Rezoluta e PS, Alibeaj: Synim të ndërhyhet në Reformën në Drejtësi

8 Maj 2024, 13:45Politika TEMA
Rezoluta e PS, Alibeaj: Synim të ndërhyhet në Reformën

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj po mban një konferencë për shtyp së bashku me përfaqësuesin ligjor të PD, Rezart Kthupi. 

Alibeaj thotë se propozimi i PS-së për një Komision të Posaçëm me opozitën, synon që të ndërhyjë në Reformën në Drejtësi.

''Tashmë publiku u njoh me projekt rezolutën që u hodh në mejdanin e politikës. Për të hedhur pak dritë çfarë ajo përmban, po përdor të njëjtën shprehje që përdora një muaj më parë “Djalli fshihet në detaje”.

Kemi arritur të ekstraktojmë elementë të rëndësishëm në rezolutë që përbëjnë thelbin e saj. Si psh:
Palët garantojnë pakthyeshmërinë e Reformës së Drejtësi. Fuqizimin e paanësisë së gjyqësorit.

Me fjalë të tjera, synimi i deklaruar është të ndërhyhet në Reformën në Drejtësi nëpërmjet Parlamentit.


Nuk e fshehin teksa në pikën 8 thonë që për këtë synim do të ngrihet një komision i përhershëm parlamentar. I hetuari kërkon të ndryshojë rregullat e atij që heton. Do ta bëjë duke përfshirë Kuvendin”, tha Alibeaj.

 

4 Komente

  1. D
    Demokrati

    O trapi i PD nuk vini ne pushtet me keto perralla ,nuk i ha me njeri ,se populli i shef çfare po bejne socialistet ,qytetet te ridertuara ,shtepi falas per te demtuarit e termetit ,gjykates te perjashtruar nga drejtesi si dhe prokurore ,te arestuar bashkiake ,ministra ,te PS . ku eshte kapja e drejtesise nga Rama . prandaj dhe sondazhet ju çojne me 5% , beni opozite tamam qe demokratet e ndershem tju mbeshtesin ,

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alibasha

      Alibe! Amerikanët mendojnë ndryshe! Thellohu, Alibe!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        O o alibashe e degjove Ambasaden Amerikane se çfar thote ? Si sju vjen turp qe dignità dhe flisni kodra mbas bregut more te pa udhe ,ju jeni me antishqiptaret ne vend.Mos u lodhni kot populli ju njeh se kush jeni ,nuk vini dote ne pushtet .Edhe SPAKU do nje kontroll sepse ata nuk rane nga qielli,jane po ata qe gjykuan 21 Janarin ,Gerdecin ,rrugen e kombit ,shitjen e detit ,l'originale me rublat ruse. Ju jeni shkaterimtaret dhe tradhetaret e ketij kombi .

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          NGA ANET TONA I THONE. .......(...JU DUHENI QIRE LOPTHI.....).......MORE HAJVAN MUND TE SHKOSH NE KOMISION DHE PO QE SE NUK TE PELQEN REZOLUTA MUND TE MOS BIESH DAKORT......POR ASHTU SI DHE NE REFORMEN ZGJEDHORE TI JE NJE HAJVAN QE I PARAGJYKON GJERAT PER TE BERE SI DAJA ISA TOSKA.......KRIMINEL GJAKFTOFTE.........

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje