“Nuk e kam bërë denoncimin mbi ato që unë di”, deputetët nxjerrin “blof” Pano Sokon në komisionin hetimor. Albana Vokshi "revoltohet" me deputetin socialist pse e quajti grua...

9 Korrik 2024, 17:54Politika TEMA
“Nuk e kam bërë denoncimin mbi ato që unë di”,

Ndonëse ka qenë një nga kallëzuesit në SPAK të kontratës koncensionare të shërbimit të sterilizimit si përfaqësues i Nismës Thurje, Pano Soko në dëshminë e sotme dhënë Komisionit Hetimor Parlamentar, ka treguar se informacioni që ka për këtë çështje është i mangët e në disa raste i pavërtetë. Soko habiti jo pak anëtarët e komisionit kur tha se kallëzimin në SPAK nuk e kanë bërë mbi gjërat që ata dinin.

“Denoncimi nuk bëhet mbi ato që unë di, denoncimi bëhet mbi ato që unë dyshoj. Unë mund të di shumë gjera. Ajo që më bën të dyshoj është elementi. Nuk kemi vënë aty gjithë informacionin që dinim, por vetëm një esencë. Kur jam thirrur në SPAK kam dëshmuar aty për të gjitha gjërat që unë di”, u shpreh Soko.

Debati në Komision

Ilir Metaj- Z. Soko a keni kërkuar ose a keni vizituar ndonjë qendër sterilizimi duke qenë që e keni patur objekt kallëzimi?

P.Soko- Jo nuk e kam vizituar se nuk më është dashur për ato qëllime që unë kisha.

I.Metaj- Ok nëse kjo është përgjigja juaj, po kam idenë që një vizitë aty do t’ju ndihmonte për të rrëzuar apo forcuar dyshimet e mundshme, në lidhje me kallëzimin. Sidoqoftë po kaloj te pyetja tjetër. Në një vizitë që patëm në qendrën e sterilizimit në QSUT me kolegët e këtij komisioni, patëm mundësi që pas inspektimit të atij investimi të standardeve të shkëlqyera, në fund të kishim një bisedë me profesorët e nderuar që shërbenin në atë qendër spitalore.

Një pyetjeje të kolegut Ndreca “A mund të na thoni ju lutem një gabim apo një shqetësim që ju keni në lidhje me këtë konçesion, profesor Dibra iu përgjigj në emër të gjithë profesorëve aty të pranishëm “ I vetmi shqetësim që ne kemi me këtë konçesion, është mos të bëni gabimin që tani në përfundim të kohzgjatjes së tij, ju të mos e ripërsëritni atë. Sepse ne tani u mësuam të punojmë me standarde të larta me të cilat jemi shumë komod në realizimin e qëllimit të misionit tonë, të shpëtimit të jetëve të sa më shumë pacientëve.

Albana Vokshi- Po ç’po thoni, ça janë këto gjëra pa lidhje këtu..

Ilir Metaj- Kryetare nuk jeni aspak elegante në ndërprerjet tuaja të pandërprera..

Albana Vokshi- Nuk jam këtu për të qenë elegante..

Ilir Metaj- E thashë ngaqë jeni grua…

Albana Vokshi - Çfarë është ky diskriminim?! E çfarë që jam grua…

Ilir Metaj - Ia dini kuptimin fjalës “ diskriminim”? E thashë ngaqë jeni grua dhe të gjitha gratë e kanë të lindura elegancën në komunikim, ndryshe nga ne burrat. Nejse, ok, më falni që ju diskriminova si elegante. Më lini të vazhdoj tani.

Z. Soko- A mund të më thoni faturimi me TVSH është apo jo “dëm ekonomik”?

Pano Soko- Është në efekt të mëpasëm…

Ilir Metaj - D.m.th nuk jeni dakord me KLSH që shprehet se nuk ka “dëm ekonomik”.

Keni bere ju ndonje analize te kosto- perfitim social nga ky sherbim? Si ju ka rezultuar efekti neto?

Se pa kete analizë, ku perfshihen: sa dite me pak rri ne spital nje i operuar per shkak te mosinfektimit,⁠ sa mjekim me pak per infeksione, ⁠sa kohe personeli me pak e angazhuar, etj

Dhe këto të perkthyera ne lekë, të krahasohen pastaj me kostot e sterilizimit...

Pano Soko- Më lejoni një përgjigje të gjatë këtu. Dyshimi im nuk është me formën e dhënies si konçesion po me vjedhjen e parasë publike…

Ilir Pendavinji- Me dyshimin..

Pano Soko- Ok po, me dyshimin për vjedhjen e parasë publike.. Të gjitha opsionet mbi konçesionet, do ti bëj nëse do kem një hapësirë në parlamentin shqiptar, pra nëse nesër do të jem edhe unë deputet i parlamentit… Unë mendoj që shteti shqiptar duhet ta kishte bërë vetë sterilizimin, jo ta jepte me konçesion. Kështu besoj unë…

Ilir Metaj- Pra ishte e qartë, që aspirata juaj për të qenë në parlament sikur sapo e thatë, tregon që kallëzimi juaj ka qenë vetëm për protagonizëm politik.

Klevis Xhoshi- Z. Soko, duke qenë që insistoni se ky konçesion është i shtrenjtë, mund të më thoni çfarë çmimi ka jeta e njeriut?

Pano Soko- Nuk besoj se ne kemi blerë jetë me këto para…apo e kemi blerë?

Plarent Ndreca- Mund të diskutojmë nëse do sa është çmimi i jetës së njeriut, po që është blerë jetë njerëzish me këtë konçesion nuk diskutohet që po!

Pano Soko- Kjo që po thoni ju është titullim romantiko- letrar…

20 Komente

  1. k
    kafe e hidhur

    me fal po ky komisioni cfare roli ka tu bej presion atyre qe kane kallezuar ??!!!po ky interpretimi gazetaresk ne titull pse kaq sh i njeanshem??!!pse nuk lini prokurorine dhe gjykaten te nxjerrin perfundime po tenton komisioni partiak me gazetar te varur?ka vler jeta e njeriut pyesin deputet e nderuar....po jeta e njeriut a ka vlere ne rastin e onkollogjikut kur buxheti per barnat eshte shume her me i vogel se sa kerkesa per to???!!!!njerez te shpifur,tifoza te shpifur interesaxhinj te shpifur pjell ky popull...habitem si gazeta mund te jete kaq e njeanshme per qendrime kaq idiote?!qofshi ju qe jeni e mjer ky milet..

    Përgjigjjuni
    1. U
      Un

      Ky Sako eshte me gomar se Llapaqeni Adriatik

      Përgjigjjuni
      1. T
        ToniTR

        Jeni shume rende me keto artikuj Tema. Mos perfundoni si Shijak TV njeher e nje kohe…

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sokoli

          Ky Pano qenka nje kerric i vertete dhe komplet injorant. Pa dyshim dashakeqes qe ben aludime kot me kot fhe sajon budallalleqe pafund. Ky duhet cuar per herim pet shoifje monstruoze.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Ky Sako eshte nje trap, ben si i gjithditur.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Elirda

              Ky Soko shum tip i pshtir qe ngordh te behet i famshem, madje haet per pshitresi me Vokshin qe mir e ka qe nxefet se nuk esht grua ahahahaha

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zeni.

                Pano eshte njeriu i mones qe rrinte te collis me rjepaj dhe tit vasilevin dhe nje biznezmen nga veriu i kosoves Sllobodanka.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Indrit Hallko

                  Ahahaha batute e mire. Ndersa per Spanon e thurjes dhe çthurjes pervecse do e pysja pse priti 7 vjet te bente kallzim dhe ka paturpsin e thote qe nuk ka qene ne asnje qender dhe e kallzon pa qene nevoja ta shoh se ashtu e mesoi Sala. Se ky Spanua jetoka ne hene dhe nuk e di si dhe a sterilizohen insrumentet qe deri dje kullonin gjak dhe ndyshk. Pocaqi o Spano.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqipëtar!

                    Të gjithë duan nga “torta” Shqipëri, ta shfrytëzojnë për pasuri….nuk janë rëndësi bgjyrat, emrat, fjalët… rëndësi ka kçk ( kap ç’të kapësh nga kjo “tortë”) Torp për ata që e “rropën këtë popull” akoma më turp për ATA që “ trumpetojnë” ATA..

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gaci

                      Biiiiir o pano soko, ç'te te qaj me pare... O anetare te komisionit si ka mundesi qe merreni me nje shpifes te trashe si ky...ky bie brenda me kembet e veta...pupupu

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Ndue

                        Pano done nje dhome dyshe me Ali Hajdarin

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Estoni

                          O pano sako, të jesh deputet ashtu sikur ti doje, duhet të jesh dhe i sinqertë. Në shum jetl dhe ngjarje, fytyra eshtë treguesi i parë, nëse gënjen apo thua të vërtetën, ku ju gjithmon nëpër studio ke thënë broçkulla ku shumëzon si puna lulit dhe ti, dhe fytyra pa fytyr e jotja sot të bëri, të jesh ai që ne me të drejtë të kemi përçmuar. Ke një fytyrë shum të keqe, që e lidh me shpirtin, ku transmeton vetëm ligësi, si gjith ata që të paguan ty. Shko pyt monikën ku rregullojë fytyrën, dhe bëj dhe ti një ndërhyrje mbase ndryshon dhe shpirti. Kakanjos, debil.

                          Përgjigjjuni
                          1. m
                            mirel

                            Ketij Panos po nuk i futi nje te shkerdhyer Vokshi nuk mund te permendet e te dale nga endrrat ku e ka fut veten...

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Laku

                              Si e ul veten ata të komisionit, me këtë zhuls.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kaonia

                                Panua nga Peqini qe ben si Gjirokastrit ????????

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dino

                                  Po si mund te duroj robi nje delirant si ky panua dhe nje idiot si ai shabani sivllau i tij. U turperuan me 200 vota gjithsej dhe akoma vazhdojne bejne gam-gam si gjithollog qe din te gjitha. Dine vetem te lehin( ndjese gjithe qenve qe i krahasoj me keta letyrat) dhe nuk te kafshojn. Sa per Bana Vokshin dihet ca buce eshte varja or Ilir mos u merr me bucen e Sales se nuk ti kupton batuatat.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Ti

                                    Ky Soko duket që është njëri shpirtzi e mezi pret të marri ndonjëherë një post si shpërblim e te vjedhi sa të mos shohë nga sytë

                                    Përgjigjjuni
                                  2. F
                                    Fred

                                    Si Bana si Pano nje feçke kane...prandaj dhe ky i leshon llafet si lopa bajgen, se i pret Bana.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. f
                                      fatmiri

                                      Ky Sako eshte nje kokerr palaco qe nuk e ka shokun. Asnjehere ai nuk duhet marre seriozisht. E kam njohur dhe disa here me ka qelluar te punoj me te, eshte kokrra e debilit.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Deda

                                        Ore edhe këta e kanë të qartë që sterilizimi duhet po pse t'a bëjë kjo firma X . Se po të ishte e zenit nuk do të ndiheshin, ashtu si nuk ndihen për kullën 65 kate

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje