Deputeti i PD, Dashnor Sula vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme në goditjen e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.
I ftuar në studion e News24 me Ola Brukon, Sula tha se SPAK drejtohet nga një prokuror me integritet dhe i ndershëm si Altin Dumani.
Deklaratat e deputetit demokrat janë kundërthënëse me qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta të cilët e quajnë SPAK-un çetë partiake dhe mashë në duart e PS.
“Në çdo takim të gjithë qytetarët e thjeshtë flasin për SPAK-un. Kanë besim qytetarët që do të shpëtojnë nga kjo e keqe e madhe që ka kapur Shqipërinë nga mazhoranca dhe politika në tërësi. Thonë do të jetë SPAK-u mjeti i shpëtimit. Është fatkeqësi, por është e vërtetë. Nuk pretendoj që të gjithë prokurorët e gjyqtarët e SPAK janë shumë të mirë.
Por po përmend katër persona, dy dibranë Altin Dumanin dhe Adnan Xholin si dhe dy shkodranë Behar Dibra e Elvin Goga të cilët janë të katër prokurorë me integritet dhe shumë të ndershëm“, u shpreh Sula, duke shtuar se rezultatet e SPAK janë pozitive pavarësisht pengesave që i bëhen nga politika.
Ola Bruko: Jeni pro zgjatjes së mandatit së prokurorëve të SPAK?
Dashnor Sula: Këto prokurorë duhet të jenë në detyrë si të gjithë prokurorët e tjerë, jo me afat kohor. Specifika e punës që ka Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata është e një rëndësie jashtëzakonisht të veçantë. Nëse nuk kanë garancinë e përmbushjes së detyrave, pasi ikin nga kjo detyrë mund të kenë probleme. Këto duhet të jenë aty në respektim të ligjit dhe Kushtetutës. Deri më sot rezultati është pozitiv, pavarësisht pengesës që i bëhet.
Ola Bruko: Cili është shembulli konkret që tregon se puna e SPAK ka qenë e kënaqshme?
Dashnor Sula: Ne kemi 34 vite. Kanë kaluar mjaft politikanë. Pse nuk ka ecur politika aty ku duhet të shkojë, por mban erë të keqe? SPAK s’ka as 4 vitet aktivitet real. Me zotin Dumani në krye e këtej ka ndryshime thelbësore. Rasti i fundit i thirrjes dhe pyetjes së kryetarit të bashkisë 7-8 orë. Unë kam bindjen që ai do të jetë person në hetim, tjetër gjë se çfarë nxjerr hetimi, por indiciet janë mjaft të forta. Një qytetar sot më tha: “10% këta e marrin për tendera, por këta nuk lënë asgjë të lëvizë paraja, që ta marrë biznesi, firmat, por këta i duan të gjitha për vete”. Problematikat janë të mëdha. Veliaj nuk mund të dalë të shesë moral në televizione. Nuk kam asgjë personale me të. Paratë tona i marrin drejtorët e tij, pasurohen, bëjnë hotele me 5 yje dhe të thuash nuk di gjë. Ata dinë edhe orarin e drejtorit kur hyn në bashki, edhe të nëpunësit më të thjeshtë e dinë kur hyn.
Kush ia ka mbledhur rripat Dash Sules? Apo e ka kuptu qe mot nuk do jete deputet dhe po pergatit terrenin oer nonji ven pune....?!
Mendoj se vete Erion Veliaj personalisht eshte i ndershem, punetor dhe i drejte. Opozita nuk ka lene njeri pa njollosur sado i paster te jete nje i mazhorances.
pse i kundervihesh. Ai po e trajton mire problemin. Te shikojme para jo pas. Po shikuam pas lemshi rri ne vend.
Or Sul gjel deti ,me tha nje shokē keshtu dhe ashtu ,pirdh e Gjel Deti kush te ftin ty mor trap ne TV ?
Spak i ngjet nje flake kashte!Me kete ritem pune as brezat e arsheshem nuk do shohin drejtesi se keta te sotmit jo se jo!
Kesaj I thone gojore jo si Spiropali me dhembe te palare. Bravo Dashnor Suma
Dash pula kot te thone gjeli i Peqinit ty ti je vec nje pule , ketej thua prokurore me integritet ketej shkon i lepin koqet Salmutit qe e quan organizate kriminale apo rri nen urdhrat e Flamutit qe flet me gjuhen e Salmutit . Po je gjel pse nuk e denoncon Bardhen qe ta vrau doktorin ne mes te Elbasanit pse heshte kur Lulka me Bardhen e ngriten skuadren e pushkatimit paralel me policine e shtetit po je vec nje pule e asgje me shume .
Si pordhe e ftohte eshte ky Sula.
Ky Dash pula apo gjeli i detit nga Peqini disa vite më parë;ishte deputet edhe atëherë hynte në fushën e futbollit si trim duke kërcënuar arbitrin me pistoletë nqse nuk i jepte fitoren skuadrës së Peqinit Shkumbini.Arbitri e denoncoi dhunën ndaj tij,por sali maloku e mbrojti dhe ky mut burë shpëtoi pa u lagur.Pra të gjithë deputetët janë të gjithë maskarenj të fëlliqur.
Nuk ma merr mendja se Dashi mund te kete probleme me drejtësinë,por ai mbase mbron zanatin e vet,prokuror dikur dhe Dashi nuk ështe i lidhur shume si Gazi apo servile te tjere me Rithemelimit se nuk i bindet Gazit pasi nuk ka ate karakter.Sot aie kupton se vetem Spaku ka ngelur luftëtari i vetem kundër te keqes shqiptare dhe sa me shume njerez t'a ndihmoje aq me shume pastrohet Shqiperia