Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë. Këtë titull, të parit të shtetit, ia dhuroi Pallagorio, komunë në Provincën e Krotones.
Këshilli i kësaj komune i drejtuar nga kryebashkiaku Umberto Lorecchio, vendosi me unanimet të plotë të nderojë Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, me titullin “Qytetar Nderi”, i Pallagorios.
Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen e tij më të thellë duke theksuar se, e çmon jashtëzakonisht respektin dhe vlerësimin e tyre. “Ju siguroj”, u shpreh Presidenti Begaj, “që do të vijoj angazhimin tim e të institucionit që drejtoj, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve”.
Kryetari i Shtetit e cilësoi nderimin e sotëm nga arbëreshët e Pallagorios, “si një nga momentet në jetë që të shenjon shumë fort, të lë mbresa të pashlyeshme, por edhe është një përgjegjësi dhe angazhim për të vijuar nismat për Arbërinë.”


gezuar Bajramin zoti Bajram,,,,,
Ti palle duhet te thoje qe do vijosh angazhimin per te zhvilluar maredheniet midis arberesheve ne te dyja vendet dhe jo maredheniet mes arberesheve dhe shqiptareve. Por ti je njeri i trashe dhe te kane vene aty vetem pse ke puls dhe figuron i gjalle ne gjendje civile; nuk duan me shume nga ty
Ai thot ,,,,midis arbereshve dhe shqiptarve ,,,e di pse ? ,,,se emrin shqiptar e vun myslymanet ,,qe jan mbi 80% e miletit ,,,ndersa arbereshet jan orthodhoks ,,grekobizantin,,,,,
edhe fotot i ka bere gjysmake bamka, sic eshte vete..vk