“Burri që hidhet në kënetë e ka thënë me fjalët e veta që është çyryk”, Rama: Krenaria ime më e madhe, që gratë e vajzat sot janë pjesë e vendimmarrjes në PS

18 Prill 2025, 16:47Politika TEMA
“Burri që hidhet në kënetë e ka thënë me

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të premte një takim me gratë dhe vajzat e Qarkut Lezhë.

"Këtu ka disa që kanë qenë në rrugëtimin tonë që kur hyra qysh në krye të PS dhe jam i bindur që e ndajnë me mua bindjen se jo shumë vite më parë, kjo pamje këtu ishte e paimagjinueshme.

Ishte e paimagjinueshme që PS të kishte një prani të tillë grash dhe, kur e kemi nisur këtë rrugëtim, kur u zgjodha kryetar i partisë dhe bëja vizitat e para në organizata, në të gjithë territorin kishte zona të tëra që nuk kishte asnjë grua.

Kur i pyesja ku janë gratë, përgjigjja ishte: s’nuk ka gra këtu. dhe unë thoja: kush ju ka pjellë, keni pjellë njëri-tjetrin?

Dhe kështu, hap pas hapi, arritëm të bëjmë diçka që është historike dhe për mua është arsyeja më e madhe e krenarisë time, që sot gratë dhe vajzat nuk janë më diku në cep apo pas dere, por janë pjesë e qendrës së vendimmarrjes dhe janë pjesë e jetës së përditshme të PS",-tha Rama në fillim të fjalës së tij.

Rama nuk la pa përgjigje dhe komentet për batutën e tij lidhur me burrat gjatë takimit të djeshëm me gratë dhe vajzat e Qarkut Dibër.

"Janë mërzitur që si i thotë Rama më shumë se gjysmës së burrave çyryk. Unë nuk e di, mund të jenë më shumë se gjysma, por unë them se aq janë, se sikur mos të ishim gjysma e burrave e çyryk këtë vend, e dini ku do të ishte Shqipëria sot?

Se burrat e kanë pasur në dorë për një kohë shumë të gjatë dhe më thoni ju mua tani, a është normal një burrë që shkon dhe hidhet në kënetë me kokë? Ne kemi 56% të grave në të gjithë Shqipërinë, kemi votuesit e para shumicë, na duhet vetëm gjysma e burrave dhe ne fitojmë, jemi në rregull, dhe kush nuk e pranon që është çyryk, duhet thjesht dhe vetëm të deklarojë që nuk është më me kënetën por me BE-në.

Në momentin që thotë “jam me BE-në” dhe jo me kënetën, merr certifikatën që është normal",-tha Rama.

6 Komente

  1. s
    sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

    sali. berisha. eshte krimineli. me i math ne shqiperi. poshte kerma krimineli sali berisha. me nok dhe shok

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Shume te drejte ka Rama. Ja nje nga ata cyryket per te cilet flet. Do marr Noc Rrokun bashke me Saliun ky cyryku. https://youtu.be/fvIq6YzslJA?si=axWqTLnW1iTa1RlZ

      Përgjigjjuni
      1. T
        Titi

        Ke te drejte Rame,Sulltani i Madherishem e kane rrethuar Ceinjat e PS,Dhe Sulltani i thirr kush e ka rrallen Sonte me bere orgji,

        Përgjigjjuni
        1. O
          Ori

          Keneta e vetme je ti ne kete vend. Po çpopullon vendin me papunesi dhe çmime qe nuk i gjen ne asnje vend te botes. Dhe helmatisjen me pesticide qe po i ben ushqimeve. E ke mbushur onkologjikun plot more kriminel

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hoxha i fshatit bubullime

            Rame po pse behet fushata me hartime filozofije. Konkretisht flet mbrockulla se tjeter gje as qe behet fjale kurse puna e grave aty ka qene dmth je ti apo jo grate aty jane. Gjithcka do besoja po kaq trap je bere sa dukesh si play boy.

            Përgjigjjuni
            1. P
              PENSIONISTI.

              Pesionistet jane gati gjysma e votuesve.Ka ardhur momenti qe te reflektojne dhe te mos votojne me te keqen me te vogel apo me te madhe sepse ata jane nje lloj dhe jane bashke.E kemi ne dore ne pensionistet qe ti heqim keta nga politika.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje