Vrasja e Azem Hajdarit, çfarë i tha truproja Berishës në spital? Detajet e panjohura

12 Shtator 2024, 10:15Politika TEMA

Vrasja e Azem Hajdarit, çfarë i tha truproja Berishës në

Sot bëhen 26 vite (12 Shtator 1998) nga vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari afër selisë së PD-së, pas një konflikti që hetimet më shumë se politik e nxorën si një debat dhe sherr të nisur hershëm mes familjes Haklaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, për periudhën kur ishte kreu i PD-së në opozitë.

PD dhe opozita, së bashku me familjen pritet të mbajnë sot homazhe dhe përkujtimore te memoriali i “Pishtarit të Demokracisë”, për të kujtuar veprën e tij. PD dhe Berisha gjithmonë kanë akuzuar Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj në atë kohë si Fatos Nano apo Ilir Meta, ish-kreun e SHISH Fatos Klosi dhe ish-kryeparlamentarin Skënder Gjinushi.

Por hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbuluan se të përfshirë ishin Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani, Izet dhe Ismet Haxhia, si dhe persona të tjerë mbështetës. Gjatë një procesi që zgjati me vite, disa u vranë në ngjarje të tjera, si Fatmir Haklaj, e të tjerë u dënuan, më i fundit ish-badiguardi i Berishës, Izet Haxhia.

Ky i fundit akuzon diekt ish-presidentin se ishte i përfshirë në konflikte personale me Haklajt, duke kërkuar “kokën” e tyre dhe se fshihej pas vrasjes së një prej vëllezërve në Tropojë. Sipas Haxhisë, sebepi ishte një kasetë që disponohej nga Hajdari dhe që e kishte plaku i Haklajve, i cili kërkonte ballafaqim me Berishën.

Në disa përpjekje të dështuara për të zgjidhur problemin, konflikti duket se kulmoi mbrëmjen e 12 Shtatorit 1998.

Fatmir Haklaj, në atë kohë edhe ish-shef i Komisariatit Tropojë dhe miqtë e tij vendosen me makina para selisë së PD-së të armatosur. Hetimet treguan se ai që u doli për t’i zbutur apo ballafaquar ishte Azem Hajdari me truprojat e tij.

Izet Haxhia ka dëshmuar se para se të dilte, Hajdari ishte në zyrën e Berishës. Sipas tij Haklaj po kërkonte të vriste pikërisht Berishën, por pas bisedës në zyrë duket se ose ka urdhëruar Hajdarin të dalë të ballafaqohet ose ky i fundit mori vetë përsipër këtë çështje, mister ende i pazgjidhur.

Në debat e sipër sipas dosjes hetimore, Fatmir Haklaj vret Hajdarin.

Por më parë kishte qenë Jaho Mulosmani që kishte qëlluar truprojën Besim Çerja, që i kishte kapur automatikun Haklajt duke ia bllokuar. Fatmiri bën qitje të pakontrolluara dhe plagos truprojën tjetër Zenel Neza dhe mikun e tij, Naim Çangu. Më pas vret edhe deputetin Hajdari dhe largohen nga vendngjarja.

Momentet e errëta që lidhin ish-kryeministrin me ngjarjen janë zhdukja e një telefoni dhe bisedës së kryer që Hajdari ka bërë atë ditë, sipas Izet Haxhisë, sekretarja e PD-së që ka qenë dëshmitare e momenteve para se Hajdari të dilte dhe dyshohet se ka pasur dijeni për momentet e fundit.

Gjithashtu Genc Pollo, në atë kohë sekretar i përgjithshëm i partisë, që ka qenë në seli dhe dyshohet se di detaje për momentin kur Berisha mësoi se Haklajt ndodheshin para selisë.

Por ajo që errësoi më shumë dinamikën dhe hetimet ishte shkuarja e Berishës në spital për të takuar truprojën e Hajdarit, të plagosurin Zenel Neza, duke i vënë veshin afër gojës, bërë pyetje, dëgjuar përgjigjet e panjohura publikisht dhe madje regjistruar me diktofon, kaseta e të cilit nuk dihet se ku ndodhet.

Berisha e dëgjoi dëshminë e Nezës para hetuesve në spital dhe menjëherë pas kësaj deklaroi vrasjen politike, por vetë nuk dëshmoi kurrë në Gjykatë. Mister se çfarë truproja e plagosur i tha atij dhe fjalët që u shkëmbyen gjatë përplasjes. Izet Haxhia këmbëngul se dialogu ka pasur të bënte me kërkimin e Berishës dhe jo Hajdarit, teksa ky i fundit ka nisur dhe debatin me fjalë të ashpra mes palëve. (Shqiptarja.com)

16 Komente

  1. E
    Erdogan

    Nuk ke thene asgje te re.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Nuk ka vrasje ne Shqiperi, qofte politike apo ordinere, qe nuk ka gisht Sali Berisha me bodyguardet e tij.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kurr se kuptuam

      Erdogan, çfare prite Ty që të të thot…?! Këto janë gazetar trillimesh që e bejné gazetarinë me diploma të blera. Gazekari e bëri detyrën duke trilluar që na bëri neve të lexojmë trillimin e tij.

      Përgjigjjuni
      1. S
        STRUGA

        MUT MUTI Saliqir Birishaaa! Tradhëtar, zhvatës, vrasës, shpifës i paparë, i pandërgjegjshëm dhe çka është më e keqja është i pariparueshëm! A doni më për Belulin? Duhet të kalbet dhe ditët e fundit ti kalojë në Burg edhe pse burgu për këtë jashtëqitje të shqiptarisë është pak. Borxhin që ka ndaj shqiptarisë do e shlyej patjetër, o në këtë botë, o në botën e përtejme. Është një satisfaksion për shqiptarët duke e parë në këtë gjendje të çekuilibruar , si Saliqirin, Mut Metën, Moniçkën dhe të gjithë jashtëqitjet e kombit.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fllad Laberie

          Qerime hesapesh midis bandave plackitese Made in BERISHA . Natyrisht dinamika vazhdon , autoresia stafete ( Nano , Meta , Rama ) Po ashtu dhe " Qerimi I hesapeve " , per sa kohe do te mbreterojne keta emra , do te vazhdoje kengen... Ne ...? T'i gezojne e degjim te kendshem !

          Përgjigjjuni
          1. R
            Reuters

            Se c'fare i ka thene Neza Saliut dihet, emrat e vrasesve te Azemit. Ata emra Saliu i deklaroi qe ate nate 12 shtator dhe Qeveria Socialiste nuk arrestoi asnje prej tyre ndonese zyrtarisht kishte vene dhe nje Cmim per informacionin e atentatoreve. Ata vrases ishin Shefa Policie te Komisariatit Tropoje qe me Makina Policie erdhen e iken nga Tirana lirisht pas atentatit ndaj Azemit. Ata vrases-Shefa Policie ndenjen ne detyrat e tyre ne Komisariat te Tropojes deri kur hakmarrja e armiqesia e fiseve tjera i qeroi nje nga nje e i fundit Jaho Salihi gjeti mundesi Burgun per ti shpetuar jeten vehtes.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Deni

              @Reuters,ti qenke si xixellonje ose lule mos me prek! Salihi me c‘duket nuk ka piken e gishtit ne kete mes se perndryshe edhe ne burg e kishin eliminuar prej kohesh…

              Përgjigjjuni
            2. T
              Topoja

              prokuroria apo SPAK, DUHET TE RIHAPE ÇESHTJEN DHE TE PYESE SHOKUN SALIH SE PERSE SHKOI DHE E MORI NE PYETJE NE SPITAL TE PLAGOSURIN nEZA? Duhet te pyetet dhe ti kerkohet shokut Salih ku e ka kaseten nga enqizimi i bisedes me magnetofon? duhet te pyetet shoku Salh se cfare di ai per ate ngjarje dhe nese ka qene ate nate në seline e PD-se dhe cfare i ka thene ai Azem Hajdarit para se ky i fundit te dilte nga selia e PD-se dhe te vritej. Duhet pyetur çdo person qe ka qene ne spital gjate momentit qe shoku Salih si hetues po merrte ne pyetje z/ Neza . Duhet pyetur edhe zoti Neza ne lidhje me biseden me Saliun dhe cfare i tha ky i fundit atij dhe nese e ka kanosur qe te mbylle gojen e te mos tregoje te verteten

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loni

                "ZOTI" Reuters, Je i vetmi qe paske degjuaar S. B. te deklaronte emra ate nate. Sala sapo u largua nga spitali deklaroi publikisht qe Azem Hajdarin e vrau Fatos Nano, deklarate te cilen e perserit çdo 12 Shtator.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  S

                  ishte larje hesapesh midis bandave te malokeve te tropojes Vari karet ketyre neanderthaleve

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    te vertetat e hidhura sherojne me mire

                    Sali Berisha qe pas vrasjes Azemit ne mbremjen e 12 shtatorit deklaroi emrat e Fatmir Haklajt e vellezerve te tij si vrases te Azem Hajdrit |"eshte Shefi Komisariatit Tropoje"I. Kjo eshte e evidentuar ne kronikat e asaj kohe.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Demokrati idealist

                      Jo sali maloku tha se Azemin e vrau Jaho Mulosmani dhe bëri thirrje për arrestimin e tij,por askush nga ana e policis apo prokuroris nuk blri asnjë lëvizje.Malokët e Tropojës pa u hyrë gjëmb në këmbë u larguan drejt Tropojës të pashqetësuar.Dihet se Fatosi e urrente Azemin,sepse ky i fundit e kish akuzuar dhe fyer disa herë atë në parlament.Pra policia patjetër ka marrë urdhër nga ndokush prej zyrtarëve të lart të qeveris për të mosvepruar.Dihet gjithashtu se Azemin e çoi në pritë krimineli sali berisha.Ai e priste këtë rast për ta eleminuar Azemin për arsye se Azemi sipas disa dëshmitarëve kishte në dorë fakte që e inkriminalizonin sali bajgën.

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tosi

                        asnje nga palet e muto-kakave nuk u leverdis te tregojne permbajtjen e bisedes para se ta vrisnin. psh; a folen per 400 mij marka qe hajdar hajduti i kishte bere gol kosovareve? hajdarin e vrau joaho salihi sepse fatmiri ishte aq tape saqe deshi i vrau te gjithe te vetet

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fundi i henderave te penecilines !

                          Vrasjet ne shqiperi as ne Afganistan as ne Iran apo ku ta di une !! Ore po per Depota e Armeve qe dhane urdher gjoa per UCK dhe sote jane neper duart e cdo qytetari ! do mbaje njeri pergjegjesi ! apo dhe aty penecilina si i pafajshem thote ! firma ime nuk ndodhet ne asnje Dekument ! as urdherat e mia nuk ndodhen te perpiluara ne asnje Dekument ! edhe per Firamt piramidale penecilia tha : jane te garantuara : mbase i zhveshi shqiptare dhe i lapa breke ! dhe vetem jetonjte ne Vilen ne Lazer ! perseri tha femijet e mi nuk jane te varfer ! por as te pasur... Njesoje si 007 ne kohen e Dikatures ! qe vrasjet nuk shenohen ne asnje dekument ! jepen vetem verbalisht urdhera vrite kete apo vrite ate ! penecilina i ka duarte pastra ! por Drejtesia USA dhe Evropa i tha ... te duruam shume , tani jepe dhogari qe ne pleqeri te ngordhesh ne burg si mijte... Falenderojme USA dhe Evropen.....e kushedi se sa te tjeter bishta do ta hajne ku kane lene gjurme ne krime ! apo vjedhje...

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Studenti 1

                            Se çfar I ka thènè Zenel Neza non gratès, mund tè pyesni Ylli Rakipin, i cili ka qen aty pranë, kur Sali karma e mori nè pyetje tè plagosurin Neza.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje