Rama takohet më 12 maj me emigrantët në Greqi, SYRIZA: Veprim provokues në 1 vjetorin e arrestimit të Belerit!

8 Maj 2024, 20:40Politika TEMA
Rama takohet më 12 maj me emigrantët në Greqi, SYRIZA: Veprim

Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë ne Athinë ka nxitur reagime në Greqi. I ashpër ka qenë qëndrimi i partisë opozitare SYRIZA, e cila e quan provokim vizitën e Ramës pasi përkon me 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, ndërsa për këtë ai akuzon edhe qeverinë e Kyriakos Mitsotakis.

SYRIZA akuzon Mitsotakis se e përdor pakicën greke si mjet për përfitime të vogla partiake dhe se politika e jashtme e Mitsotakis është e rrezikshme për interesat kombëtare:

“Vizita e paralajmëruar e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Greqi, në datën e përvjetorit të paraburgimit të Fredi Belerit, është një veprim provokues, i cili nxjerr në pah mungesën e një politike koherente për Ballkanin Perëndimor nga Qeveria e Mitsotakis

Nënvizon zgjedhjet e tij komunikuese të deritanishme, të cilat dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe, nuk nxjerrin në pah realisht çështjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe nuk mbrojnë efektivisht të drejtat e minoritetit etnik grek në Shqipëri. Të drejtat që rrjedhin si nga e drejta ndërkombëtare ashtu edhe nga ajo komunitare, veçanërisht duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit.

Qeveria Mitsotakis, siç u pa edhe në periudhën parazgjedhore, e trajton pakicën etnike greke si mjet për përfitime të vogla partiake. Edhe një herë në pak 24 orë, vërtetohet se sa e rrezikshme është politika e jashtme e Mitsotakis për interesat kombëtare”.

3 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Shqiptaret ne Greqi do jene shume krenar per ate qe po ben Kryeministri Shqiperise. Mblidhuni sa me shume, ti tregoni Qeverise Greke forcen e Shqiptareve atje.

    Përgjigjjuni
    1. s
      shkupi

      e gjithe bota e dine qe Bejleri eshte vrases se jashteqitje shqiptare i vetshpallur greqirje dhe eshte terrorist mercenar i agimit te kArt? Tani perse nuk ngrihen shqiptret e tu qijne gjithe cfare kane greqirve endacak qe enden andej neper laberi? erse nuk ngriheni e tu qini gjithe cafre kane Rames Metes e Berishes? Po coni Shqiperine per lesh, o hajdute e simpatizant te hajdutve bashk.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Li

        Sa të ndyr qe jan. Po ç’lidhje ka misioni i Kryeministrit me Brekdhjerin. Bobo na i kan shpifur me keq se me kaçifen. Po per ne Itali, Angli qe do shkoj KM per të 40-tat e Brekdhjerit do shkojë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje