
Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se Gjykata e Apelit nuk ka asnjë shans të marrë një vendim kundër partisë së tij për çështjen e vulës. Duke folur në Nevvs 2, Basha theksoi se “Për fat të keq po shohim histeri jashtë çdo etike politike dhe komunikimi që në fakt nga njëra anë tregon nervozizëm dhe nga ana tjetër një përpjekje të dobët për t’iu imponuar gjykatës. Gjykata do të vendos, ndërsa thirrja jonë është që pala tjetër të pranojë vendimin e gjykatës. Ndërsa nga ana tjetër ne kemi besim 100% që asgjë nuk do të ndryshojë në realitetin ligjor. Realiteti politik ështtë diçka tjetër. Realiteti politik është, nuk mund të sugjestionosh publikun me akrobacira. Ishim këtu, shkojmë aty, vijmë, shkojmë. Publiku nuk matet, forca mbështetëse nuk matet me akrobacira të tilla. Publiku në mënyrë pothuajse unanime mbështet listat e hapura, vettingun për politikanët, votën e diasporës, këtu gjendet dhe hapësira për bashkëpunim dhe për bashkim.
Ka qenë shumë e vështirë, jo vetëm për mua, pro edhe për demokratët. Kemi nxjerrë shumë mësime. Politika e ka të nevojshme rinovimin. Listat e hapura u shërbejnë dy qëllimeve, sepse u lejojnë qytetarëve të çojnë në Parlament atë që duan, jo atë që zgjidhet nga kryetari. Kjo nxit konkurrencën e brendshme. Në kushtet e demokracisë shqiptare kjo duket pak utopike, por ne kërkojmë të rivendosim fijet e këputura mes përfaqësuesve dhe zgjedhësve.
Më pas ai shtoi se “Kemi një PD dhe një pjesë që iu mbivendos interesave të demokratëve për një axhendë personale. Dalja nga kjo situatë ndodh duke bashkuar forcat rreth interesit publik dhe atij të demokratëve. Nuk bëhet fjalë për bashkime mekanike. Bashkimi i PD bëhet përmes parimeve, reforma zgjedhore, qëndrimi ndaj drejtësisë dhe partneriteti me Perëndimin. Këtu jemi të hapur. Duhet të mendojmë çfarë është e mirë për PD dhe shqiptarët, jo interesat personale. Në thelb, ajo që na ndan dhe ajo që mund të na bashkojë në fund është çfarë është e mirë për shqiptarët është e mirë për PD, për shqiptarët ka nevojë për rotacion dhe PD duhet të hedhë hapat drejt rotacionit”, tha ai.
Po aty rri more budalla se do e gjesh te verteten. Je nje kufome politike,nje i shtrydhur dhe i perdorur deri ne neveri, per nje ceshtje qe doli blof.
Askujt s’po i kercet se kujt do I mbetet kjo vule turpi. Shqiptaret nuk harrojne se te dyja pjeset ve qe pretendojne vulen, jane pjese te krimit e tragjedise shqiptare qe ndodhet nen gjykim te organerei tona dhe atyre nderkombetare. Turpi ju mbi lufte ju plehra !
ESHTE KAKA E QELBUR E SALEHKARAXHICIT