“Kanë mbërritur letërporosi nga disa shtete”, gazetarja: SPAK po heton çdo pasuri të Metës dhe Kryemadhit

8 Maj 2024, 13:58Politika TEMA
“Kanë mbërritur letërporosi nga disa shtete”,

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet e fundit në strukturën e posaçme anti-korrupsion dhe hetimet që po kryhen ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.


E ftuar në “Breaking” në Top News, Lala shpjegoi se prokurorët e SPAK nuk regjistrojnë emrin e personit nën hetim por çështjen për të cilën hetojnë, për shkak se kështu fitojnë më shumë kohë në dispozicion për hetim.

“SPAK regjistron veprën penale jo emrin e personit në hetim. Duke e bërë këtë ka afat disa vite sepse nuk e ka të individualizuar veprën penale.

Deri tani ka qenë nën hetim roli i Ilir Metës. Ata shfrytëzojnë këtë mundësi që u jep ligji sepse në momentin që regjistrojnë një emër të një politikani kanë afat të kufizuar hetimi, maksimumi 1 vit”– u shpreh Lala.

Ndër të tjera, ajo zbuloi se për hetimin e Metës dhe Kryemadhit, ka një dosje voluminoze dhe janë dërguar disa letërporosi në vende të ndryshme, disa prej të cilave kanë kthyer përgjigjie.

“Është kërkuar informacion me letër porosi në Vjenë, Pragë, në Britaninë e Madhe. Disa prej letër porosive kanë mbërritur. Është kërkuar informacion për kontratat lobuese në SHBA, janë pyetur dhjetëra dëshmitarë, është pyetur vetë Meta e Kryemadhi. Kjo çështje voluminoze kërkon kohën e vetë”- shtoi ajo.

Gazetarja theksoi se Meta nuk po hetohet vetëm për aferën “CEZ-DIA” por edhe për pasurinë e tij dhe të familjarëve të tij për të provuar nëse është ndërtuar nëpërmjet burimeve të ligjshme.

“Meta-Kryemadhi nuk ka mbetur vetëm tek CEZ-DIA por po hetohen të gjitha pasuritë e përbashkëta të çiftit. Këtu flasim për të gjitha pasuritë që kanë ata apo njerëzit e tyre të afërm.

Po bëhen hetimet për të gjetur nëse kjo pasuri justifikohet apo jo me burime të ligjshme. Patjetër që Meta dhe Kryemadhi do mbrohen në mënyrat e tyre sepse janë politikanë”- përfundoi gazetarja.

13 Komente

  1. M
    Mafia.

    Gazetarja eshte njeri naiv. Ky naivitet vjen si rezultat i mungeses se eksperiences ne hajdutlleqe. Ajo flet per ato qe duken por nuk i vete mendja per ato qe nuk duken. Pasuiria e Ilirit me shume eshte groposur nen toke se sa eshte investuar ne emer te njerzve te Ilirit dhe kjo per nje arsye te thjeshte: Florir i zhytur ne "varr" nuk humb as vleren dhe as cilesine. Gazetarja flet per surratin e Ilirit sipas fotografive te tij, por nuk flet per surratin e vertete te Ilirit. Ajo flet per ate pjese te floririt qe ai ka ekspozuar duke bere llogarite edhe per ta justifikuar, por nuk flet per ate pjese te floririt i zhytur ne minerat e Zimbavese apo ne Krabe, mbas "Gurit te Kuq"...Eshte aq shume flori i vjedhur sa me mire eshte qe Ilirit ti jepet e drejta qe ta investoje kete pasuri per te miren tone se sa ta mbaje te fshehur. Mendoj se duhet te behet nje amnisti per hadutet sic u be per investitoret. Saliu vodhi tere tokat dhe pasurite dhe Rama i legalizoi ne emer te investimeve per hir te mireqenies sone. Po keshtu duhet bere edhe per floririn e vjedhur sepse eshte ne interes tonin. Faleminderit.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali hajduti ne Burg!

      "në interesin tonë", po mirë mor zotni mund të më shpjegosh se cfarë do të përfitojmë unë e ti?

      Përgjigjjuni
    2. c
      ce

      Kurse Nafije dybeku i leshelise flitet se ka fshehur pasurine e saj tek haremi i Jales se kishte ndermend te zgjeronte haremin dhe te vinin dhe lristat e Bojjen Abaz mustaqemiut te vetcvendosjes nga Kosova dhe ta kthente kampingun me te degjeneruar te planetit ne nje bordello nderkombetare nen drejtimin e sharebajgave Floida kerpacja dhe Elona guri turikali i leshelise dru me pre.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti

        I. Meta ka dhe djalin e tezes ne Suedi, mos harroni

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Te dhjefsha mu ne Spak e mu ne drejtesi! Ne cdo vend tjeter te botes, keto qelbesira do ishin ekzekutuar. Ne Shqiperi vazhdojne te tallen bythen me drsjtesine

          Përgjigjjuni
          1. s
            sa per saktesi

            Pra kane mberritur pergjigjet leter porosite nga ato shtetet pasi Prokuroria u ka kerkuar informacion me leter porosi atyre shteteve per te kaluaren e Likes...Se per sa vidhet aktualisht Prokuroria eshte ne bashkepunim me kolegun ne Bashkine Tirane e nuk ka nevoje per ato, leterporosite!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patronazhist

              Kot ushqeni shpresën se do gjeni diçka të "pa ligjshme" nga pasuritë e çiftit meta-kryemadhi!. Çdo qindarkë e vjedhur është investuar në biznese dhe pasuri, në miniera, ndërtim, fabrika,çentrale, turizëm, bujqësi etj.në emër të militantve besnik dhe me marrveshje mafioze mes palëve!.

              Përgjigjjuni
              1. e
                emigranti

                dakort SPAK po punon ,po gjykata cfare po ben po fle gjume

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Julio

                  Po këto u bën telenovela, qefin qeder spo e rrujn. SPAK dështoi me njeriun më të korruptuar që ka parë historia shqiptare.

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    lexuesi

                    Ku ti erkoj rrenjet e tua Ilir, ti shtrihesh si nje trap madheshtor, Per korupsion edhe vjedhje , Emri jot permendet ne cdo oborr. Ku ti kerkoj rrenjet e tua demokraci. tek Saliu apo tek ky ditezi. Qe te dy pjelle e ketij sistemi qe shqipetareve iu shit si flori.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      RAIFI

                      Nuk them se Iliri është fajtor ose jo fajtor këtë duhet ta thot Gjykata me Akt gjykim të plotfuqishëm.Interesant i vetmi vend në bot ku hetimet,gjykimin por edhe dënimin, sipas dëshirës së pushtetit e bënë opinioni,gazetat,portalet ,televizionet e halabak të tjerë.Qeshet bota me "demokracinë"shqiptare.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        RAIFI

                        Nuk them se Iliri është fajtor ose jo fajtor këtë duhet ta thot Gjykata me Akt gjykim të plotfuqishëm.Interesant i vetmi vend në bot ku hetimet,gjykimin por edhe dënimin, sipas dëshirës së pushtetit e bënë opinioni,gazetat,portalet ,televizionet e halabak të tjerë.Qeshet bota me "demokracinë"shqiptare.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          RAIFI

                          Nuk them se Iliri është fajtor ose jo fajtor këtë duhet ta thot Gjykata me Akt gjykim të plotfuqishëm.Interesant i vetmi vend në bot ku hetimet,gjykimin por edhe dënimin, sipas dëshirës së pushtetit e bënë opinioni,gazetat,portalet ,televizionet e halabak të tjerë.Qeshet bota me "demokracinë"shqiptare.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje