Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste më 11 shtator propozoi uljen e numrit të deputetëve në Kuvend në të paktën 101, nga 140 që janë aktualisht. Ideja është paraqitur si pjesë e një procesi të brendshëm për rishikimin e funksionimit të jetës parlamentare. Ndër të tjera në fjalën e tij ai u ndal edhe në reduktimin e kalimeve të deputetëve nga një komision në tjetrin për të ruajtur vijimësinë e punës.
Përpos efektit administrativ dhe politk, “Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar nisuar nga pagat e deputeteve dhe përfitimet e tjera për të kuptuar se sa ndryshim mund të ketë ky numër në aspektin ekonomik, pra buxhetor.
Sipas të dhënave të vitit 2024 shpenzimet mesatare mujore për përfitimet e deputetëve arrijnë në rreth 20 milionë lekë. Nga kjo shumë rreth 1.2 milionë lekë janë të destinuara për pjesëmarrjen në komisione. Ndërkohë, shpenzimet mesatare mujore totale për 140 deputetët në muaj arrin në rreth 30 milionë lekë. Këto janë bazat mbi të cilat mund të llogaritet kursimi i mundshëm në rast se numri i deputetëve ulet me 39.
Pra, nga mesatarisht 50 milionë lekë në muaj shpenzime për paga apo përfitime të tjera si telefoni, qiraja, komisionet apo dietat e udhëtimeve; me reduktimin e numrin mund të kursehen rreth 14 milionë lekë në muaj. E shprekur në euro kjo shifër vlerësohet në 144 mijë euro në muaj.
Shifrat tregojnë se kursimi është i dukshëm në nivelin e Kuvendit por nuk përbën një diferencë të madhe për buxhetin total të shtetit. Megjithatë vendimi për uljen e numrit të deputetëve nuk duhet parë vetëm si çështje ekonomike. Reduktimi i përfaqësuesve mund të sjellë pasoja për përfaqësimin rajonal dhe të partive të vogla ndërsa për çdo deputet mbetet një barrë më e madhe pune. Nga ana tjetër, nëse ndërmerret rregulli i ri për komisionet mund të forcojë vijimësinë e punës dhe ul po ashtu kostot.
Në përfundim ulja e numrit të deputetëve nga 140 në 101 do t’i kursente shtetit shqiptar rreth 168 milion lekë në vit ose 1.7 milionë euro, pa përfshirë kostot e tjera si stafi apo infrastruktura. Për komisionet kursimi është më modest. Përtej shifrave kjo nismë mbetet më shumë një çështje e balancës midis efikasitetit administrativ, nevojës për përfaqësim demokratik dhe po ashtu me ndikim të fortë financiar. (Xhorxhina Deda)
101 deputete jane shume duhet te jete me 80 deputete por asnje si veterineri Gjin gjoni plepisti I foltores dhe Xhele mziu me daulle ne dore.
4 vjete keta mutrat e kombit do grijne sallat per kete ceshtje dhe ne fund nuk do e aprovojne,sepse keta qe votojne per rrogat e tyre,nuk votojne kunder vetes tyre per uljen e numrit
Per nje vend te vogel si Shqipera duhet bje kuvend me 51 deputete, pir me njrwz te kulturuar jo druvare qe nuk dine te flasin dhe nje qeveri me 5 ise 6 ministre. Zvicra nje vend me siperfaqe 2 here mei te madhe se Shqiperia dhe ne popullsi 9 milion vanore ka nje qeveri me 7 ministra dheoarkament ne 81 deputete
Zvicra ka 200 deputete dhe 7 ministra ku njeri prej te shtateve luan rolin e kryeministrit dhe nderrohet cdo vit
Çimi çfarë note e ke pasur gjuhën shqipe or bir ?Besoj se gjuhën shqipe ta ka mësuar ndonjë mësues nga ata të universiteteve të sali malokut që ishin si dyqanet e sufllaqeve ????.
Më e rëndësishme se sa ana ekonomike, reduktimi i numrit të deputetëve në 101 do të sjellë me siguri dhe rritjen e cilësisë së tyre. Në bollëkun e sotëm, kryetarët e dy partive të mëdha kanë më shumë mundësi të peshkojnë edhe figura të padenja për deputetë, (shpesh dhe qesharakë si 'kërpërata', Jenisheri etj). por që të jenë servilë që sipas rastit, të jenë aty sa për të ngritur kartonin jeshil apo të kuq kur kryetarëve, qofshin në pozitë apo opozitë, t'ju duhen. Me 101 deputetë, duan s'duan, do ta kenë dorën më të shtrënguar. Gjithsesi nëse për këtë reduktim do ndryshuar Kushtetuta, kjo do duhet të pësojë dhe ndryshime të tjera, më të qenësishme ku më prioritarja do ishte zhbërja e ndryshineve që iu bënë asaj në prill 2008, me pazarin Berisha-Rama, që për plrfitimet e tyre personale i bënë në dëm të demokracisë, ku më kryesorja ka rezultuar rritja e pushtetit të tyre personal brenda partisë, që gati-gati, i kanë kthyer ato në pronë. Parlamenti i sotëm, por jo vetëm, ka patur atë cilësi dhe performacë që ka patur se me ato ndryshime, kryetarëve të partisë iu la dorë e lirë t'i kthenin deputetët nga roli i tyre kushtetues, në numra. Shpresojmë që ky realitet, edhe nën trysninë e standarteve europiane ku aspirojmë të bashkohemi, të përmbyset.
39 zagare me pak dhe qetesi me shume.
51 deputete mjaftushem per 2 miljon shqiptare qe kane ngelur ketu.Po deputeti te jete DEPUTET e jo te fleje gjume 4 vjet si keta qe kemi pare.
Shqiperia duhet kishte per momentin 61 deputete aq sa Bashki ka.
Duhet te kishte 0 zagare deputet. Mjafton te kishte drejtesine ne rregull.