“Libri i shtëpisë time s’është program opozitar”, Rama: Problemet e Shqipërisë nuk zgjidhen duke më sharë mua dhe familjen time!

4 Shkurt 2025, 09:20Politika TEMA
“Libri i shtëpisë time s’është program

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën në rubrikën ‘Sy m’sy’, ku thotë që libri i shtëpisë së tij nuk është program.

Ndër të tjera ai shprehet se “nuk zgjidhet më mirë asnjë problem që ka Shqipëria, duke sharë, shpifur e mallkuar ndaj meje dhe familjes time”.

“Librin e shtëpisë e kam përmendur që të jemi të qartë për faktin që një pjesë për fat të keq, tifozë të verbër, a thua se jemi skuadra që luajmë futboll, dhe jo skuarda që janë në fushë dhe kanë në dorë fatin e këtij vendi, ku tifozllëku nuk duhet të hyjë fare.

Për ata tifozë libri I shtëpisë time është bërë ushqim I vazhdueshëm njësoj si në stadium me të vdekur dhe të gjallë. Këtë të librit të shtëpisë e kam përmendur se nuk është program opozitar.

Nuk zgjidhet më mirë asnjë problem që ka Shqipëria duke sharë, mohuar dhe akuzuar, sajuar dhe shpifur për mua, familjen time, për prindërit e mi që sot nuk janë më.

Im atë s’ka qenë që ditën kur kam filluar të merrem me politikë dhe është fatkeqësi që këtu janë thyer të gjitha normat, deri te normat e kanunit. Ky është libri I shtëpisë time”, tha Rama. 

2 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    Pu race e keqe i shitur .Pensione qelbesire pensione

    Përgjigjjuni
    1. z
      zoti km ,mos pranoni kerkesen e shqiptareve

      qe ti lesh te qin Li... edhe pse ti vet e pelqen carin ne b

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje