Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të opozitës, e cila e konsideroi hapjen e fushatës së PS si “tallava”.
"Si mund të hidhet njeriu në kënetë, çyryk komplet. Po kur thonë pse e fyeni popullin shqiptar që e hapni fushatën me këngë e me valle, sepse sipas tyre duhet ta hapnim me oii, duke vajtuar se Shqipëria sot nuk ka bukë se Shqipëria sot s’ka ujë, se njerëzit po vdesin rrugëve.
Pse shqetësohen këta, që ne hapim bëjmë një mbledhje, po ça më mirë me këngë e me valle apo të dilnim të gjithë të bënim fjalime, imagjino ça tmerri. Edhe fjalime edhe muzikë edhe këngë edhe valle.
Edhe kur thonë tallava këta aristokratët e mëdhenj, këta që gdhihen me Beethoven dhe ngrysen me Wangerin,,këta janë tallavaja më e madhe se është tallava tra la lala
E patë Belon aristokratin ju se si…prandaj ne na duhet që burrat që janë gjysma e mirë bashkë me shumicën e grave dhe vajzave dhe jemi në rregull", tha ai.
Muli më i zgjuari i pemëve me Sali dallkaukun ndikojnë betovenin me çifteli,Vokshi me sy si lopë kërcen vetëm vals e jo si çingija tabaku që dredh belin me këngën e Saliut...
e verteta dhemb, populli skiptar si oriental qe eshte do tallava xhami.
Nuk kritikohet muzika tallava por plaçkitësit qe hidhen hop hop me tallava