Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për mediat pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.
Manja është pyetur nga gazetarët lidhur me debatin e djeshëm në Kuvend me deputetin Agron Shehaj ku nga karrigia i bëri me shenjë se do t'i shkulte veshët.
Manja tha se gjithçka ai takon një debati politik që mbetet brenda sallës së Kuvendit. Ai tha se u bë nostalgjik dhe kujtoi klasën e parë.
“Dje ishte dje dhe gjithçka i takon atij debati politik të zhvilluar brenda asaj salle. Sot është ditë e re, në prag të festës së Pashkës.
Kam dëgjuar sot nga stafi im që përgjatë shumë emisioneve ka vazhduar të trajtohet kjo gjë edhe në media.
Personalisht më bëtë pak nostalgjik se më ktheu si sikur me ato ankesat që kishim kur ishim në klasë të parë dhe shkonim për t'i zgjidhur.
Mosha bën të veten, koha bën të veten, s’kthehemi dot më pas. Debati është tërësisht politik brenda sallës së Kuvendit. Dua ta mbyll me një urim për festat”, tha Manja.
Ministri i ligjeve nuk flet me kete gjuhe.Kjo eshte gjuhe alabakesh o dhiar.Me e renda ishte thenia se shteti do te qepet ne biznesin tend.Me kete thenie ky ne rast konflikti me qeverine fiton ne arbitrazh me lehtesine me te madhe.Ashtu folet pa pergjegjesi dhe me Beketin dhe tani ai u kerkon parate,prandaj ti nuk je per ate vend po per te vajtur ne origjine .Coban dhish o ulsi
Halabak bq lushishteje si flet ministri i drejtësisë me atë gjuhe Turp
Ti Ulsi thuaj si te duash por car i the Agronit e keni ne metode pune. Per interesat tuaja beni kompromise ne kurriz te popullit.