Lulzim Basha: Ilir Meta është kartë e djegur, punën e kemi me Ramën e Veliajn

3 Maj 2024, 12:13Politika TEMA
Lulzim Basha: Ilir Meta është kartë e djegur, punën e kemi

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sulmeve të Ilir Metës, i cili në një dalje publike tha se Basha njihet nga vëllai dhe kunati i tij. Basha zgjodhi të përgjigjet shkurt duke thënë se Meta është kartë e djegur dhe nuk harxhon më kohë me të dhe mashat e tij.

“Nuk merrem më me zotin Meta dhe mashat e tij. Është harxhim kohe. Punën e kemi me Ramën e Veliajn, Meta është kartë e djegur”, tha Basha.

Ndër të tjera Basha ka komentuar dhe paraqitjen e kryebashkiakut Erion veliaj në SPAK për inceneratorin e Tiranës. Basha tha se SPAK duhet të hetojë pa presion dhe t’i shkojë kësaj afere deri në fund.

“Kur dikush është në SPAK për korrupsion, siç është Erion Veliaj i denoncuar nga unë personalisht dhe PD, të marrësh flamurin pasi ka shkuar në SPAK më duket pak shije e keqe. SPAK duhet të hetojë pa presion dhe pa u dukur sikur ka presion dhe interes polik.

Interesi i PD nuk është hakmarrja ndaj Veliajt, por është drejtësia për qytetarët shqiptarë, ku po e trajtojnë tiraninë si lavatriçe ta parave të pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Veliaj i cili siç e thatë vetë, që deklaroi se kishte shkuar si koleg i hetuesve, zbuloi se në çfarë gjendje mendore ndodhet ai. Një hetim që shkon deri në fund tregon qartë se nuk mund të vepronin pa bekimin dhe përfitimin e Veliajt”, tha Basha.

2 Komente

  1. L
    Li

    Po ti ne ç’kategori fut veten o butak. Njesoj si të tjeret dhe ti i pashkoll. Qerohu shko fli gjum se s’te jep njeri pushtetin. Me kujton thenien e Kadri Roshit per Hrushovin tek filmi Perballimi. « Zdërja » perfekt epitet per ty. Butak dembel.

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      tani qe lideri spiuni Agush 50 lekesh u vetshpall president digital lajthomental dhe mori zevendese sharebajgen e Jales xhixho hundpinoken e vulosi fundin e tij politik dhe ne zgjedhjet e 2025 do marre noc rrokun

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje