Eldian Cepeli mohon përfshirjen në konflikt me kryetarin e PS-së në Kavajë: Shpifje e ulët, tregon dëshpërimin e kundërshtarëve

18 Prill 2025, 12:25Politika TEMA
Eldian Cepeli mohon përfshirjen në konflikt me kryetarin e PS-së

Kandidati i Partisë Socialiste në Kavajë, Eldian Cepeli, ka reaguar pas publikimit të një lajmi në disa media pranë opozitës, ku pretendohej se ai ishte përfshirë në një konflikt me kryetarin lokal të PS-së.

Përmes një reagimi në facebook, Cepeli i ka quajtur këto pretendime “shpifje të ulëta” dhe të fabrikuara me qëllime politike.

“Shpifjet e kësaj natyre tregojnë dëshpërimin e kundërshtarëve tanë në Tiranë pasi ata e dinë rezultatin e tyre fatal, por nuk na ndalin kurrësesi në rrugëtimin tonë drejt 11 Majit historik drejt Shqipërisë Europiane”, shkruan ndër të tjera Cepeli.

Reagimi i Eldian Cepeli:

Sot disa media pranë opozitës kanë shpërndarë një lajm të rremë ku shkruajnë se unë jam përfshirë në një konflikt me kryetarin e Partisë Socialiste Kavajë.

Duke hedhur poshtë me neveri këtë shpifje të ulët që bëhet për arsye politike nga kundërshtarët, dua të sqaroj çdo qytetar të Kavajës dhe mbarë opinionin publik se: Unë nuk jam përfshirë në asnjë konflikt, fare, 0.

Me përgjegjësi të plotë morale dhe politike dhe si qytetar  i Kavajës, unë do ta vijoj këtë garë elektorale për një fitore si asnjëherë tjetër të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, së bashku me strukturat e PS Kavajë.

Ne jemi një familje e madhe qytetare dhe politike dhe falenderoj çdo qytetar për mbështetjen pa rezerva!

Shpifjet e kësaj natyre tregojnë dëshpërimin e kundërshtarëve tanë në Tiranë pasi ata e dinë rezultatin e tyre fatal, por nuk na ndalin kurrësesi në rrugëtimin tonë drejt 11 Majit historik drejt Shqipërisë Europiane.

Puna në terren vijon

3 Komente

  1. L
    Lot

    O Eldo po ne aty ishim mer burre e ua hoqem nga duart apo tani qe grun w Shpendit nuk w shkep me Etieni, fut e bjer, se me parë nuk iu afronte njeri.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berati

      Po o "Lot", po. Jeni bere te gjithe shpifsa te ndyre, me keq se baba juj, Salmuti. Ju i dini kush grua e anetareve te PS qihet dhe me ke qihet, kurse grate e dhjerokrateve jane "virtyti" vet, shih Albane dhe Argiten.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Doktori

      PD parti e spiuneve shpifesve

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje