"Nuk mund të jesh demokrat dhe të jesh kundër SPAK", Basha: S’merremi më me hijet që mbeten pas

4 Maj 2024, 12:05Politika TEMA
"Nuk mund të jesh demokrat dhe të jesh kundër SPAK",

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me demokratët e degës 3 në Tiranë ka shprehur sërish mbështetjen e tij për SPAK.

Basha tha se nuk mund të jesh demokrat nëse je kundër Prokurorisë së Posaçme. Ai gjithashtu ka dhënë një mesazh për Sali Berishën i cili ndodhet në arrest shtëpie prej dhjetorit 2023.

Një thirrje e pati dhe për emrat e larguar nga PD drejt Berishës. Basha tha se kontributi u njihet pavarësisht cfarë u kanë bërë të tjerët, apo c’i kanë bërë vetes.

Basha: PD dhe dmokratët përcaktohen nga qëndrimi që kanë ndaj drejtësië, ndaj SPAK. Nuk mund të jesh demokrat dhe të jesh kundër korrupsionit e kundër SPAK.

Ndaj SPAK ne kemi qëndrim të prerë, mbështetje pa kushte për të vënë para ligjit të gjithë zyrtarët e korruptuar dhe këdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve.

Nuk do të humbasim më kohë me hijet që mbeten pas. Kushdo që ka dhënë një kontribut për këtë parti, sigurisht që i njihet, pavarësisht se çfarë ka bërë, i kanë bërë apo i ka bërë vetes.

Nuk kemi kohë. Vëmendja jonë është te përballja me Edi Ramën dhe qeverinë e tij ndaj çdo përpjekje për të na vënë shkopinj nën rrota ne e rezufojmë.

3 Komente

  1. R
    Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

    Ti je .....asgje dhe askush para babit te Gites dhe Xenit

    Përgjigjjuni
    1. F
      Futja kot

      Po ky qe ben sikur ka ardhur sot, kur do japi llogari per rrugen durres-kukes. Po per 21 janarin? Pp per faljen e detit greqise? Po per lejet e dhena nga loqeni, po per vilat ne lalez, po per kunatin? Etj etj

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtari.

        O lolo ah me fal lulo kur do vesh te deshmosh publikisht si i vrate dhe kush i vrau 4 vete ne bulevard me 21 janar.Po bere kete nuk ka nevoje te thuash qe e mbeshtes SPAK-un.Kjo eshte mbeshtetja me e madhe per drejtesine ne Shqiperi.Beje kete nese ke tarnavile dhe do te shohesh si do te vije i gjithe populli pas.Se keshtu me llafe une e mbeshtes keto jane fjale boshe.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje