Basha: Amnistia penale liroi zyrtarë të korruptuar! Parlamenti i ka ditët e numëruara

9 Maj 2024, 10:10Politika TEMA
Basha: Amnistia penale liroi zyrtarë të korruptuar! Parlamenti i ka

Kreu i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar një komunikim me gazetarët, para se të futej në sallën e Kuvendit ku do të zhvillohet një interpelancë me ministrin Ulsi Manja, për amnistinë penale që u miratua pak ditë më parë.


Basha u shpreh se përmes kësaj amnistie janë liruar zyrtarë të korruptuar. Ai theksoi edhe një herë se kërkon që të bëhet veting për politikanët.

“Ndryshime ligjore për të vështirësuar punën e SPAK dhe për të ndihmuar zyrtarët e korruptuar t’i shpëtojnë.

Këtë përkushtim që kemi do ta çojmë deri në fund. Ky parlament ditët i ka të numëruara.

Propozimi ynë për ligjin për vetingun e politikanëve, i ndan fjalët nga veprat”, tha Basha.

2 Komente

  1. L
    Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

    o lyl,a e di qe je kot,ik ne hollande harxho paret e shijo jeten,dhe ngrij nje bust kriminelit sali,ashtu sic duhet ti ngrej saliu,enverit

    Përgjigjjuni
    1. s
      shpiragu

      Ooooo Bash si largpames qe je ne ditet e numuruara te parlamentit dil e na kendo hymnin e flamurit o tu befsha se e qane fare,apo nuk ke dhe ze te bukur QERRATA.Mos harro te shpaloses dhe fantazit e tua,pas pasionit per makinat ,na fol per notin, vrapin ,po deshe edhe per kercimin se gjati e se larti.Per te gjitha keto brockulla qe nxjer nga goja ,veri ne programin e PD per te arthmen e SHQIPERIS ,se fitoren e ke ne tavolin ,kjo eshte endrra jote me e bukur.Mendo vetem per nje cast te jesh K Minister me keto prralla qe ke filluar dhe na i shpalos si strategji per te arthmen e vendit, ku do qe shkon dhe flet.ULU dhe me bashk puntoret e tu perpiloni PROGRAMIN per te arthmen.MJAFT akuzuat njeri tjetrin si te SHITUR te RAMA, se u bete bajat dhe po humbisni ate pak besim qe ju ka ngel para SHQIPTAREVE.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje