Avokati i Berishës e pranon: Rrezikon nga 4 deri në 12 vjet burg

12 Shtator 2024, 10:33Politika TEMA
Avokati i Berishës e pranon: Rrezikon nga 4 deri në 12 vjet burg

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ngulmoi fort se i gjithë hetimi ndaj ish-kryeministrit nuk është bërë sipas procedurës, dhe shtoi se brenda tij nuk ka asnjë provë apo implikim.

“Në ftesën e SPAK që na kishte bërë thuhej për komunikimin e akuzës dhe pyetjes së Berishës. Ne u përballëm me një material prej 500 faqesh që është vendimi për komunikimin e akuzës, për marrjen si të pandehur, bashkë me dhëndrin.

E vërteta e hidhur është se tabloja e tetorit të shkuar është përsëritur. E gjithë tabloja e hetimit nuk është bërë sipas kodit të procedurës, por ky hetim ka ecur pa prova dhe nuk përmendej emri i Berishës gjatë gjithë hetimit”, tha Gjokutaj në A2 CNN.

Më tej, ai foli edhe për masën e sigurisë, por sërish ngriti akuza ndaj gjyqtares.

“Sa i përket masës së sigurisë, ne i kemi kërkuar të gjitha shkaqet e mundshme që ajo të revokohet, por një gjyqtare që ësht ëcakjtuar me urdhër dhe jo me short, me problemet që ajo ka dhe do të dëgjoni akoma se ka, është e njëjta gjyqtare ku gjykohen të gjitha çështjet e opozitës. Ne këtë nuk mund ta quajmë gjykatë”, tha avokati.

Në fund, Gjokutaj u pyet se sa është dënimi që rrezikon Berisha për veprën penale "korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë", që rëndon tashmë ndaj kryeministrit.

“Varion nga 4 deri në 12 vite burg”, u shpreh Gjokutaj

7 Komente

  1. A
    Avokati qe nuk kishte fatin Tënd

    Ty nuk te plasi se sa do denohet , me aq sa te ka paguar per mbrojtjen e tij , ke siguruar jeten e tre brezave

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po

      Do marri minimumin. Pastaj gjykim i skurter dhe i bje ta ket ber denimin ne arrestin e shtepis.

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        cfaredo lloj denimi te marre kucedres i duhet sekuestrohet cdo gje qe i ka vjedhur ketij mileti Ram Birrishi nuk i ka lon asgjo Salehut dhe ky vetem 80m katror ka pasur kur ka zbrit ne Tiron me valixhe drruni. Tani ka 19 kulla te larta dhe toka pa hesap ne Lalz apo ku pidhn e somes i ka vjedh.

        Përgjigjjuni
        1. m
          mirel

          Ky eshte vetem fillimi per Salikufomen. Dosja e 21 Janarit po i behet gati dhe se shpejti do jete i pandehur edhe per ate. Do torturohet gjyqeve dhe do kalbet brenda deri sa ti dali shpirti...ashtu sic e meriton.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardan

            Per Partizanin kryekrimineli dhe kryehajduti sali Berisha do te denohet me 10 vjet heqje lirie, per 21 Janari do te denohet me burgim te perjetshem.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Salihanji , gjeka , gazka , tabakja

              Edhe kaq sa I ka ndodhur , Po te kishte cipe e faqe , nuk duhet te dilte ne faqe te dheut , Po ai (SB) eshte sholle , pa din e pa Iman , nje komunist shpirt katran qe nuk njeh nder e moral .

              Përgjigjjuni
              1. e
                emigranti

                mire mire po duhet vazhdoje te hetohet fabbrikat , shqiperine qe dogji , firmat piramidale , krimet qe ka bere

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje