Vullnet Sinaj ka reaguar pas kërkesës së Partisë Demokratike drejtuar Kuvendit, për t’i hequr mandatin deputetit socialist.
Sipas tij, thashethemet e portaleve po përdoren nga opozita duke i kthyer në akte politike. Vullnet Sinaj në deklaratë sqaruese thekson faktin se ka hequr dorë nga kompanitë e tij që në 2017 ku u zgjodh deputet, duke mohuar pretendimet e opozitës.
“Me vendimet e depozituara në QKB në vitin 2017, kam vendosur transferimin e të gjitha kuotave të kompanive, sipas ligjeve në fuqi. Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet,” thotë Sinaj.
Reagimi i plotë:
Mësova me habi dhe jo pa humor, kërkesën për mocion të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit tim si përfaqësues i Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Gjobëvënësit mediatikë e përsërisin këtë këngë gjinkallash nga viti 2017. Por, surpriza është që thashethemet e portaleve përdoren nga opozita duke i kthyer në akte politike.
Per sa më sipër, deklaroj me përgjegjësi të plotë:
1. Në zbatim të nenit 70, pika 3 e Kushtetutës, nga viti 2017 kam dhënë dorëheqje nga administrimi i të gjitha bizneseve të mia, duke iu përkushtuar vetëm politikës.
2. Me vendimet e depozituara në QKB në vitin 2017, kam vendosur transferimin e të gjitha kuotave të kompanive, sipas ligjeve në fuqi.
3. Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet.
Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit.
***
Dy ditë më parë Partia Demokratike iu drejtua me një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për të dërguar në Kushtetuese mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike bëri me dije se do të dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese mandatin e Sinajt pasi sipas tyre nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit.
Demokratët thonë se në kundërshtim flagrant me ligjin ka përfituar disa milionë lekë nga Buxheti i Shtetit, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e tij si deputet.
Demokratët e akuzojnë Sinajn, se përmes linjës së supermarketeve në Shqipëri “ Big Market” ka “futur duart” në Buxhetin e Shtetit.
O Vullnet po leri këto tani! Paske heq dorë nga kompanitë!!! Kaq budallenj po n'a bën? Asnjë, second, Asnjë minute të vetme nuk ke heq dorë. Thjesht ke bërë ca manovra ligjore sa mos me t'dal emri... Ça të jep deputetlliku ty mqs qenke kaq burrë i mirë 30.000€ rrogën. Dhe le bizneset me miliona euro??? Apo thjesht hajt bëjmë një noteri tek dikush i besuar. Njëlloj si Beqja dhe ti o mavri.
Ti je budalla or mik qe nuk kupton ato qe po shkruan apo si vepron ligji ndaj bizmeseve. Ik prit ndonje cop mjalt poshte ballkonit te ta hedh Saliu...deputeti ka zbatuar ligjin, ty nese nuk te pelqen ligjin ndroje. Hajde e voto loqet si puna jote qe duan pushtet. Mba hunden me dore dhe voto Ramen vajti kjo pune.
I Vlonjat! Meqe ditke kaq shume per kete pune, mund te diskutojme. Cfare problemi ke me shkrimin e Oligopilit? Keta i kane bere ligjet per vete! Pyetja eshte se nje cope leter nuk tregon asgje! Shqiperia ka ligje kunder korrupsionit por ka korrupsionin me te larte ne Europe. Kush po e verifikon se cfare ben ky me kompatite e tij? Kush ben verifikime sesa ka fituar biznesi i ketij nga te qenit deputet? Ajo copa e letres qe firmosi tek Noteri? Jo more Vlonjt jo! Copat e letrave tek Noteret Shqiptare jane per te treguar qe ne vjedhim dhe kemi dokumenta qe po te verifikohen te gjitha del qe Shqiperia nuk ka shtet. Ne Shqiperi kane bere shtet me letra o Vlonjat, dhe jo prej verteti!
Na cate trapin me keto. A e doni se ka gjykate kunder shpifjeve?
ajd argument ajde.. ti mo kaqol dhuron rrogen 2 mij euro per te fituar direkt apo indirekt nga posti deputetit , 2 milj euro....
Te merni te gjithe shembull nga vullneti o qelbesire te ndyre.
Te lesh kompanit me veprimtari efektive e te behesh deputet ,?Cfardo te thuash e te justifikohesh askush nuk te beson.Qenja jote deputet te bene te njohesh gjithe drejtoret e ndryshem qe jane te lidhur me te gjitha veprimtarit e importit e te eksportit,qe ty duke qene deputet te ndihmojne e te bejne leshime duke bere pagesa te ulta qe e mbulojne me miri te ashtuquajtur pune si deputet.Ligjet tona jane me mungesa te theksuara qe mbrojn korrupsionin dhe demtimin e ekonomis ne kurriz te popullit.Po te hetohesh nga spak ti do dalish zbuluar dhe jo vetem ju por si ju ka si majtas dhe djathtas.Te rrall jane deputetet qe jane te paster,vete korrupsioni i organeve shtetrore sigurisht drejtuesit e tyre jane te implikuar ne korrupsion sepse sheh rrushi rushin e vetevetiu piqen.Po su quajte shperdorimi detres me permasa mbi 20000 euro tradhti ndaj popullit dhe denimi minimal 20 vjet as dhe nje here nuk do shmanget korrupsioni ne masen 5% se xero as ne diktature nuk eshte arritur 97%.
Po I pasur si u bere ne Shqiperi? Nuk behesh dot I pasur ne Shqiperi aq kollaj nese nuk je marre me droge, prostitution, vjedhje te prones publike, apo korrupsion me tendera! Ne Shqiperi nuk prodhohen shume gjera qe te pasurohen mjerezit pa e ngjyer nje cike lugen ne korrupsion me tendera dhe dhurata nga qeveria.
ju bythqira kushedi se sa rroga kini. Rrogen e deputetit as per pata xhepi nuk ju del. Plehra qe talleni me miletin
Ky po tall koqet me kete popull. Dhuron rrogen e deputetit dhe thote nuk po merr tendera. Te njohim dhe shume mire, dhe je hajdut me cizme dhe puthador i Rames dhe i ndani se bashku paret dhe pasurin. Vidhni sa te mundni dhe femijet dergojini jashte shtetit se do vij dita dhe do pesoni se KM e Bangladeshit.
Ashtu hë , more jugu , i ndajnë lekët me Ramën ?! Ndërsa ti je aty prezent , i ri mbi kokë , kur mbushin thasët ...Sa karë që je , o Zot !
Ashtu hë , more jugu , i ndajnë lekët me Ramën ?! Ndërsa ti je aty prezent , i ri mbi kokë , kur mbushin thasët ...Sa karë që je , o Zot !
Respekt për këtë person! Po të ishin të gjithë deputetet si Vullneti do te ishte krejt ndryshe çdo gjë.
E mo kokari, si behen deputet milionere si Vullneti? Kete na sqaro o mendjelli i Ramutit Kush ishte Vullneti para se te behej politikan?