Propozimi i Rama për ngritjen e një komisioni për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionit është përshëndetur nga Ambasada amerikane, por në opozitë janë ende të paqartë se ç'është ky komision dhe çfarë reformash do të thellojë. I pyetur për propozimin e Ramës, Gazment Bardhi ngurroi të japë një përgjigje për propozimin e kryeministrit.
“Së pari nuk i përgjigjem asnjë ftese të zotit Rama, kur të jetë çështje e Kuvendit të Shqipërisë, do keni qëndrimin e grupit parlamentar të PD”, tha Gazment Bardhi.
Deputeti tha më tej se opozita nuk e ka penguar asnjëherë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por i duhet më shumë informacion për të kuptuar se çfarë është komisioni që propozoi Rama.
“Është folur që do të ngrihet një komision i posaçëm, që ne nuk e dimë se çfarë është ky komision. Grupi jonë parlamentar nuk e ka parë dhe nuk e ka vlerësuar kështu që nuk mund të ketë një qëndrim.
Meqë zotëria foli për Shqipërinë në BE, në 11 vite opozitë më konsturktive, sa i përket ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit europian, Shqipëria nuk ka patur. Do bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të afruar integrimin e Shqipërisë”, tha Bardhi.
“Qeveria teknike para zgjedhjeve ka qenë e vazhdueshme para zgjedhjeve. Raportet e OSBE-ODIHR flasin për keqpërdorim të burimeve shtetërore para zgjedhjeve. E gjithë kjo situatë krijon mungesë barazie mes palëve në zgjedhje dhe e vetmja formë për të garantuar barazi do ishte një qeveri teknike jashtë kontrollit të palëve në proces zgjedhor”, shtoi ai.
O Gazmenda, që ta kuptosh në gjuhën e LGTB-ve, gjuhë të cilën ti e di mirë, Ky është një komision që opozitës dhe koorupsiomit, i heq edhe brekët, duke i nxjerrë CULLAK, apo siç i thonë këtej nga rrethinat e Tiranës, i nxjerr LE NONE (lakuriq si i ka bërë e ëma).
per sqarime te metejshme mund te konsultohesh me krricin e faro pace pilafit me 2 gishta lart si dhe me juristen e plepave shpifaraken me te madhe te planetit Adriana nockederren me gojen hapur duke pritur glacen nga sorrat ne katin e 8t te Imam haxhi dede sali dumbabes me 40 hajdute.
Ku ka tru Bardhi me çapaçulat e tij te kuptojn per ato qe flet kryeministri Rama.Jane tekahyta.