Komisionit Hetimor parlamentar për ndërhyrjet e pretenduara në sistemin TIMS iu deshën më shumë se tre orë për të miratuar dëshmitarët e propozuar nga ekspertët.
Debatet prodhuan dy ndërprerje të kërkuara nga anëtarët socialist të cilët më pas rrëzuan propozimet e ekspertëve për të dëshmuar në këtë komision kryeministri Edi Rama dhe ish- ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi.
Pavarësisht këtyre debateve, ky komision hetimor, ndryshe nga ai shëndetësisë, avancoi duke miratuar planin e punës.
Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor.
Dëshmitarët:
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku, drejtori i AMP, Florian Sulejmani, ish-drejtori i AMP Ardi Veliu, Saimir Boshnjaku, Zef Laska,, Neritan Nallbati, Dorjan Tola, Ervina Gjana, Besjon Tanuzi, Enri Ndoni, Ardit Muca, Besnik Dervishi dhe Vlora Hyseni.
Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.
Po u thirr Rama duhet te thi edhe Meta se ka qene president .Mania e këtyre njerezve te përdorin çdo gje per politike,sepse kjo çeshtje ështe ne dore te SPAK UT por mjafton t'a bejne Ramen dhe ministrin te jape llogari para Sali anijes medemek i ulem kur ata nuk kane dijeni per çështjen se te dy jane politike.Aty mjaftojnë specialistët dhe shefat e tyre.