Damian Gjiknuri sqaroi në një interviste për A2CNN pse nuk i dhanë opozitës koalicionet me listat e përbëra të kandidatëve për deputetë. Sipas tij ky do të ishte një disavantazh për Partinë Socialiste.
“Unë nuk mund të kthej rrotën e historisë. Unë jua them mos u merrni me historinë nëse keni shumicë rreshtohuni si koalicion i ri me gjithë subjektet e kandidatët dhe konkurroni. Sistemi nuk favorizon asnjë. Nuk ka asnjë model të tillë, deformon votën dhe të krijon avantazhe të padrejta. Nuk ka asnjë standard, por vetëm një dëshirë. Nuk jemi në biznesin e plotësimit të dëshirave. Secila palë duhet të vijë me ide konkrete më shumë është sebep nga opozita për të mos pasur marrëveshje për reformën zgjedhore. Ky ligj zgjedhor u kalua në filtër nga ODIHR dhe komisioni i Venecias.”
Gjiknuri tha se ftesa për konsensus vijon, ndërsa argumentoi edhe çështjen e votës së Diasporës dhe herësit në listë.
“Ne do të tentojmë në forma dialogu me të gjithë aktorët në Kuvend për të adresuar votën e Diasporës dhe herësin. Nëse do të gjejmë votat, do ta miratojmë, por kjo ka rrezik të dështojë”.
po nuk eshte dakord Oerd byluku, qyrtyku i foltores se vicidolit qe do vota qyl qe nuk i merr askush ne bote . Prandaj Oerd skuthi kerkon koalicione parazgjedhore me vagona treni ku fitohen vende ne parlament ne kundershtim me voten popullore.Ajo kohe ka vdekur nje here e pergjithmone.
Po sikur kete heresin e ka hequr gjykata kushtetuese si ne kundershtim me kushtetuten.