"O Flamur, a të ka vajtur mendja të largohesh?!" - Noka: Jemi me mision, kur të bjerë regjimi, mund të ikim edhe ne...

29 Janar 2026, 22:50Politika TEMA
"O Flamur, a të ka vajtur mendja të largohesh?!" - Noka:

Flamur Noka, ka përjashtuar kategorikisht largimin nga Partia Demokratike të tij dhe të lidershipit aktual, pa rënë "regjimi i Edi Ramës". 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Noka u pyet nga Ylli Rakipi lidhur me përgjegjësitë e opozitës, por deklaroi se janë "misionarë" ndaj nuk mund të lënë betejën, kështuqë pa ikur Rama nuk largohet askush nga PD. 

Ylli Rakipi: Doktori deklaroi se jeni në kilometrin e fundit për rrëzimin e Ramës. Na sqaroni dot sa më thjeshtë, çfarë kërkon konkretisht opozita dhe si arrihen këto gjëra që premtoi doktori?

Flamur Noka: Opozita dhe shqiptarët kanë kaq kohë që kërkojnë të qeverisen nga një qeveri dinjitoze e pa zhytur në krim dhe korrupsion, nga një qeveri që ti çojë drejt Evropës.
Mos harro, shqiptarët që vërshuan në Bulevard, janë populli që kërkon zgjidhje politike, sepse jemi i vetmi narko-shtet në Europë. Ky narko shtet është krijuar nga Rilindja dhe Rama. Shqiptarët janë populli më i vjedhur në Evropë. E gjithë ajo që kemi parë në këto dy protesta dhe revolta, është thjesht pasqyrë e irritimit të qytetarëve, ngaqë ndihen të gjithë të vjedhur, të nëpërkëmbur, të pasigurtë dhe kanë dalë të protestojnë sepse refuzojnë të jetë Shqipëria narko-shtet. Dosja Rama-Balluku dhe tuneli i Llogarasë tregon se Shqipëria qeveriset nga kusarë. A është Shqipëria narko shtet? A ka kartele? Vetëm përmendi Gys Agasin, Troplinët Suel Çelët, Xhabaftët, të gjithë do të thonë po. 
A mund të vijohet më këshut? Ky narko-shtet, kjo mafie dhe kjo bandë, ka marrë peng shtetin, jo thjesht pushtetin. Duke marrë peng shtetin, kjo bandë, sot disponojnë të dhënat tona, bankare, të dhënat e TIMS, kërkojnë edhe tenderin e kamerave të dinë ku lëvizim. Kjo besoj është e mjëftueshme, një plus në irritimin popullor. Ka shkuar nga protesta e datës 24, deri te revolta që do të bëjmë shpejt, je i vetmi vend që ke dënim me burg në parkim. Ka bllokuar rrotacionin.

Ylli Rakipi: Ti përshembull të ka shkuar mendja që mund të mos jesh në PD? Një herë të vetme në kokë, të ka shkuar?

Flamur Noka: Do të më shkojë në mendje, ditën që do të largojmë regjimin dhe Shqipëria do të ketë demokraci. Deri atë ditë e ndjejmë veten me mision dhe misionarë, për të rrëzuar regjimin.

Ylli Rakipi: Të gjithë me mision, përveç doktorit? Rëndë situata…

Flamur Noka: Unë ju kuptoj që keni me merak të merreni me PD-në. Një pyetje duhet ti ngremë vetes tonë dhe opinionit, a është Shqipëria narko shtet?

Ylli Rakipi: Jo. Një million kusure ka por jo narko shtet.

Flamur Noka: A plackit qeveria? A është bllokuar rotacioni politik për shkak se shteti dhe krimi organizuar, kartelet, VKM, bllokojnë votën?

Ylli Rakipi: Po pse nuk rrëzohet me gjithë këto gjëra që thua ti? Se ne nuk e rrëzojmë dot. Po ti si do ta rrëzosh?

Flamur Noka: Një keqqeverisje si kjo nuk ka patur kurrë. Ne jemi dëshmitarë të gjithë, që që nga 2013, deri në vitin 2025, në cdo palë zgjedhje në Shqipëri ka patur vetëm rritje të cmimit të votës. Mos harro që në zgjedhjet e pjesshme lokale në Korcë, vota ishte 20 euro dhe e ka denoncuar Sokol olldashi. Në Dibër vajti vota 50 euro, u panë përfshirja e segmenteve shtetërore. Vazhdoi në zgjedhje të tjera, vota vajti 100 euro. Në 2025, ka shkuar 500 euro. 

12 Komente

  1. U
    UDB Noka

    Iiiiiiii me rrahen ushtaret serbet dhe firmosa te jem spiune i UDB..... Me Bufin komunist me Bardhen , me loqe e Paloqe me Ludovikun me trapin e Fahri pordhes apo dhendrin socialist magjyp Kerriçi me ty haaaaaa nuk ju voton kush . Largohuni..

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maxi B

      Cfar misioni, ju vetem mbani Ramen

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aleksander Thana

        Spak aspak I eshte me shkolle fillore. Banditi noka e thote hapur se eshte misionar serbogrek per shkaterrimin e shtetit????????????

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjekë prof.

          O ylli si nuk ju vjen turp kur ftoni në emision këta qëflasin kodra pas bregut duke sharë, ,Shqipërinë.

          Përgjigjjuni
          1. d
            deda

            po këtu noka ka plotësisht të drejtë që :populli shqiptar duhet të qeverisët nga njërëz të pakorruptuar dhe kriminelë. Për mendimin tim kjo do të thotë që pd nuk mund ta qeverisë, se në udhëheqje të partisë ka njerëz edhe kriminelë edhe të korruptuar(të provuar) pra flamuri tërthorasi thotë që mos na votoni as ne.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drita Hysi

              Mund te vije kushdo ne pushtet, Qorri, Sheshi, Lapaj por Jo ju. Vetem ideja se ju Mund te fitoni me Ben te kem atak paniku. Po nk iket ju PD nk futon kurreeeee.

              Përgjigjjuni
              1. d
                daja

                o flamur po ku është 500ero na trego që ta japim

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Isa

                  O Flamur Po lerja misionin Rinise se me ju Rama sa ta kete te shkruar Jeten eshte ne pushtet.Ka shume intelektual PD.Hapni krahun

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    timo

                    O zoti Rakipi, unë e paskam kuptuar gabim thenien e Berishës për kilometrin e fundit. Unë mendova se Berisha na lajmëroi se i ka betur edhe një kilometër nga dalja në pension!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. "
                      "BOHOTINA"

                      MAKSI B! Rama mba veten, nuk e do ndihmen e ketyre. Keta mbajne uturakun SaliHut. Ky eshte misioni i tyre. Nuk kane detyre tjeter. Ke degjuar ti ndonje analize per tere keto humbje? Ndonje ide? Ndonje program me progresiv e se ky i "narkoshtetit" ?

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shehaj

                        Po ky Noka se ka iden e politikes dhe ju e ftoni ne studio Po nuk eshte turp te degjojme fjalet e ketij injoranti te pa kuptimta Me vjen turpe qe ne parlament ka njerez te tille qe bejne ligje per popullin

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          Ushtari.

                          Me shqip nuk ka.Bravo mulo.Mbajeni fort rregjimin e te jetoni.Ajo dihet qe muli eshte nen rregjimin e forte te doktorit.Pk iku doktori iken dhe keta si koqet e tespieve.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje