Kronika e munguar nga SPAK

8 Maj 2024, 18:30Politika TEMA
Kronika e munguar nga SPAK

Nga Ylli Pata

Problemi më i madh i hetimeve të prokurorisë speciale është thjesht kronika e ngjarjeve. Në mënyrë frenetike na thuhet çdo natë se kur do arrestohet njëri e sa herë ka shkuar në tualet tjetri, veçse një gjë mungon. Zbardhja e dosjeve zyrtare që kanë shkuar në gjykatë.

Kjo u pa që me dosjen ndaj Sali Berishës. Ndaj të cilit, pa pikë turpi ka drejtues emisionesh që thonë nuk ka prova ndaj tij. Pa pikë turpi. Këta VIP-a nuk kanë zbardhur as dosjen 200 faqese të Gjykatës Speciale për masën paraprake. Ku ka kaq argumente sa mund të mbahet një javë emision. Nuk i kanë dhënë, nuk i japin, por përsërisin se nuk ka prova.

Dosja e klubit Partizani është aq e pasur, sa mund të nxjerrësh material për të mbajtur dy javë emisione, e nga ana tjetër të tërrasësh anën tjetër për ta kundërshtuar. Por nuk ndodh, shumica e atyre që dalin në panele ose nuk i kanë lexuar ose nuk duan t’i lexojnë dosjet.

Leximin e bëjnë sipas shefave politikë. Në fakt nuk se ka ndodhur ndonjë përballe për një dosje. Përveç pretencave kur i intereson ndonjë televizioni, apo mbrojtjeve kur i intereson një tjetri.

Një media nuk mund të jetë gjykatë, e nuk e zëvendëson asnjëherë atë, por mirë do të ishte që përpara se çështja të shkonte në gjyq të njihet nga njerëzit. Por në fakt televizionet e mëdha nuk kanë dhënë asnjëherë një hapësirë për këtë. Ka ende “analistë” që thonë që nuk ka prova se 17 kullat e ndërtuara në territorin e klubit Partizani implikojnë Sali Berishën. Po kë implikojnë? Edi Ramën? Si thotë Berisha vetë?

Argumenti këtu duhet të jetë aq mund të bënte dhëndri i Sali Berishës 17 kulla nëse vjehrri i tij nuk do të ishte kryeministër? A do t’i bënte?! Ore pse nuk i përgjigjet kush kësaj pyetje, pastaj të veshim bluzat të gjithë! E ka bërë Taulant Balla denoncimin? Po mirë, a do i bënte 17 kulla Jamarbër Malltezi nëse nuk do të kishte babaiin e gruas në krye të qeverisë? A do t’i bënte? Kjo është kryepyetja që i shmangen të gjithë, qoftë duke vënë palët përballë.

Se në fakt, logjika e do që të diskutohet për çështjet e hapura, e jo për ato që në mend mund të hapen. Sot Sali Berisha është në arrest shtëpie se nuk ka pranuar detyrimin e paraqitjes, e nuk ka shkuar në prokurori. Ka dahsur të viktimizohet vetë. Sa fitoi sa humbi është tjetër çështje. Po cila është dosja Berisha? Askush nuk e thotë përveç disa mediave si TemA apo të tjera që kanë dhënë akses aq sa mundet në 200 faqëshin e madh të vendimit të GJKKO.

Problemi është se nuk kemi kronikanë po siniptikanë.

9 Komente

  1. K
    Kolegu i SPAK-ut

    Ka nga ata të ashtuquajtur analistë që thonë që nuk ka asnjë provë për Lali fikun beqen etj pa pikë turpi

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rabid Left

      SPAKU me Dumakun na kujton Llakun nga Gramshi, lol

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lenci

      Pergjigjen ketij shkrimi medioker si vete Pata ka ka dhene prokuroria qe nuk ka ngritur dot akuze dhe e mban tjetrin ne arrest pa aluzen zyrtare!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Ore lenci, po si more qenka pa akuzë sali kërma!!?? Saliu është në arrest shtëpie sepse NUK IU BIND vendimit të gjykatës për detyrim paraqitje. Për dosjet prit se nuk ke parë gjë akoma, bëj durim.

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zagali

        Shume bukur e ka thene autori i ketij shkrimi se, "medat nuk jane gjykate". Kjo eshte e vertete,por ne njerzt shkojm emisionet e televizionet e Saliiut fillojn e thon mbroçkulla. Edhe protesta nuk eshte gjykate,ku del Belind Krriçi gerthet e çirret,te japin dorheqie Erion Veliaj se ka vjedhur. Cfare eshte Belind Krriçi,prokuror? Eshte nje hiç dhe nuk ka te drejte te jap vendime per shkarkmin e Erion Velis. Belind Krriiçi t'i haj koqen e mutit Velis se eshte shume punetor dhe i zoti te drejtoi bashkine e Tiranes.

        Përgjigjjuni
        1. S
          SPAKU i biri i Spartakut te Trojes.

          prit se nuk ke pare gje akoma! Ne hetim jane gjysma e funksionareve te bashkise se Tirones. Spaku e kap lepnin me qere. Mo u merzit lali, pa jua sekuestruar pasurite qe keni bo me taksat tona mos na thencin SPAK!

          Përgjigjjuni
        2. O
          O lleshi

          Me mallengjeve sa te dhan thoni shtoni hajdutet i dim dhe zagaret si puna jote fak.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiperia po ecen, bravo!

            Gazetar me integritet! 200 faqe dosje per nongraten e mbajne ate ne Kat te 8 duke llap perdit nga gjysem ore per 29 persona! Shqiperia eshte e shqiptareve! Politika eshte ...per asgje. Drejtesia eshte per te sheruar shqiptaret!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dauti

              Njerez si ky Pata dhe patronazhstet Dakord e Zagali me kujtojne kohen e komunizmit. Cfare thonte Enveri te gjithe kalonin ne orgazem. Edhe sot per Ramen...Asnje fjale per inceneratoret. Asnje fjale per PPP. Asnje fjale per investitoret strategjike. Asnje fjale qe Rama po bllokon SPAKU-n me veprimet e fundit. Vetem rrofte Rama, Rama! Mero, ti je i zgjuar. Mos perkrah Ramen se ai e mbushi kupen. Deri sot e kane mbajtur amerikanet. Por cdo gje ka kufi. Amerikanet edhe do e heqin.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje