Çollaku-Bardhit: Bëjmë një draft të unifikuar për “Zgjedhoren”, largimi i Alibeajt do asgjësonte PD

25 Janar 2024, 12:41Politika TEMA
Çollaku-Bardhit: Bëjmë një draft të unifikuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, pa akuza dhe as sulme ka pasur një ftesë për dialog me palën tjetër të opozitës.

Duke theksuar se mbështet propozimin e tyre për komisionet parlamentare, por jo aksionin në Kuvend, Çollaku i ka ftuar që të bashkëpunojnë për një draft të unifikuar sa i përket Reformës Zgjedhore. Kjo e fundit është shndërruar në një tjetër mjet për të shtuar konfliktin mes palëve, mirëpo për deputetin demokrat këtu ka vend për dialog dhe bashkëpunim.

Ai ishte i qartë në propozimin e tij, PD-ja zyrtare nuk lëviz nga kërkesat e saj, lista të hapura, vota e diasporës, votimi elektronik dhe kthimi në një zonë emërore dhe këtyre propozimeve, pala tjetër mund të shtojë atë që gjykon se është në të mirën e demokratëve dhe votuesve në tërësi.

“Pretendimi, i cili ka lidhje me përbërjen e Komisionet të Reformën Zgjedhore është i pandershëm, nëse Nikolla do pranonte emrat dhe listën e propozuar nga Bardhi, praktikisht do të asgjësonte nga asgjësimi PD-së, është cenim i të drejtës Kushtetuese.

Në Komision të Reformës Zgjedhore përfaqësimi është gjithëpërfshirës, janë aleat, nuk ka asnjë pengesë për gjithpërfshirje, jemi totalisht të hapur që me kolegët e opozitës të shkojmë drejt një propozimi, i kemi bërë të artë opsionet e hapura dhe vetëm ato do mbështesim, jemi për lista të hapura, vota e diasporës, votimi elektronik dhe kthimi i në një zonë emrore, nëse kanë propozime janë të mirëpritur dhe të ulemi të bëjmë një draft të unifikuar, por beteja çohu prift ulu hoxhë, dëmton opozitës”, tha Çollaku në fjalën e tij pas përfundimit të seancës në Kuvend, që u shoqërua me kaos, por edhe ligje të miratua pa debate.

 

4 Komente

  1. A
    Alibeaj legjitim- Bardha ilegjitime

    Alibeaj eshte i zgjedhur legjitim ndersa Bardha nuk eshte asgje lavjers .Pakti i ketij koke madhe eshte ofeze qe i behet PD dhe Alibeajt

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aliu

      Nuk ka vend ne asnje Parti per vemje omsloku Cordhaku biriihetisit te kohes se E. Hoxhes. O malok kokeVarre Guresh. Ssliu te dedhi si spiun te coje te Polla me 1999 sot te ka cuar tek Basha mos u fryej si Gjel Deti o Mutjoni i mutit

      Përgjigjjuni
      1. M
        MOKRARI

        ORE ALI MESO TE SHKRUASH PASTAJ KRITIKO TE TJERET

        Përgjigjjuni
        1. l
          lili

          Si gumen rrushi eshte ky...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje