Rezoluta kundër korrupsionit, Gogu ftesë opozitës t’i bashkohet: Qëllimi që ka

8 Maj 2024, 10:47Politika TEMA
Rezoluta kundër korrupsionit, Gogu ftesë opozitës t’i

Partia Socialiste ka propozuar një draftrezolutë për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, deputeti socialist Toni Gogu, i bëri thirrje opozitës shqiptare që të bëhet pjesë e kësaj nisme.

Gogu theksoi se projekti kundër korrupsionit është një projekt mbarëkombëtar dhe ndaj është e nevojshme që të marrin pjesë sa më shumë shqiptarë duke përfshirë dhe opozitën.

Deputeti socialist theksoi se nuk do të jetë politika që do ta analizojë se ku çalon sistemi i drejtësisë, por do të jetë vetë gjyqësori që do ta bëjë atë.

“Kemi një ftesë për opozitën shqiptare, sepse dhe reformën në drejtësi me Saliun e bëmë ne, se dëgjova këtu që thanë se “këta i thanë që janë të zinj dhe si i zgjasin dorën e konsensusit.

Ky është projekt mbarëkombëtar dhe ndaj ne duam që sa më shumë shqiptarë të bëhen pjesë e tij. PS e nisi reformën e drejtësisë e vetme që në 2019 dhe kërkonte Paktin Kombëtar për Drejtësinë.

Kjo është në analet e historisë. Që Partia Socialiste është e vetme në reformën në drejtësi, kjo është e qartë se na lanë të vetëm rrugës, njëri maj penxheres dhe tjetri në maj të hekurave dhe e dini çfarë mirë thonë.

Ne jemi gojë-kyçur, nuk anatemojmë në darkë dhe të puthemi në mëngjes. PS u bën ftesën të gjithë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Nuk e dimë ne ku çalon gjyqësori, do ta analizojë vetë gjyqësori atë”, tha Gogu.

5 Komente

  1. Q
    QEVERI HAJDUTE.POPULL MERR HAK .

    BENI RRUGEN E NDROQIT, OR PLEHRA .

    Përgjigjjuni
    1. d
      dada

      Ke shume te drejte

      Përgjigjjuni
    2. R
      Rilindas i vjetër

      Ik ore çfarë kërkoni ju ,, Ndimoni SPAK LERENI TË PUNOJ ,, Ju do bëni rezolutë dhe do kontrolloni korrupsionin ,,ku ju jeni vetë krye hajdutët

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lali Flow

        Muti i thote kakes bashkohu.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Celo

          Nuk luftohet korrupsioni me ligje apo ashpersim ligjesh,eshte e kote,ligji ka ne baze element in ndeshkimor dmth FRIKEN,nuk do te hyme ne BE si dele te trembura,por si qytetare dinjitoze qe e respektojne ligjin si zgjedhe ndaj qyteterimit,dhe Jo NGA Frika,ligjet aty Kane qene dhe do te jene,nuk te thot askush vidh me ligj.Korrupsioni luftohet me mirqenie,Ekonomi tregu real ,Jo tregu te asfiksuar NGA oligarke dhe monopole qe gjenerojne gjithmone pabarazi shoqerore,dhe nese ka korrupsioni, ky eshte korrupsioni me I madh me shtetin spectator,Ai ku njerezit vidhen perdite ne menyren sistematike me ane te cmimeve abuzive ,duke filluar NGA buka e gojes,konkurence e drejte ,fuqizim I ekonomise,PRODHUESE ,qe te gjeneroje prodhim te shtuar ne vend,qe njerezit te punojne e ti kene duart plot ,pa e pare tjetrn NGA duart ,Pra Jepini Pune njerezve,Jepini dinjitet,mo's I beni te lepihen ne b.... E politikes per nje thes me miell,por te mesohen me konceptin qe puna eshte e drejte,qe u takon.Ajo te siguron mirqenie te barabarte me ate te cdo qytetarit ne BE,te mundeson te jetosh vet shume mire dhe te kujdeseh per Vehte edhe per femijet pa dhimbje koke,dhe ne rast se fatin e ke kundra eshte pastaj Shoqeria qe te ndihmon dhe Shteti te behet krahe,perndryshe ta dini qe korrupsioni eshte pasqyre 360 grade e stadit ku ndodhet Shqiperia

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje