“Nuk u lirua asnjë simbol korrupsioni”, Manja: Amnistia ishte e butë, duhet të ishte më e gjerë

9 Maj 2024, 11:03Politika TEMA
“Nuk u lirua asnjë simbol korrupsioni”, Manja: Amnistia ishte e

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në interpelancën që u kërkua në lidhje me Amnistinë Penale, e cila hyri në fuqi pak javë më parë, deklaroi se nuk janë liruar persona të arrestuar për korrupsion.

“Amnistia është kompetencë e Kuvendit, jo e Këshillit të Ministrave apo ministrave të Drejtësisë. Ministri mban përgjegjësi politike vetëm për draftin që dorëzon, jo për ligjin që miratohet nga Kuvendi.

Ata që kanë përfituar nga amnistia dhe janë dënuar nga GJKKO për korrupsion janë shtetas të zakonshëm ose nëpunës. Asnjë prej tyre nuk është simbol korrupsioni.

Kjo amnisti, në raport me nevojat, është e butë. Do të duhet të ishte më e gjerë se sa ishte. Sot kemi ende mbi 4000 të paraburgosur. Pse u bë e domosdoshme kjo amnisti? Rritja e kostove financiare, mbipopullimi, mungesa e burimeve njerëzore...”, tha ministri.

Manja shtoi se koha mesatare e qëndrimit në paraburgim është 8,7 muaj, ndërsa vendet evropiane e kanë 5,5 muaj: “Ndërsa kostoja financiare e jona është 35,5 euro në ditë për të dënuar”.

 

1 Komente

  1. T
    Tom

    99 % e shqiptareve nuk po marin drejtesi..te hapesh nje gjyq seanca e pare te vjen mbas 5 vjetesh

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje