Pandeli Majko kërkon falje, pas reagimit të tensionuar ndaj gazetarëve

12 Shtator 2024, 12:17Politika TEMA
Pandeli Majko kërkon falje, pas reagimit të tensionuar ndaj

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reflektuar pas incidentit të mëngjesit në ambientet jashtë parlamentit, ku nuk pranoi t’i përgjigjej gazetarëve, duke i shtyrë mikrofonin.

Në seancën parlamentare Majko mori fjalën për të kërkuar falje, ndërsa theksoi se ndjen në veçanti i kërkoi gazetares që ishte shtatzënë.

"Do bëj një koment që lidhet edhe me vlerësimin që bënë dy koleget e opozitës. Dëshiroj të shpjegoj se e vlerësova që ta marr përsipër dhe të kërkoj një ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave sot në mëngjes. Ndjesën më të veçante ja ofroj gazetares që ka qenë shtatzënë", tha ai.

Pasi kërkoi ndjesë deputeti socialist u duartrokit nga të gjithë kolegët e tjerë.

Demokratja Jorida Tabaku denoncoi deputetin socialist Pandeli Majko se shtyu një gazetare që po e pyeste para hyrjes në Kuvend nëse ndihej i rrezikuar për t’u zgjedhur deputet pas ndryshimeve që kishte bërë kryeministri Rama me listat.

Tabaku tha në Kuvend se gazetarja ishte shtatzënë duke i kërkuar kryetares së Kuvendit Spiropali që të merrte masa.

Pas Tabakut, edhe deputetja demokrate Zhupa denoncoi sjelljen e Majkos  duke i kërkuar Spiropalit që të sillte për votim rezolutën që mbron gazetarët, sidomos gazetaret gra.

1 Komente

  1. S
    Socialisti

    Kur do zhduket nga parlamenti ky parazit, njeri i shtirur

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje