“Berisha do të dënohet dhe del nga politika”, Spartak Ngjela: Duhet bashkimi i të djathtës

30 Mars 2024, 10:02Politika TEMA
“Berisha do të dënohet dhe del nga politika”, Spartak

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se Sali Berisha do të dënohet dhe më pas do të dalë nga politika, kështu PD-ja do të bashkohet.


Ai tha se e djathta duhet të rigrupohet në një kongres, ndryshe nuk do të mundë të rivalizojnë PS-në.

Ndër të tjera, avokati deklaroi se sipas ekspertëve të huaj, me të cilët ka biseduar, në zgjedhje opozita del me 17-18% të votave.

“E djathta duhet të rigrupohet. Nuk ka ombrellë, është kongres. PD-ja duhet të bëjë kongresin e ribashkimit dhe të nxjerrë ekipin e vet. Me njerëz të iluminuar, por edhe shqiptarë nga diaspora me pozicione, atëhere edhe e merr pushtetin, por kështu lodhet kot.

E djathta ka nevojë për ide. Nuk ka nevojë për lehje, ide. Idetë e çorientojnë opinionin publik sepse shumica e këtyre është kompakte. Unë e di se çfarë kam hequr për t’i mundur ata.

Shoqëria është e majtë, për arsye që dihen. Ne duhet që në këto momente, politikanët që janë në parlament dhe duan ndryshimin e gjendjes, duhet patjetër që të bëjnë këtë gjë, të bëjnë bashkimin.

Bashkimi i të djathtës në një kongres. Ai e sjell gjendjen në një konkurrencë normale kundër socialistëve, se ata janë të pamposhtur. Kam biseduar me ekspertë të huaj, 17-18% del e djathta nga sondazhet.

Ata do ta bëjnë bashkimin sepse do të dënohet Berisha, e do të dalë nga politika. Por a do të kenë kohë? Unë jam avokat, nuk mund të jem për dënime, por e pashë akuzën. Është flagrancë. Do të dënohet, qoftë edhe me muaj. Ikën nga politika”, tha Ngjela i ftuar në “Brekaing”.

13 Komente

  1. K
    Kulmi

    Booo doli prape ky. Akuza per Doktorin “eshte FLAGRANCE” thote Avokoooti. Dhe Berisha do “DENOHET” qofte edhe “NJE MUAJ” . E pranon Avokoooti edhe vete qe gjithçka behet me urdher per ta larguar Berishen nga politika. Ky eshte karakteri i ketij felliqesire qe po doktori e shpalli AVOKAT asokohe. Merreni se KY JU MBRON nga padrejtesite.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dylber Rojtari

      Duhet te denohet Edi Rama si kryetari i droges ne Shqiperi pastaj Sali Berisha, S.Ngjeles i ka mbetur ora ne kohen e Enverit

      Përgjigjjuni
      1. f
        fcb

        Ky eshte i pjerdhur nga trute .

        Përgjigjjuni
        1. H
          Humoristi

          Lajm humoristik.Djali i nje partizani,kandidat i burise pilitike,u be deputet me votat e arkive te legalitetit!?Llulbrava kete quan risi ne politike!?!?

          Përgjigjjuni
          1. P
            Penaionisti

            Komunistet,te vetshpallur antikomuniste,nuk mund ta oerfaqesojnw te djathten.Na i vodhen, pronat,na ii degdisen femijet tanev ne emigracion,sipas porosive te shokut Ramiz.Nuk ndertohet kapitalzmi ne hajdute!

            Përgjigjjuni
            1. k
              koli

              Ky motorri i fjaleve ka filluar te genjeje rendome...

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cfurku

                Taku e djathta e ka nje ide edhe ate te gabuar.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kris

                  Po e tha Spartaku problemi eshte zgjidhur.Ka 32 vjet qe cdo aksham na jep lajme te mira e ben parashikime te bujeshme.Nuk eshte faji I tij qe Rama po vonohet tja rruaj Saliut

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Durrsak lale

                    Ngjele po si u bashkove me bashen ,ti nuk ke lon llaf pa thon per te ,u bone legen

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Suliot

                      O taku vllahu berisha eshte pishtar I democracies,pse kaq urejtje,Ben sikur I di te gjitha ,vetem irigjinen tende vllahe nuk e thua dot

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Real

                        Po kush te tha qe do denohet moj bo:: e, a po kjo eshte deshira jote mor K:: r me zile, se doni ta shendritni te djathten ti me gjumashin. Keni bere plane te madha ju maskarenje.

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          per te ardhur keq

                          Futja avokat, nxirr nga varri dhe Gazideden, ishin ministrin e jashtem, ish te brendshem dhe formoni celulen kriminale PD: Pordhe Dembelash.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sa turp

                            Berishës i rruani tajaret ju. Në qoftese flet per dẽnime që të bënë Ty në kohën e babait tẽnd atëhere edhe mund ta dënoni por kjo është turp pẽr Ty që e flet dhe pretendon se je avokat. Çfarë është kjo gjykatë që i pasaka marre vendimet akoma pa u ba gjygji apo i ka Rama më Ngjelën në xhep vendimet.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje