Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për një akuzë që rëndë që ka bërë Arben Ahmetajt, se protestuesit ndaj Erion Veliajt, paguhen nga Belinda Balluku.
Duke qenë se protesta organizohet nga Belind Këlliçi dhe marrin pjesë kryesisht militantë të PD, Ylli Rakipi ka pyetur Këlliçin lidhur me këtë deklaratë.
Ish- deputeti u përpoq të devijonte përgjigjen duke thënë se Ahmetaj nuk i referohej kësaj proteste, por shtoi se asnjë përpjekje për të baltosur protestën nuk do të ketë sukses dhe se ajo do të vijojë.
Ylli Rakipi: Arben Ahmetaj ka deklaruar se protestuesit kundër Veliajt paguhen nga Belinda Balluku. Çfarë përgjigje keni ju për Ahmetajn? Keni marrë gjë nga Balluku ju?
Belind Kelliçi: Intervista e tretë ka shkaktuar shumë interes, i jam rikthyer këtij fragmenti. Nuk ka thënë protestuesit paguhen nga Belinda Ballukui, por është thënë që Belinda Balluku, që dihet në nivelet e armiqësisë që është me Erion Veliajn, është thënë që në aksione kundër Veliajt, Balluku sponsorizon njerëz që të marrin pjesë në protesta kundër tij. Ai thotë Belinda Balluku ka paguar njerëz të protestojnë kundër Veliajt. Nuk përmendet protesta te Bashkia Tiranë.
Ylli Rakipi: Ku ka protestë tjetër përveç kësaj? Ti paske gjetur përgjigje. Ja çfarë ka thënë Ahmetaj: “Njerëz të saj kanë paguar njerëz për të shkuar në protestë. Ore shiko se kur të mbarosh intervistën do të ulesh me njerëz të tjerë. E di ti që plaçkitësja ka paguar njerëz në protestat kundër Erionit?"
Belind Këlliçi: Nuk përmenden protestat te Bashkia e Tiranës.
Ylli Rakipi: Është edhe protesta e Arlind Qorit por atë nuk e paguan njeri. Është qartazi për protestën tuaj.
Belind Këlliçi: Unë po marr deklaratën që ka dhënë.
Ylli Rakipi: Ta zëmë se e ka për ju, çfarë përgjigje keni ju?
Belind Këlliçi: Të gjejnë një lek apo qindarkë të një njeriu në opozitë që mund të ketë marrë lek dhe unë iki nga politika.
Ylli Rakipi: Unë jam i qartë që nuk ka ndodhur kjo.
Belind Këlliçi: Unë jam mësuar me këto. Të mos ishte media juaj dhe dy tre të tjera jo kombëtare, që i kanë dhënë jehonë fakteve, unë të garantoj që çfarë nuk është përdorur për të mbyllur protestën. Kjo mund të jetë mënyrë për ta baltosur, por kjo protestë do të vijojë. Përgjigjë ime, një qindarkë, një euro të gjendet në lidhje mes protestës dhe zyrtarit të shtetit, jo vetëm Ballukut dhe unë nuk dal më përpara asnjë qytetari.
Ylli Rakipi: Edhe mua më duket qesharake.
Belind Këlliçi: Ata janë njerëz që i njoh të gjithë, nuk baltoset dot ajo protestë.
Ylli Rakipi: A do ti vijoni protestat dhe çfarë synoni? Si ka mundësi që dalin kaq pak njerëz, më duket sikur vetë partia juaj, nuk është shumë e interesuar për te Bashkia. Shoh tani, një përpjekje e madhe për të marrë material të Ahmetaj dhe mirë bën opozita, por gjithmonë ka një përpjekje edhe për të bërë diferencime në luftën mes Veliajt dhe Ballukut. Pra duket që partia nuk është shumë e interesuar.
Belind Këlliçi: Është protestë e paprecedent, kemi protestuar 44 javë dhe do të protestohet derisa SPAK të zbatojë ligjin dhe të marrë masë ndaj kreut të Bashkisë Tiranë. Një aferë si 5D, e faktuar katërcipërisht, ku Veliaj, nuk e ka parë kurrë opinioni. Shoqëruar me skandalin korruptiv më të madh, inceneratori i Tiranëas, i vjedhur po nga ky kryetar. Ne do të vijojmë me çdo kusht dhe me çdo çmim këtë protestë.
Ben tigri.. "percaj e sundo" nje menyre e mire per te krijuar mjegullnaje, do ishte ti vesh socialistet kunder nj tj. Se cpune ka balluku me protestat e esmerit demokeat... vec ben tigri e din... aaaa edhe pim qeka. Vk
Mero Prifti pse nuk publikon takimet qe po organizojn Partit e reja ne diaspore. Te Dielen Agron Shehaj mblodhi mbi 2500 Shqiptar ne Brescia Itali . Ju nuk shkruani asnje rresht. Balla mezi mbledh 50 vete ju e beni lajm. Boll mbrojte pushtetin qe perzuri ne kohe rekord 1miljon Shqiptar nga vendi.
I ka fut ne kurth mbesa e Beqirit.
Ylli Rakipi, pse more zotni e qin emisionin tend duke na nxjerre jevgun Kellici?!
Ahmetaj eshte i pabesueshëm,duke patur parasysh qe ai ka pune me Spakun,nuk pergjigjet kunder akuzave qe i behen nga drejtesia por merret me fantazi njelloj si puna e Berishes,qe pa asnje fakt porosisin njerezit me genjeshtrat,qe me siguri e paguajne mire se te ishte ne rregull merreshe me hallet e veta dhe jo me PS,qe nuk e ka akuzuar asnjehere,por ne fusha te ata do t'ja mbyllin gojën se e dijne sa i vlen lëkura atij edhe Çimit
Kerrici kujton se do ta marre Bashkine e Tiranes me duart e SPAK-ut, por harron se Partia Socialiste ka 12 Erion Veliaj, qe do ta bejne punen ne mos me mire, si ai.
Kjo Tema duhet hetuar