane ndjekur ne Shqiperi duke mbeshtetur Korrupsionin e Krimin e Organizuar si Ilir meta me qent e tij . Ambasada Angleze - Mohoj vertetesine e Vides se Dritan Priftit - ku tregohej qarte Ilir meta me bllok ne dore qe si nji Mafioze Bande (jo Partie Politike) i bente presion Ministrit te tij ti jepte 7.000.000 € vetem nga nji Subjekt nji Firme e kuptoni ju o idiot patru se per cfar behet fjal ktu ? hajt shkoni e hani bare

        Përgjigjjuni
      2. C
        Ceni

        Mjer ti per mendjen qe ke. Anglia eshte super shtet. Aty jetojne nga gjithe bota, me te drejta te garantuara, pa perbuzje dhe me djerse. Shko puno e jeto ne angli dhe pastaj flasim.

        Përgjigjjuni
      3. H
        Hasoni

        Raporti thekson vjedhjen e votave ne zgjedhjet e fundit, kshu mos gezoni para kohe se nuk eshte vetem doctor adhamudhi non grata

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lomi

          Hasono Na e merr i here ne goje po deshe ,thjesht per opinion ....

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Ke te drejte se eshte edhe ai deputeti i lsi qe u filmua e me pa u arrestua

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sali baba me hajdutet krenohet dhe eshte fanar ndr

            Vetem te huajt e dine qe Sali bajga dhe familja e tij jane super hajdut dhe kampuon korrupsioni. Kurse te tanet pjesa e kopese nuk dine gje bile e dine veten te ndershem sikur ska ndodhur asgje. Kthehemi me pushime dhe shikojme trojet shtepite e tokat I kane zene dhe krekosen kurse ca bizneslesh marrin tendera e toka te ndertojne por qe mbas tyre qendrojne qeveritaret e babezitur.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionisti i Porcelanit

              Merita Haklaj (per mua Merita Berisha) te gjithe intervisten e ka bere per te marre vesh se vertet eshte edhe Doktor Sali Mortja ne ate liste apo jo?!

              Përgjigjjuni
            2. E
              ERTV

              AMIN ! Shkrepeni se plasēm. Edhe Liken mos harroni se shumë pare ka hedhur andej me prona me të besuar "TRUSTY" të padeklaruar. Kur të mbaroni me këta kthejuni dhe Rilindjes (me gjithëse këta e kanë më shumë me Spanjën dhe off-shore)

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mona

                Po Like floririn kur do e shpallni non grata qe mban tre femijet e tij neper shkolla atje ku kosto e jeteses eshte nga me te shtrenjtat ne bote !

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Ju hipa ju zbrita dhe prap do ju hipi

                  Sikur 1000 vendime non grata te merrni etc. per Senderbe Berishën i keni vendime politike. E verteta eshte se edhe i plakur ju tmerron. Rrini pa frikë se edhe ai nuk ka mosh per te rrugtuar keshtu ju dhjes ne non-graten qe keni ngritur. Sa per femijet e tij...ecni me idenë e Stalinit që për babën duhet të ndeshkohet edhe femija hahah Sa per te shoqen do te thot qe ju nuk njihni limit në djallzinë që ju ka kapluar. Te besh non-grata nje person qe ka shpetuar jet do te thot që i ngjani nje monstre qe nuk ka ekzistuar kurre ne kete tokë.. Rrofte Sali Skenderbe Berisha

                  Përgjigjjuni
                  1. Çekiçi

                    Ku do ta padisesh Anginë per NON GRATA o Sali matufi Në Rusi nl Greqi apo te miqet tu në Serbi Tregoju shqiptarve

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

                      Deri kur të antarsohemi në BE, do ketë ikur oreksi shqiptar që sot paguajn 25 000 paund për një javë qëndrim në Angli.

                      Përgjigjjuni
                      1. Sikur do kishte drejtesi dhe kto veprime do beheshin njelloj ndaj te gjithe hajduteve-mafioze qe sunduan vendin keto 32 vite,atehere populli do mendonte se nuk jane perdorur standarte te dyfishta nga Shba dhe Uk por te shpallesh non-grata saliun ku nga influenca e tij femijet dhe familjaret e afert mund te kene bere korrupsion diku tek 30 milion euro ndoshta,lind pyetja sesi ka mundesi qe nuk shpallen non-grata kta te rilindjes qe vetem per inceneratoret eshte faktuar qe eshte zhvilluar nje skeme korruptivo-MAFIOZE me mbi 460 milion euro,apo nga sterilizimi jane paguar njerzve te afert te kryeministrit 100 milion euro,por dhe megavjedhjet e rindertimit,rrugeve,tenderave tjere qindramilione euro,apo fakti me trondites qe per kto 10 vite,Shqiperia furnizon me kriminele dhe mafioze te trafikut te droges Britanine dhe krejt Europen gjithashtu dhe Ekuadorin,Kolumbine etj dhe porti yne eshte kthyer ne portin prites te droges nga vendet e origines ne kto 10 vite,bandat vrasin pa u friksuar diten per diell dhe ushtrojne terror,askush nuk merr pergjegjsi duke dhene dorheqje,vendi kto 10 vite eshte kanabizuar ne te gjithe territorin,dmth mafia drejton vendin.Non-grata duhej te shpalleshin te gjithe paperjashtim duke filluar nga saliu,rama,meta,nano,veliaj,basha,Ali bytha,mediu,ahmetaj,gjiknuri,beqja,xhelal mziu,monika,petrit vasili,çuçi,spiropordha,topalli,shaban hajdut memia etj.O gelbaza publiko mendimin ndryshe,se edhe ti,sandri,kta te topit,fevziu etj,duhet te shpalleni non-grata sepse dhe ju keni kontribuar fuqishem per ti mbajtur ne pushtet kta bastarde.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje