“Nuk i jap llogari njeriu kë takoj”- Rama: Nuk i kam dhënë asnjë dokument McGonigal

3 Shkurt 2023, 09:09Politika TEMA

“Nuk i jap llogari njeriu kë takoj”- Rama: Nuk i kam

Kryeministri Edi Rama ka treguar se pse nuk u përball në interpelancë me opozitën.

"Më vjen keq ta pranoj, që unë nuk jam shfaqur në atë që ju e quani kopsht zoologjik. Unë nuk u shfaqa në parkun zoologjik në të cilin u kthye Kuvendi i Shqipërisë nga krijesat që përfaqësojnë opozitat, por sot ishin krijesa zoologjike.

Nuk vajta në kopshtin zoologjik spse nuk do të shpjegoja dot gjë për njerëzit, por nuk e kam më as disponimin të bëhem pjesë e vulgaritetit", tha Rama. 

Rama zbuloi se është takuar në zyrë me ish-zyrtarin e FBI-së, ku i pranishëm ishte dhe Agron Neza, i cili ishte shoqëruesi i McGonigal.

Rama tha se nuk i ka dhënë asnjë document ish-zyrtarit të FBI-së për financimet ruse në Partinë Demokratike.

Ai shtoi se takimet me agjentë të kundërzbulimit janë pjesë e punës së tij dhe për këtë nuk i jep llogari asnjë njeriu.

“Ai ka kërkuar takim me mua dhe nuk kam takuar vetëm atë por takoj dhe plotë të tjerë nga kundërzbulimi dhe nuk i jap llogari asnjë njeriu. Nuk kam takuar biznesmen privat në takimin me të.

Ai ka ardhur me një person, për të cilin flitet gjërë e gjatë, herë me lidhje herë pa lidhje në ditët e sotme. Ma ka prezantuar ai mua dhe më ka thënë “ky është bashkëpunëtori dhe miku im, a mund të jetë dhe ky në takim”? “Po patjetër”, i kam thënë, dhe ishte dhe ai në takim.

Shqipja është e dashura ime më hyjnore dhe unë kam shumë merak kur shqipja keqpërdoret dhe kur çdo fjalë vlerësohet. Ju thatë se thuhet që aty filloi hetimi.

Dua t’iu them këtë me plot gojën unë skandalin e parave ruse të PD-së e kam marrë vesh kur ka dal nga BIRN-i. Nuk kam pasur në asnjë rast, as unë, as në këtë godinë, ndonjë dokument që të lidhej me këtë çështje, po të kisha pasur do t’ia kisha dhënë zyrtarit të lartë të FBI-së” tha Rama.

Rama nënvizoi se me McGonigal-in ka pasur biseda për situatën në rajon, influencën ruse, por edhe për luftën kundër korrupsionit.

“Jam njohur me të në zyrën time. Ka kërkuar të më takojë. Patjetër, pse kush e ka kërkuar, unëa të? Ai ka kërkuar të më takojë, ka ardhur në zyrën time, e ka priotur, kemi biseduar për gjëra të përgjithshme.

Më ka takuar si kryeministër, ka kërkuar takim, ka ardhur në zyrën time dhe kemi folur së bashku dhe kemi pasur një bisedë shumë interesante mbi rajonin, mbi interesat ruse, Shqipërinë, korrupsionin dhe kështu me radhë”, theksoi ai.

16 Komente

  1. M
    Mafioz. saleh Mutaj i tegojn te gjitha Takimet

    Kjo eshte vertet irituese per popllin demokrat , salehu ka treguar ne cdo rast ke takonte dhe ku i takonte e cfar bisedonte .Takoj Milloshevicin ,takol Arkarin e bandes se hienave ,takoj vrasesit e Remzi Hoxhes , takoj Vrasesit e Kosta Trebickes , e Gardistave te 21 janarit dhe i dekoroj , por edhe spiuni komuniszmit ilir mutaj , i ka treguar edhe Dekoraten e marre ne Athine nga Presidenti Greqise _ per Sherbime te Vyera e besnikeri te Larte ndaj Shtetit Grek , per darkat me Janullatosin qe me vone e beri Shqiptare , duke konfirmuar me ate Veprim _Politiken e Vorio Epirit ne Shqiperi , kur takonte naten Kriminelet e organizonte vrasje ,te gjithe i kan treguar Takimet e tyre si salehu edhe mutaj , vetem KM Rama i mban te fshehta Takimet dhe perse do thoni ju ? Sepse s'eshte kaq i sinqerte se DY Shkerdhatat e Politikes Shqiptare qe kujdesen gjithmone per Qyfyrye Parlamentare dhe furnizojne Halete Mediatike me lenden e pare .ut

    1. t
      titi

      shume pergjigje e bukur

      1. t
        tosi

        e vertet eshte nuk ka ci duhet fare

        1. y
          ylli

          pergjigje tamam

          1. i
            iliri11

            ti japesh llogari grida dumes edhe erla mhillit qe e pane qe pd seshte mo ne rregull edhe u bene prezantuse emisionesh ahhaha

            1. I
              Ina

              Si gjithmone edhe kete here ke dhene pergjigjen e duhur

              1. A
                Ada

                Mos i kushto rendesi ketyre Edi,se te gjithe e dime qe ti je i pafajshem

                1. E
                  Eda

                  Mos i jep rendesi ketyre Edi,se kto duan te fshehin krimet e vjedhjet e tyre dhe duan ta humbasin duke ju akuzuar ju

                  1. D
                    Devi

                    Kto jan idjot ca llogarie ti japesh

                    1. D
                      Doni

                      Te mendojn cte duan aman

                      1. G
                        Gesi

                        Shum mir i tha qe si jep llogari kujt

                        1. A
                          Arrogance totale dhe katrahure mendore

                          O zoti KM. Kur do te te mallkoje populli, te thote: "Te hypte mendja mbi floke". Ty te paska hypur mbi tulle, se dhe floket te kane rene. Si ore nuk jep llogari ti se ke takon !? Vertete qe kur takon persona, apo kafshe, ne menyre private, eshte puna jote dhe nuk te nget kush, nuk te kerkon njeri llogari. Por ama, kur ti i takon si perfaqsues i nje vendi, si perfaqsues i nje populli, padyshim qe do japesh llogari. Eshte detyrim moral karshi atyre qe te kane votuar dhe te kane besuar ate post qe ti mban. Po nuk e kuptove keshtu, ke marr fund. Andreoti kaloi 20 vjet neper gjyqe se i kishte dhene doren nje mafiozi. Ti nuk jepke llogari ? Aq me shume kur ka sinjale se je pleksur dhe ne nje transaksion financiar me paret e taksapaguesve ?!...Ne se nuk e kupton kete gje kaq te thjeshte, paske shku per lesh; te kan ik pellumbat dhe te ka mbet vetem kosherja.

                          1. B
                            Burek me gjize

                            Plasi sufllaqja prape. Kjo tregon sa keq eshte katandisur KM-ja qe kerkon ndihme nga kjo lukuni b-lepiresash...

                            1. d
                              deni

                              Ska pse ti japi llogari askujt sepse ska bere asnje lloj gabimi

                              1. l
                                lufri

                                Po shume mire e thote qe ska pse jep llogari ca eshte kjo pune keshtu

                                1. w
                                  wendi

                                  Fakte ska thjesht ka gjera ne ajer hahahah dhe berisha pjerdh

                                  Lini një Përgjigje