Këtë të mërkurë në orët e pasdites së vonë do të mësohen emrat e kandidatëve për deputetë që dy partitë e mëdha do të hedhin në fushë për betejën e 11 majit.
Edi Rama ka vendosur të mbledhë në 19:00 Kryesinë e PS, për të firmosur formalisht listën përfundimtare.
Shumica e grupit parlamentar të PS pritet të jetë në listën e hapur, pasi kryeministri Rama deklaroi se ata që kanë fituar qoftë edhe një mandat nën siglën e PS do jenë listën e hapur përveç drejtuesve politikë të qarqeve.
Ndërkohë, surprizë mbetet vendimi i kryesocialistit Edi Rama, i cili për herë të parë tha se mund të mos kandidojë fare si deputet.
Ndërsa Sali Berisha pritet që të ketë në listën e mbyllur 8 vende të sigurta që ua ka premtuar aleatëve të koalicionit opozitar “PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
4 prej tyre i merr Partia e Lirisë, ndërsa nga 1 ndahet për Mediun, Dulen, Idrizin dhe Dukën.
Për vendosjen përfundimtare të listave sot në orën 17:00 mblidhet Kryesia e PD dhe në orën 19:00 mblidhet Këshilli Kombëtar.
Vetë Berisha pritet të jetë në listë të mbyllur në Tiranë, ndërsa Ilir Meta refuzoi nga burgu ofertën e Berishës për ta futur në listë të mbyllur dhe deklaroi se do të garojë në listë të hapur.
Partitë politike duhet të dorëzojnë në KQZ deri në mesnatë listat me kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Vazhdohet me mbrockulla, vetem keta te dy nuk kane ankth! Mjere ai popull dhe vend!
Këta të dy, Sala dhe Edi, më mirë vdesin se sa të lëshojnë “karriget”.
Lajmi asht i rreme.Keto te dy po tallin bythen me ne shqiptaret,Te parruait te braktisur nga sulltani,identik si mjekroshet prane gjyshitnongrara!?
Logorie zagaresh , permes skermitjeve , shkumezimeve dhe hungurimave , do ndajne sinoret e kockave . E gjithe skakiera e zagareve , nuk mblidhen per ide e rruge edikase qe te ndikojne ne mireqenien e votuesve , po per te vendosur e vulosur distancen nga grazhdi I hajes ose nga koritat ku zhgerryhen derrat . Ky eshte "Misteri" . Yxhym , I votoni , madje edhe me jete I mbroni , qe ata te hane dhe ju syte te ndrini !
Or Berish krimineli dil ne lista te hapura e te shohim mbeshtetjen tende , edhe ne Tropoje , ne Shkoder , ne Lezhe , ne Kamez , ne Tirane te vesh kanditaturen Noc Rrokun do maresh or plehere