Lefter Maliqi i zhgënjyer me të vetët për prezantimin që i bënë në Berat: 20 vite karrierë politike, s’mund të mi denigrojë asnjë “kodosh politikan”

18 Prill 2025, 15:04Politika TEMA
Lefter Maliqi i zhgënjyer me të vetët për prezantimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbrëmjen e djeshme ishte në Berat ku prezantoi kandidatët e 'Aleanca Shqipëria Madhështore'.

Mes kandidatëve është dhe Lefter Maliqi i cili ka reaguar ditën e sotme për të shprehur një pakënaqësi gjatë prezantimit të tij para demokratëve në Berat.

“Leftër Maliqi – oficer”, ky ishte prezantimi i bërë për kandidatin e Berishës në hapje të fushatës elektorale në Berat.

Përmes një reagimi në facebook, Maliqi shprehet i keqardhur për këtë prezantim aspak “dinjitoz” sipas tij, ndërsa shkruan se “me 20 vite karrierë politike, s’mund t’a denigrojë asnjë ‘kodosh politikan’ në thonjëza pa vota. Uragani nuk ndalet!”

Reagimi i plotë i Lefter Maliqit:

Të dashur miq ju njoh me CV time! Keqardhje për prezantimin e padenjë dje në Berat, në hapjen e fushatës.

Ju sqaroj se figurën time, me 20 vite karrierë politike, s’mund t’a denigrojë asnjë ‘kodosh politikan’ në thonjëza pa vota. Uragani nuk ndalet!

Lefter Maliqi; lindur në Berat me 03.09.1972.

I martuar dhe me dy fëmijë (dy vajza).

Arsimimi: 1987-1991 Shkolla e mesme ushtarake "Skenderbej"

1991-1993 "Akademia e Mbrojtes",

1993-1996 "Akademia e Policise",

2005-2006 Instituti Demokratik Amerikan,

2007-2008 “Kolegji i Lartë i Mbrojtjes (NATO),

2011-2013 Master Shkencor në "Studime Europiane" pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës dhe me dhjetra trajnime per policinë e shtetit, pushtetin lokal dhe politikën.

Karriera: 1996-2005, Shef policie rendi, Shef policie kriminale, Shef komisariati në 9 qytete të Shqipërisë si: Shkodër, Mirditë, Lushnjë, Tepelenë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Berat, Tepelenë, Gjirokastër

Pedagog në Akademinë e Policisë me gradën 'Major'.

2007-2009 Kryetar i Komunës më të madhe në Qarkun Berat, në Otllak, me fitore të thellë, kundra PS dhe PD.

2009-2013 Deputet i Kuvendit të Shqiperisë për Qarkun Berat me rezultat të thellë fitoreje.

2017-2019 Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve,

2019-2021 Deputet në mandatin e dytë në Kuvendin e Shqipërisë.

2023- Kandidat për Bashkinë Kuçovë

Aktualisht Drejtues Politik i Qarkut Berat dhe Kandidat për Deputet.

17 Komente

  1. W
    Whitesnake

    Oficer pra! Pse u fyeve?!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ai atje

      Ka harruar te shtoje: 1987-1991, magazinjer i brekeve ne shkollen ‘Skenderbej’, servil i Xhezo kapterrit, shtrues servil tek menca e oficereve, servil dhe djale legen, menderelepires i te gjitheve, dhe me fizik si voze djathi.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Muzaka i Ri

      Jo oficer, se atyre u mer te keqen ky. Ky ka qënë dhe është nji Gomar deti,kur thonë vlonjatet. Ky ështe për turpin e atyre qe ju a servirin si intelektual, se ata që e servirin nuk kanë turp më, u ka dale me kohë. Berati ka djem e vajza me integritet 100 herë më shumë se sa ky, mos ta pranojne këtë kallëp. Keta lloji duhen injoruar, nga te dy krahet e popitikes, që ti vene gishtin kokes dhe te mos na servirin palaço të tillë per te na perfaqsuar.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sufllaqe

        Ku ka me lart se oficer, ushtarak pra.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berati

          Ke harruar te shtosh ne C.V. edhe kete formin: 2013 e ne vazhdim, doktorature per qen rrugesh, ne pritje te kockes se radhes.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Petrit

            Ne foto: Qeni i rrugve tu u perqafu me derrin e stalles qy o ne rrugen "Mustaf Matohitja"

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ushtaraku

              Oficer nuk është fyerje! Oficer, do të thotë "zyrtar"..... . Sesa për ushtarak, ti nuk qenke..... Sepse nuk paske bërë shkollë. Në ato vite që thua ti, nuk ke bërë asnjë orë mësim..... . Jo për fajin tënd. Por se në ato vite, Shkollat Ushtarake nuk bënin mësim.... . Juve ju dhanë lopatat xheniere dhe shkuat të ruanit ambasadat..... . Ti ke qenë në klasë me vëllanë tim, dhe ai mi tregon këto.... . Nuk keni lexuar asnjë libër.... . Edhe ti. Nuk ke lexuar një libër në jetën tënde..... . Dhe këtë gjë e shpreh në tërë duskursin tënd.

              Përgjigjjuni
              1. n
                na mbyten budallenjt

                Sikur te kishte thene gomari im qe ja hip,si do ndihesh o car?

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bari Falliu

                  Akoma ne politike qenka ky fshatar i pagdhendur? Lum si ne. Me kujtohet kenga e Kozit: O Sali t'u befsha ferre. Merr poshtetin dhe nje here. Bashke me Maliq Lefter. Nga CV-ja qe jep vete, nuk qenkerka oficer, por polic. S'ka pse t'i vije keq. Profesion i nderuar eshte.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Agron

                    po ate detyren e zv shefit te policis skrapar nuk e thua ku nuk le njeri pa i mare leke per pashaportat qe i beje naten jashte komisariatit po deshe te japim dhe emra e shumet e lekve dhe me ke i ke ndare o fshatar

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kosta

                      Rrot kari me nje fjale. Fiks te kane prezantuar

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jimi

                        Me nje fjale. Stallier ne stallat e lopeve te kooperatives se tipit te larte Lapardha.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          DEMOKLEU

                          ne kohen kur ka mbaruar shkollen ky , vetem shkolle nuk behej . Mos o njerez , mos ju jepni voten injoranteve se do merrni ne qafe vendin . Boll me shefa injorant mbi krye .Vetem ne shqiperi egziston shprehja hapi rrugen budallait . jo mor jo se budallenjte duhet te rrine aty ku duhet te jene , po ju hape rruge te hypin ne qafe.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Iliri nga Himara

                            Hajde pashaporta 100 000 leke copa.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Abazi

                              Dhe mbreme Saliu e emeroi roje te kocat e pulave ne Morave Berat.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sela

                                Edhe shëmtirë edhe budalla

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Liqeni

                                  Vinini doren ne zemer! Nje vote Terit! Deputeti qe na duhet, se ushtarakllekun nuk e dhjet dot Teri!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje