Rezoluta e PS dhe ftesa për opozitën, Minxhozi: Është pozitive për bashkëpunimin e politikës

8 Maj 2024, 20:50Politika TEMA
Rezoluta e PS dhe ftesa për opozitën, Minxhozi: Është

Kryeministri Edi Rama, të martën u shpreh se nuk do bëhet mburojë për askënd, i cili detyrën zyrtare e përdor për qëllime personale.

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në News Line u shpreh se u duk qartë se shefi i qeverisë nuk do t’i dalë në mbrojtje askujt, i cili është futur në atë që analisti e cilësoi si “drapri i drejtësisë së re”.

“Kryeministri siç ne e pamë, dëshiroi dhe theksoi edhe njëherë se partia, qeveria dhe ai vetë nuk do bëhen strehë e zyrtarëve që gjatë rrugës do të përfshihen në draprin e drejtësisë së re”, theksoi ai.

Ai u shpreh se në përgjegjësia politike është e gjithë grupit dhe kjo barrë nuk mund të lidhet me një individ.

“Përgjegjësia penale është përgjegjësi personale, përgjegjësia politike është e grupit.

Lidhur me ftesën që kryeministri Edi Rama bëri ndaj opozitës për zbutjen e toneve dhe për të punuar së bashku për aspiratën evropiane të Shqipërisë, Minxhozi tha se kjo është frymë pozitive sa i takon bashkëpunimit mes palëve.

“Kjo rezolutë ka disa shtresëzime. Së pari jemi në pragun e një viti elektoral. Është pozitive për bashkëpunimin e politikës. Ju, siç ju e vutë në dukje ka pasur një reagim të ndërkombëtarëve, që është arbitri i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm i një nisme të tillë.

Duket si projekt, i cili me mbështetjen e ndërkombëtareve, ka gjasa që do bëjë një copë rrugë. Duhet të shohim se çfarë formë do të marrë projekti. Do shohim se si mozaiku opozitar do të reagojë ndaj saj”, tha ai.

2 Komente

  1. R
    Real

    Si nuk u lodhe duke bere by:: e lepirje per pushtetin hajdut te ripjelljes, more d::: do : c

    Përgjigjjuni
    1. I
      Indinjata

      Minxhoz : Ja thu por kujt ja thu nuk e kuptoj? Sa opozita ta kuptoj se ku qendron kjo thirrje Edi Rama e ka fituar edhe mandatin e trete dhe gjithecka do filloje nga e para.Po nuk doli nje force e re ne krahun e djathte me program dhe vizion te qarte Edi Rama do nderoje bote ne pushtet .E djathta duhet te shkeputet nga kjo bande destruktive ku shoqeria eshte me perpara ketyre hajduteve dhe vrastareve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje