Padia e Evi Kokalarit/ Gjykata dënon deputetin Ervin Salianji me 50 mijë lekë gjobë

25 Mars 2022, 11:00Politika TEMA

Padia e Evi Kokalarit/ Gjykata dënon deputetin Ervin Salianji me 50

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 50 mijë lekë gjobë deputetin demokrat Ervin Salianji. Lajmi bëhet me dije nga burime për gazetaren e Gazetës Panorama Nikoleta Kovaçi.

Mësohet se Salianji është dënuar për fyerje ndaj Evi Kokalarit, pas padisë që kjo e fundit paraqiti në SPAK në nëntor të vitit të kaluar.

Përplasja mes tyre nisi pas Salianji deklaroi në media se bashkëshorti i Evi Kokalarit ishte i përfshirë në partinë e Agimit të Artë i financuar nga qarqet anti-shqiptare, ndërsa iu drejtua aktivistes me terma fyes.

“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot.

Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD”, u shpreh Salianji.

2 Komente

  1. b
    buli

    Sa mire ja bene cpifesit. Nuk kam ndonje simpati per kete Kokalarin, por me kenaq fakti qe u denua nje cpifs, pasi kjo menyre e debateve publike eshte shume e ulet.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      50.000 leke jane nje vere ne uje. Tall bythen edhe gjykata me keto vendime.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje