Miratohet plani hetimor i Partisë Socialiste për “Tims-in”, Rama nuk është në listën e dëshmitarëve

8 Maj 2024, 15:44Politika TEMA
Miratohet plani hetimor i Partisë Socialiste për

Komisioni Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS ka votuar pas shumë orësh Planin Hetimor. Me votat edhe të përfaqësuesve të opozitës, përjashto deputetin Asllan Dogjani, është votuar Plani Hetimor i ekspertes së propozuat nga Partia Socialiste, Vjosa Bodo.

Ky Plan Hetimor nuk parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Po kështu nuk do të ketë ekspertim të vendit të ngjarjes e as nuk do të thirren ekspertë nga gjykata sikundër kishte propozuar opozita.

Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor. Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.

 

 

1 Komente

  1. N
    Nexhi

    Po pse perjashtohet ed rama skuptoj çeshte ky jashte ligjit???? Ky i bo tgjitha mashtrues hedh shkembinj e fshehet. Jazik njeri.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje