Kryeministri Edi Rama ka komentuar daljen para drejtësisë dhe burgosjen e ish-zyrtarëve socialitë duke u shprehur se faturohen si faje apo e metë e PS-së.
Por kreu i qeverisë theksoi se pa Partinë Socialiste drejtësia nuk do të çlirohej nga kthetrat e pushtetit politik dhe të vepronte pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.
Rama: Sa i përket drejtësisë mendoj se kam shumë për të thënë. Ka një diskutim që jo u fut ky në burg, jo u fut ai, jo po dënohet ky e ai, dhe këto faturohen si faje, apo si përgjegjësi apo e metë e PS-së. Por pa PS-në, pa vullnetin tonë kurrën e kurrës nuk do të ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohet nga kthetrat e pushtetit politik të pavarësisht nga pushteti politik dhe të veprojë pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.
Nuk ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar që nga viti 2012 deri kur bëmë reformën në drejtësi që të ketë 1 të vetëm person të lidhur me pushtetin politik që të jetë vendosur para një drejtësie të pavarur. Fatos Nano u dënua nga një gjykatë politike, s’po flasim për këtë, por për institucione të pavarësua.
Kjo është një arritje historie e PS dhe as nuk duhet të diskutohet fare se këtu në Shqipëri ka vetëm një parti që po lufton për të bërë shtet. Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS. Por, sot ka më pak korrupsion sepse sot nëse do të kishte më shumë korrupsion nuk do ishim ulur në tryezën e negociatave të BE.
Ik o legen o hajdut ,po xhacka ,krfica, gjiknuri,pse s jane denuar ,njeri me astirin ,tjetra me fondet qe vodhi ,dhe kjo tjetra me bekimin tend investitore strategjike ,vertet mendon se te besojne shqiptaret ?Pu race e keqe ,poshte rilindja hajdute
Kryebanditi qe mendon vetem per te vjedhur ne bashkepunim me ceten e tij te hajduteve flet per berjen e shtetit. Ti je antishqiptari me i madh dhe tradhetar I interesit kombetar.
Ne 2013punoja ne administrate...nga 89. Ta dhashe voten. Thashe do beje shtet. E bere shume me keq...as krahasohesh me ndonje paraardhes te pakten nga Carcani. Sa per shtet na merrnit me turma e na nxirrnit ne mixing. Paaftesia sheshit....pervoja eshte personale.
E ke gabim u arrestua ne zyre zv mimistri brendshen e drejtori pergj I policise ne kohen e Nanos. E shume raste te tjera....nuk di ndonje we te jete arrestuar ne detyre sot. Bien nga fiku pastaj.
Opo bravo se ne kemi gjyqeve nga 2017. Ne kohen e Sales mbyllej per 6 muaj ne apel. Sot as eshte caktuar seanca. Se kujt ja shet keto nuk e di...une flas nga pervoja.kete e kemi peshqesh nga ty.
O i pacipe ! Ti i marsh te keqen e emrit asaj PS -je qe e more te virgjer dhe e ke katandisur si nje shtepi publike ! Ka derra ,kope tani...e kreu i tufes je vet ti !