Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një letër të hapur.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se vetëm gjatë periudhës 2023-2024, ka pasur 30 raste të gazetarëve të cilët janë fyer, ku në disa raste ka qënë protagonist vet kryeminsitri.
Ajo shton se gazetarët shqiptar nuk kanë nuk kanë status mbrojtës të veçantë, intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lokalë, shantazhohen shpesh nga pushteti dhe janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.
Postimi i plotë:
Zoti Kryeministër,
Në vitet 2023-24 ka mbi tridhjetë raste që gazetarët shqiptarë janë fyer dhe linçuar, në disa prej të cilave ju jeni protagonist.
Në Ditën Ndërkombëtare të Medias, ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës dhe shtypit.
Gazetarët shqiptarë:
– nuk kanë status mbrojtës të veçantë që të jenë tërësisht të mbrojtur
– paguhen më së shumti nën dorë dhe një pjesë é tyre janë të pasiguruar
– diktohen nga shefat e tyre për vërtetësinë e lajmit dhe humbim vendin é punës nëse nuk binden
– u jepen kaseta të gatshme nga politika dhe u diktohet linja politike nga konjukturat politike
– nuk kanë asnjë siguri për vendet e punës prej mungesën së kontratave
– shantazhohen shpesh nga pushteti me të gjitja format é mundshme përmes drejtuesve dhe familjarëve
– intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lolalë
– janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.
Si drejtuese Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik dhe si njeri i zejes së fjalës shpreh mbështetjen time të plotë ndaj gazetarëve shqiptarë, të drejtave dhe rolit të tyre të shenjtë në mbrojtje të fjalës së lirë.
O Flutura qe po fluturon kot ! A e di ti se ka nje mase te konsiderueshme me pseudo gazetare dhe analiste qe e konsiderojne veten te perkryer por qe s'jane gje tjeter vec ca gjobevenes te peshtire e vemje te te korruptuarve. Perpara se ti besh leter Rames beji thirrje profesionalizmit gazetaresk te ndahet nga kjo pjese e peshtire qe manipulon dhe shpif cdo sekonde. Populli nuk eshte injorant dhe e kupton shume mire se kush nga ata eshte vertet gazetar apo analist.Pse nuk kerkon nje referendum popullor per te lokalizuar KERRMAT e gazetarise ? Vendosni gjithe emrat e gazetareve dhe analisteve dhe ata qe populli i klasifikon si mbeturina te mos kene akses me ne cfaredo media vizive apo te shkruar.
Po ik moj cafke, per c' gazetar ankohesh!!!??? Po te ishin gazetar te vertet do te ishte me vend kjo letra e k(h)apur, por fatkeqsisht pa i ren ne hake atyre pak gazetarve profesionist, shumica e atyre qe ti i quan gazetar fatkeqsisht s'jane tjeter vec se ca gazeta-karuca apo kerrica qe kane shitur vehten dhe shkruaj c'te mundet vetem per nje dore paresh, thashethemexhi, njerez pa integritet pa le per profesionalizem qe s'behet fjale fare. Ne shqiperi me nje kamera celulari dhe nje mikrofon behesh gazetar dhe i mencur biles, pa le pastaj po te jesh femer dhe te vishesh me dekolte, te tregosh asetet e beshme qe arrin kulin e suksesit... Prandaj mos n'a e shpif me "gazetarucet" e Shqiperise!
Ka dhe pseudogazetare e moderitare si ata te Fiksit, por Flutura me te drejte kerkon qe te kete status, gjobaxhinjte e pseudogazetaret te ndeshkohen e gazetaria e vertete te inkurajohet dhe mbrohet ligjerisht
Mos eshte e kunderta qe pseudo analistet e kazaneve te mbremjes shantazojne politiken ..
Nese gazetaret kerkojne standart te larte nga te tjeret, duhet te fillojne te kerkojne standart te larte nga vetja e tyre fillimisht. Tani ngrene zerin dhe ankohen, nderkohe qe ne kohe te Sales ju ikte koka ose largoheshin jashte Shqiperise duke kerkuar azil politik.
Nje gazetar/e me Integritet(figure morale,profesionale etj) nuk pyet po fare ama per “dhune verbale”, “arrogance kryeministrore”, “linçim”,”shantazhim” etj,nuk pyet as per dokrrat e sidomos tuajat znj.Flutura! Me thoni cilin gazetar/e me emer dhe mbiemer qe ka Integritet ka “goditur” kryeministri,fyer apo linçuar? Fjala “Kazan mediatik” eshte per gazetaret medioker qe skane lidhje fare me figuren e gazetarit me integritet. U kerkua ligj per gazetarine per te rregulluar tregun mediatik, u be nami! Gazetarucet thane duam ligj me veterregullim! Ke degjuar gje ti si kryetare e komisionit parlamentar per mjetet e informimit publik dhe medias te jene rregulluar gje apo hajt se flasim e shkruajme se kete pune kemi. Problemi i Medias eshte vete Media! Le te behen raporte nderkombetare sa te duan! Problemi nuk eshte Edi Rama. Problem jane gazetaret nihiliste! Botoni listen e gjithe gazetareve, sidomos ato gazetare/e qe i pret furgoni i linjes per tek studioja tjeter televizive,beje sondazh publik dhe do ta marresh vesh pergjigjen p.s veje dhe emrin tend aty se nuk i dihet!
Nuk po kuptoj çfarë lirie shtypi akoma kërkoni?Gazetari më të lirë se në Shqipëri nuk gjen kund në botë!Znj.Flutura,"fluturo"nëpër botë dhe krahaso liritë e shtypit me ate të Shqipërisë.Më trego ku ka liri në botë që gazetari të shajë,denigrojë, tallë,shpifë,të bëjë gjyqin,avokatin, kryetarit të shtetit,kryeministrit dhe personave tjerë politik në mënyrë të ulët? Gjithashtu znj.Flutura dije që një kategori gazetarësh shpifës janë dhe punojnë për shërbimet e huaja haptas dhe nuk u mungon qime floku!?Ku e gjeni këtë liri dikun tjeter në botë?Unë besoj se edhe vitin e ardhshëm shqipëria do të bjerë më poshtë nga se "kazani i gazetarëve"gjithmonë i ushqen me lajme fake organizatat ndërkombëtare! P.S.Nuk ka gazetari të pavarur derisa paguhesh prej dikujt! Gazetaria e pamvarur krijon vetë të ardhura nga lajmet, intervistat etj. Këtu në Shqipëri gazetaria paguhet nga shteti dhe përsëri pa fije turpi e shani Shqipërinë çdo ditë!
Zonja deputete,une them se qeverisja qendron ne vendin e fundit persa i takon lirisë se shtypit.Ne jetojne ,shikojme dhe degjojme se ne Shqiperi as hidhen ne gjyq,as preken gazetaret,japin shumicen e lajmeve te rreme dhe perdorimin i shpifjes eshte lajmi kryesor.Çdo shqiptar i ben vehtes pyetjen,si mund te lejohen lajmet e rreme nga redaktorët dhe te gjithe nga nje burim qe ne bote pa dy burime eshte gazetari qe nuk e nxjerr.Ka censure thuhet po kush e ben se qeveria nuk merret me ate pune.Nuk pashe te permendnit pronarët e mediave qe për mua rreshtohen te paret ne shkeljen e lirisë se shtypit