Rezoluta anti-korrupsion e prezantuar nga Rama, reagon ambasada e SHBA

8 Maj 2024, 15:01Politika TEMA
Rezoluta anti-korrupsion e prezantuar nga Rama, reagon ambasada e SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar për Top Channel lidhur me draft rezolutën e paraqitur një ditë më parë nga kryeministri Rama për qeverisjen e mire dhe anti-korrupsionin si dhe ftesën që i bëri opozitës për ta votuar në Kuvend.


Ambasada e SHBA e cilëson propozimin si premtues si dhe nxit pjesëmarrjen e shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e vendit.

''Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues.

Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike.

Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues”, thuhet në reagim.

3 Komente

  1. m
    mut mutersh

    kta jane ca plehra qe paguhen nga nje perbindesh. kembet ne krah dhe ikni sa me pare o popull se kte vend e mori muti

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fukaraji

      Ti qe bene thirrje per largimin nga vendi je nje antishqipetar qofsh shqipfoles apo shqiptar, politika duhet te bashkepunoje ne permiresimin e qeverisjes se vendit dhe mbarevatjes se jetes .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Druni

        M...m... je vetë!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje