Spartak Ngjela: Do shkatërrojmë Shqipërinë ne për pronat e Berishës? Nëse i ka të ligjshme t’ia provojë SPAK-ut

12 Shtator 2024, 10:23Politika TEMA
Spartak Ngjela: Do shkatërrojmë Shqipërinë ne për

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në ‘Shqipëria Live’ komentoi paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, ku iu komunikua akuzën zyrtare për çështjen që ishte nën hetim dhe u mor nën hetim.

Ngjela hodhi poshtë akuzat se SPAK drejtohet nga qeveria apo nga Rama, pasi SHBA e ka pranuar që e financon, ndërsa theksoi se Berisha duhet të provojë me fakte nëse i ka të ligjshme pronat.

“SPAK-un nuk e drejtojmë ne, e drejton SHBA, e ka thënë Blinken. Çfarë duan më? Ne do shkatërrojmë Shqipërinë për pronat e Saliut… Ju lutem, nëse i ka të ligjshme t’ia provojë SPAK-ut.

Prandaj ka vonesa, sepse dosjet e SPAK i marrin ekspertët e huaj. Duhet t’i heqim Shqipërise barrën e Shqipërisë dhe këtë e kanë marrë përsipër të huajt”, tha avokati.

 

1 Komente

  1. k
    k

    Si shpjegohet se gjithë fshatarët injorantë degjenerata erdhën në Tiranë dhe u pasuruan, kurse qytetarët e Tiranës JO. Shpjegimi qëndron tek vjedhja , droga dhe pastrimi i parave të pista. Mos kerkon nuanca të rafinuara juridike apo analiza idiote sociologjike.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje